Fillon shpërndarja e 6 mijë pakove ushqimore në prag të Ramazanit
Në prag të muajit të Ramazanit, Shoqata Humanitare "Bereqeti", në bashkëpunim me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë, ka nisur sot shpërndarjen e 6 mijë pakove ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë.
Së bashku me përfaqësuesin e vakëfeve të Turqisë, Ahmet Krakash, përfaqësuesit e Bereqetit kanë filluar shpërndarjen e këtyre pakove në Kaçanik dhe në Han të Elezit, ndërsa gjatë ditëve në vijim ato do të shpërndahen edhe në të gjitha qytetet e Kosovës.
Para muajit të Ramazanit 6.000 pako ushqimore do t'u shpërndahen familjeve përfitues anë e mban vendit.
Përmes këtij aksioni humanitar do të furnizohen edhe tri gjellëtore të Bereqetit të cilat përgatitin ushqim për qytetarët me kushte të rënduara ekonomike.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës