Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen e rregullt


Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari dr. Valon. ef. Myrta.
Në fillim të takimit u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar, ndërsa në vijim u shqyrtua Raporti i Ramazanit, në kontekst të përfundimit të muajit të bekuar dhe festës së Fitër Bajramit.
Gjatë diskutimeve, u vlerësua angazhimi i imamëve dhe kontributi institucional në organizimin dhe zhvillimin e jetës fetare gjatë kësaj periudhe.
Në kuadër të mbledhjes, anëtarët trajtuan edhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin dhe ushtrimin e përgjegjësive të Këshillit. Në përfundim, u morën vendime në përputhje me kompetencat ligjore, me qëllim avancimin e punës dhe realizimin e detyrave institucionale.



 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë madhështore e Festës së Bajramit në Prishtinë