Në ambientet e "Medresesë Alauddin" në Prishtinë u organizuan garat në Kuran, me pjesëmarrjen e paraleleve të ndara në Prizren dhe Gjilan, një aktivitet me rëndësi të veçantë edukative dhe shpirtërore për nxënësit.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat efendi Sahiti, i cili në fjalën e tij vlerësoi lart rëndësinë e mësimit të Kuranit dhe organizimin e këtyre garave, duke theksuar rolin e tyre në edukimin e brezave të rinj.
Drejtori i shkollës, prof. Ekrem Maqedonci, në fjalën e tij përshëndetëse, shprehu mirënjohje të veçantë për profesorët e lëndës së Kuranit për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm, si dhe falënderoi komisionin organizativ për angazhimin dhe organizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti. Njëkohësisht, ai vlerësoi përpjekjet dhe seriozitetin e nxënësve pjesëmarrës.
Garat u zhvilluan në tri kategori: përmendësh, lexim dhe texhvid, duke ofruar mundësi që nxënësit të dëshmojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e Kuranit. Garuesit u dalluan për përgatitjen serioze dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë procesit të garimit.
Pas një garimi mjaftë cilësor, dy komisionet (juritë) bënë vlerësimin dhe më pastaj u shpallën rezultat.
Sipas rezultateve të arritura, vendet fituese janë si vijon:
Klasat e 11-ta (djem):
Vendi i parë, klasa 11/8: Medin Morina, Almir Krasniqi, Ekrem Jahiu
Vendi i dytë, klasa 11/2: Eljesa Sefedini, Rentis Morina, Engjëll Stublla
Vendi i tretë, klasa 11/1: Jasir Cakolli, Abdulhakim Murat, Ensar Kelmendi
Klasat e 11-ta (vajza):
Vendi i parë, klasa 11/4: Enisa Llumnica, Erva Dërguti, Drita Zharku
Vendi i dytë, klasa e 11/9: Rumejsa Ajvazi, Merjeme Qazimi, Ensara Ismaili
Vendi i tretë, klasa e 11/3: Hilale Avdyli, Seuda Gjikolli,Lina Canolli
Ndërsa, nga klasat e 12/ta (djem):
Vendi i parë, klasa 12/2: Linor Bahtiri, Enes januzaj, Uvejs Beqiri,
Vendi i dytë, klasa 12/7: Enfal Dërmaku, Ahmed Maloku, Adi Mehmeti
Vendi i tretë, klasa 12/5: Sufjan Ruli, Ebrar Ademi, Eris Bytyqi
Klasat e 12-ta (vajza):
Vendi i parë, klasa 12/3:Darja Smajli, Elmedina Ganiu, Anisa Bajrami
Vendi i dytë, klasa 12/4: Suejla Veliu, Sara Muharremi, Ema Bajgora
Vendi i tretë, klasa12/8: Esma Dalipi, Rahime Rexhepi, Nejla Bytyqi
Në Përmbyllje të garës, nxënsëve iu ndanë certifikata dhe shpërblime modeste.
Drejtoria e shkollës uron fituesit dhe të gjithë garuesit, duke iu dëshiruar suksese të mëtutjeshme!