Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer obligimin e haxhit

 


231 besimtarë nga komuna e Prishtinës morën rrugën drejt Mekës, ndërsa Aeroporti "Adem Jashari" u mbush me emocione, lutje dhe përqafime mes besimtarëve dhe familjarëve të tyre. 
Për shumë besimtarë, kjo eshte hera e parë që po nisen për haxh, një udhëtim që, siç thanë, e kanë pritur prej vitesh. Mes emocionesh dhe lotësh gëzimi, ata u shprehën të lumtur që po u jepet mundësia ta vizitojnë Qabenë dhe ta kryejnë një nga obligimet më madhore të fesë islame.
Për t'i përcjellë besimtarët, në aeroport ishte i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili u uroi rrugë të mbarë, shëndet dhe haxh të pranuar, duke kërkuar që në lutjet e tyre t'i kujtojnë familjet dhe vendin.
Ndërkaq, nga Drejtoria e Haxhit dhe Umres, u bë e ditur se të gjitha përgatitjet dhe organizimi i udhëtimit kanë shkuar sipas planifikimeve dhe pa pengesa.
Këtë vit, nga Kosova do ta kryejnë obligimin e haxhit gjithsej 1576 besimtarë, të cilët do të udhëtojnë në grupe drejt vendeve të shenjta gjatë ditëve në vijim.



Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë bën thirrje për ndihmë në ndërtimin e xhamisë