Niset edhe grupi i gjashtë i besimtarëve nga Kosova drejt Mekës dhe Medinës për kryerjen e haxhit

 


Sot në orët e hershme të mëngjesit është nisur edhe grupi i gjashtë i besimtarëve drejt Mekës dhe Medinës për kryerjen e haxhit. 207 besimtarë nga Mitrovica, Vushtrria, Peja, Deçani, Istogu dhe nga diaspora jonë, u përcollën sot nga familjarë dhe të afërm të tjerë, të cilët u uruan udhëtim të mbarë dhe haxh të pranuar.
Në mbrëmjen e ditës së sotme pritet që të udhëtojë drejt Mekës edhe grupi i fundit nga Kosova.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë bën thirrje për ndihmë në ndërtimin e xhamisë