Lehtësimet e haxhit për gratë

 


Hyrje


Haxhi është një ndër shtyllat themelore të Islamit, me një dimension të thellë shpirtëror dhe etik, që kërkon për gatitje fizike, financiare dhe shpirtërore. Për gratë mys limane, ky adhurim merr një karakteristikë të veçantë, për shkak të natyrës së tyre, përgjegjësive sociale, si dhe rregullimeve ligjore që i përfshijnë. Sheriati islam ka para shikuar lehtësime të posaçme për gratë në lidhje me haxhin, të cilat bazohen në parimin e lehtësimit (tejsir), shmangies së vështirësive (ref'ul harexh), dhe mbrojtjes së nderit, dinjitetit dhe sigurisë së tyre.
Qëllimi i këtij studimi është të analizojë dispozitat që lidhen me haxhin për gratë sipas medhhebit hanefi në dritën e objektivave të sheriatit (mekasid esh sheria), të vëzhgojë lehtësimet e parashikuara nga juristët, si dhe të shqyrtojë aplikueshmërinë e tyre në realitetin bashkëkohor.
Ky studim përqendrohet te disa aspekte kryesore si: haxhi si një formë e xhihadit shpirtëror për gratë, roli i mahremit, ndikimi i menstruacioneve, gjendja shëndetësore, aspektet sociale, si dhe mënyrat e udhëtimit në realizimin e obligimit të haxhit.
Studimi synon të përgjigjet në pyetjen: cilat janë lehtësimet që Islami parashikon për gratë gjatë kryerjes së haxhit? Për këtë qëllim, përdoret një qasje cilësore dhe analitike, e mbë shtetur në analizën e burimeve islame si Kurani, Suneti dhe veprat klasike të fikhut hanefi.


Vështrim i përgjithshëm mbi haxhin


Në aspektin gjuhësor, fjala "haxh" nënkupton "udhëtim me qëllim vizite", ndërsa në terminologjinë juridike islame përkufizohet si: Udhëtimi drejt Shtëpisë së Shenjtë (Qabesë) për t'i kryer ritualet e veçanta në kohë të caktuar, sipas një mënyre të rregulluar nga Sheriati.(1)
Haxhi në Qabe është një nga ritet më madhore të Islamit dhe një nga pesë shtyllat themelore të fesë. Ai është detyrë individuale (farz ajn) për çdo mysliman dhe myslimane që përmbushë kushtet përkatëse - një herë në jetë - dhe pas kësaj është adhurim vullnetar (nafile). Obligueshmëria e këtij adhurimi buron nga ajeti kuranor: "Për hir të Allahut, vizita e Shtëpisë (Qabesë) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo." (El Maide, 97).


Haxhi është forma më e lehtësuar e xhihadit për gratë


Për gruan myslimane, haxhi nuk është vetëm një detyrë rituale, por një udhëtim shpirtëror i thellë, ku trupi, pasuria dhe zemra bashkohen në një akt sublim përkushtimi ndaj Allahut. Në një shoqëri ku gratë nuk mbajnë barrën e luftës fizike, Islami, me mëshirë dhe urtësi, u ka caktuar atyre një formë të veçantë përpjekjeje - një xhihad pa armë, që kërkon përkushtim dhe sakrificë - haxhin.
Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se pyeti të Dërguarin a.s.: "O i Dërguar i Allahut, a kanë gratë detyrë për xhihad?" Ai u përgjigj: "Po, ato kanë një xhihad ku nuk ka luftë: haxhi dhe umreja."(2) Ndërsa në një transmetim tjetër nga Buhariu, Aisheja tregon: "Ne e konsiderojmë xhihadin si veprën më të madhe. A të mos bëjmë edhe ne xhihad?" I Dërguari a.s. tha: "Xhihadi më i mirë është një haxh i pranuar."(3)
Ky pohim profetik e vendos haxhin në qendër të përkushtimit të gruas ndaj Zotit, duke e trajtuar atë si një formë të ndritshme të sakrificës, durimit dhe adhurimit. Është një përvojë që kërkon përgatitje fizike, përballje me sfida biologjike, menaxhim të kushteve sociale dhe ligjore, por e gjitha në një atmosferë devocioni.


Lehtësimi në obligimin e haxhit për gratë


E drejta islame është e ndërtuar mbi parime thelbësore që synojnë t'u mundësojnë besimtarëve të praktikojnë fenë e tyre pa vështirësi të panevojshme. Një prej këtyre parimeve është pikërisht lehtësimi (tejsir), i cili përbën jo vetëm një normë juridike, por edhe një qasje gjithëpërfshirëse në legjislacionin islam. Kjo qasje reflekton mëshirën dhe urtësinë hyjnore, duke e përshkruar fenë si të mesme, të drejtë dhe të realizueshme për çdo individ, sipas mundësive dhe kapaciteteve reale të tij. Në këtë kuadër, Kurani thotë me qartësi: "Allahu nuk e ngarkon asnjë shpirt përtej mundësisë së tij." (El Bekare, 286).
Obligimi i haxhit është i përcaktuar qartë për çdo mysliman dhe myslimane që plotëson kushtet themelore: të jetë mysliman, mendërisht i shëndoshë, i rritur, të ketë aftësi financiare dhe fizike, si dhe siguri gjatë rrugëtimit.(4) Këto kushte vlejnë për të dy gjinitë, por për gratë, Sheriati ka shtuar një kusht specifik që lidhet me praninë e një mahremi - mashkull i afërt, me të cilin martesa është e ndaluar përgjithmonë.
Sipas shumicës së dijetarëve, nuk lejohet që gruaja të udhëtojë për haxh përveçse me një mahrem ose me gra të besueshme, ndërsa hanefitë e kushtëzuan mahremin dhe e kon si deruan atë si një nga kushtet për obligueshmërinë e haxhit.(5)
Sipas këtij qëndrimi, nëse një grua nuk ka mahrem për ta shoqëruar në udhëtim, atëherë haxhi nuk është i obligueshëm për të, edhe nëse ajo i plotëson kushtet e tjera si gjendja financiare dhe fizike. Ky kusht synon të mbrojë sigurinë, nderin dhe dinjitetin e gruas, veçanërisht gjatë një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë, i cili shpesh përfshin sfida fizike, kontakte me njerëz të panjohur dhe situata publike të ndryshme.
Sot, me zhvillimet e mëdha në transport, sigurinë dhe organizimin e haxhit, shumë dijetarë bashkëkohorë kanë theksuar se qëllimi i Sheriatit nuk është vetë mahremi si figurë, por garantimi i sigurisë dhe mbrojtjes së gruas gjatë rrugëtimit, nëse këto kushte realizohen përmes bashkësisë fetare përkatëse dhe shoqërimit me gra të tjera fisnike sikurse vetë ajo. Ky interpretim përforcon faktin se lehtësimi është norma, jo përjashtimi.


Lehtësimi në përgatitjen shëndetësore


Para se të niset për haxh, gruaja rekomandohet që të konsultohet me mjekun për të vlerësuar gjendjen e saj të përgjithshme shëndetësore dhe për të marrë udhëzimet e nevojshme në lidhje me mbrojtjen e shëndetit gjatë udhëtimit. Një vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet ruajtjes së higjienës per sonale dhe menaxhimit të ciklit menstrual, përfshirë këtu përdorimin e barnave të lejuara në Islam, vetëm me këshillimin dhe miratimin e mjekut specialist.
Stërvitja shpirtërore, fuqizimi i durimit dhe ndjenja e përkushtimit janë elemente kyçe për ta përjetuar këtë udhëtim me qetësi dhe përkushtim.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh)(6), në bashkëpunim me Ministrinë Saudite të Shëndetësisë(7), ka publikuar udhëzime të veçanta për haxhilerët, duke përfshirë aspektet e higjienës, vaksinimeve dhe kujdesit për gratë në gjendje të veçanta shëndetësore. Po ashtu, shumë dijetarë islamë e konsiderojnë të lejuar përdorimin e barnave për të shtyrë menstruacionet gjatë haxhit, me kushtin që ato të mos shkaktojnë dëm për shëndetin e gruas dhe të jenë të miratuara nga specialistët, gjë që përputhet me parimin e lehtësimit në Sheriat.


Lehtësimi në veshjen e ihramit


Mikat është kufiri hapësinor përreth Mekës ku çdo person që ka për qëllim të kryejë haxhin ose umren duhet të hyjë në gjendjen e ihramit. Ky është një kufizim i qartë fetar që ndan gjendjen e zakonshme nga ajo rituale. Për gratë, sikurse për burrat, është e detyrueshme që të hyjnë në ihram para se të kalojnë mikatin, nëse vijnë nga jashtë këtyre kufijve. Në rastet e udhëtimit me aeroplan, praktika më e përhapur është që ihrami të fillojë pak para se aeroplani të kalojë mbi mikatin ose në vendin e nisjes, duke marrë parasysh që distanca ajrore mund të mos përputhet saktësisht me mikatin tokësor.
Sidoqoftë, Sheriati, në përputhje me parimin e lehtësimit, ofron rregulla të veçanta për gratë në çështjen e veshjes gjatë ihramit. Ndërsa burrave u ndalohet kategorikisht veshja e rrobave të qepura (të formësuara për trupin), grave u lejohet të veshin çdo lloj veshjeje që është e pastër dhe e përshtatshme që përmbush kriteret islame të mbulimit të trupit. Ky lehtësim i veçantë tregon qartë se Islami e ka marrë në konsideratë diversitetin e natyrshëm gjinor dhe ka paraparë dispozita të përshtatshme për secilin.
Megjithatë, grave u ndalohet të përdorin rroba specifike që mbulojnë fytyrën dhe duart gjatë qëndrimit në ihram, si nikabi dhe dorëzat. Kjo dispozitë rituale është mbështetur në hadithin e transmetuar nga Pejgamberi a.s., ku ai ka thënë: "Gruaja që është në ihram nuk duhet të mbulojë fytyrën me nikab dhe as të veshë doreza."(8)
Në këtë mënyrë, dispozitat për veshjen e ihramit për gratë nuk janë kufizuese apo penguese, por përkundrazi, janë të ndërtuara mbi parimin e lehtësimit dhe përshtatjes me rre thanat dhe natyrën e veçantë të gruas. Ato ruajnë balancën midis kërkesave rituale dhe respektit për dinjitetin, duke e bërë përvojën e haxhit më të qasshme dhe më të përjetueshme për gratë.


Lehtësimi në shqiptimin e telbijes


Para se të fillojë kryerja e riteve të haxhit apo umres, gruaja hyn në gjendjen e ihramit duke formuluar nijetin - qëllimin e adhurimit - me vetëdije të qartë në zemër, siç është kërkuar nga parimet themelore të fikhut. Menjëherë pas nijetit, ajo shqipton telbijen ose dhikër të ngjashëm me të, e cila përbën jo vetëm një akt shpirtëror të thellë përmes të cilit i përgjigjet thirrjes së Allahut për haxh, por edhe një komponent juridik të domosdoshëm për vlefshmërinë e ihramit. Sipas shumë dijetarëve, veçanërisht në medhhebin hanefi, nijeti i brend shëm nuk mjafton për të hyrë në ihram; shqiptimi i telbijes është kusht për t'i dhënë efekt këtij akti.(9)
Teksti i telbijes, sipas traditës profetike është si vijon: "Të përgjigjem Ty, o Allah, të përgjigjem! Të përgjigjem, nuk ke shok; të përgjigjem! Pa dyshim, lavdia, begatia dhe sundimi janë për Ty. Nuk ke shok."(10)
Në këtë rast, gratë shqiptojnë telbijën me zë të ulët


Lehtësimi gjatë tavafit


Momenti i pamjes së Qabesë, simbolit të unitetit të ymetit dhe përulësisë para Krijuesit, është ndër përjetimet më të thella të rrugëtimit për haxh. Për gruan myslimane, ky çast nuk përfaqëson vetëm një ndalesë fizike, por një hyrje në hapësirën e shenjtërisë. Ky është çasti kur udhëtimi bëhet takim dhe përpjekja kthehet në qetësi të shpirtit, në vendin ku lutjet ngrihen më pranë dhe më shpejt pranohen.
Gratë që kryejnë haxhin temettu - forma më e përhapur sot - fillimisht e realizojnë umren, e cila përfshin: hyrjen në ihram; kryerjen e tavafit, ecjen rituale (sajin) ndër mjet Safasë dhe Mervas; dhe më pas daljen nga ihrami përkohësisht deri më 8 dhulhixhe, kur ato hyjnë sërish në ihram për të për mbushur pjesën e mbetur të haxhit.
Tavafi, një nga shtyllat kryesore të haxhit, përbëhet nga rrotullimi shtatë herë rreth Qabesë, duke filluar nga Haxherul-Esved (Gu ri i Zi) dhe duke e mbajtur atë në anën e majtë. Ky rrotullim bëhet në drejtim të kundërt me akrepat e orës, simbolizues i unitetit të krijesave rreth qendrës së adhurimit.
Për gratë, shfaqen një sërë lehtësimesh të rëndësishme gjatë tavafit: Nuk u kërkohet ecje e shpejtë (remel) në tri rrotullimet e para; lutjet dhe përmendja (dhikret) shqiptohen me zë të ulët; shmangin përzierjen me turma të dendura sa herë që është e mundur edhe nëse kështu nuk arrihet prekja e Gurit të Zi.
Sipas medhhebit hanefi, gruaja që është në gjendje hajzi (me menstruacione) ose nifasi (lehoni) nuk lejohet të kryejë tavafin, por duhet shtyrë patjetër deri pas pastrimit, sepse kjo vepër konsiderohet në nivelin e namazit dhe kërkon pastrim.
Megjithatë, nëse gruaja ndodhet ende në gjendje të papastër (me hajz apo nifas) dhe i afrohet momenti i largimit nga Meka pa mundësi për të qëndruar më gjatë, disa dije tarë e kanë lejuar tavafin në këtë gjendje si një lehtësim, për të shmangur vështirësinë e madhe dhe dëmin që mund të shkaktojë mungesa e riteve. Kjo bazë ligjore e lehtësimit mbështetet në parimin e shmangies së vështirësisë dhe nevojës së ngutshme (darūra), dhe e detyron atë të japë fidje (kompensim ritual) në formën e therjes së një kurbani, që shpërndahet për të varfrit.
Ky lehtësim flet qartë për përkujdesjen e ligjit islam ndaj grave, duke ruajtur ekuilibrin ndërmjet respektimit të riteve dhe ruajtjes së mirëqenies së tyre. Ai reflekton një qasje që nuk është e ngurtë, por e drejtë, praktike dhe mëshirëplotë.


Lehtësimi në sajin ndërmjet Safasë dhe Mervas


Ky rit është një nga përjetimet më të gjalla shpirtërore gjatë haxhit, sepse rrjedhë nga përvoja e një gruaje - Haxheres (paqja qoftë mbi të) - që u bë simbol i besimit dhe mbështetjes te Zoti.
Për gruan myslimane, saji nuk është vetëm një ecje fizike, por një nderim dhe përtëritje e gjurmës së një gruaje që u bë simbol i historisë islame, duke vrapuar ndërmjet dy kodrave në kërkim të ujit për birin e saj.
Në aspektin praktik, saji rekomandohet të kryhet menjëherë pas tavafit, si vazhdim i natyrshëm i riteve. Por nëse gruaja nuk ka kryer ende tavafin pasi ka qenë në gjendje hajzi (menstruacione), atëherë ajo duhet të presë derisa të pastrohet dhe më pas të vazhdojë me tavafin dhe sajin, nëse rrethanat ko hore e lejojnë.
Megjithatë, ndryshe nga tavafi, për sajin nuk kërkohet pastrim i madh ritual (ṭaharet). Kjo do të thotë se, nëse gruaja ka kryer më parë tavafin në gjendje të pastër, dhe më pas i kanë filluar menstruacionet, lejohet të vazhdojë me sajin, pasi pastërtia nuk është kusht për vlefshmërinë e këtij riti. Ky është një nga lehtësimet e rëndësishme të haxhit për gratë, që u mundëson atyre ta përmbushin adhurimin e tyre pa vështirësi të panevojshme.
Gjatë ecjes ndërmjet Safasë dhe Mervas, gratë nuk bëjnë vrapin e shpejtë (harvele) në pjesën e gjelbër që ndodhet ndërmjet dy shenjave.


Lehtësimi në prerjen e flokëve


Pas përfundimit të sajit, pelegrinët për gatiten për daljen nga gjendja e ihramit përmes një veprimi simbolik - prerjes së flokëve. Në këtë rrafsh, Islami ka parashikuar një lehtësim të qartë për gratë, në mënyrën se si ato e kryejnë këtë veprim. Në vend që të rruajnë të gjithë kokën si burrat - një praktikë që për ta është sunet - gratë vetëm i shkurtojnë flokët, duke prerë një pjesë të vogël të tyre, zakonisht sa një majë gishti nga çdo tufë flokësh. Ky veprim i thjeshtë është i mjaftueshëm për të dalë nga ihrami.
Ky rregull është i bazuar në hadithin autentik të Profetit Muhamed a.s., i cili ka thënë: "Gratë nuk e kanë detyrë rruajtjen e flokëve; për to mjafton vetëm shkurtimi i tyre."(11)
Ky lehtësim është një shembull i qartë i parimit të përshtatshmërisë në adhurim, duke marrë parasysh dinjitetin estetik dhe shëndetin e gruas, duke shmangur praktika që mund të konsiderohen të tepërta apo të papërshtatshme për to, siç është rruajtja totale e kokës.


Lehtësimi në gjuajtjen e guralecëve në Mina


Gjuajtja guralecëve në Xhemerat, gjatë ditëve të Teshrikut (10-13 dhulhixhe), është ndër ritet madhore të haxhit dhe përkujton kundërshtimin e shejtanit nga ana e Ibrahimit a.s.. Kjo praktikë përbëhet nga gjuajtja me shtatë guralecë në secilën nga tri shtyllat simbolike (Xhemre), në vendin e caktuar në Mina.
Nga dita e dhjetë deri në ditën e trembëdhjetë, gruaja duhet të përpiqet të kryejë vetë hedhjen e guralecëve, por në kuadër të parimit të lehtësimit, lejohet që të delegojë dikë tjetër nëse ka frikë nga turma, është e dobët fizikisht, është shtatzënë, ka fëmijë të vegjël, apo ndodhet në një gjendje shëndetësore që e bën të rrezikshme kryerjen personale të këtij riti.
Delegimi i hedhjes së guralecëve nuk e cenon vlefshmërinë e haxhit të gruas, përkundrazi, ai çmohet si kujdes i duhur në rrethana specifike.


Përfundim


Ky studim ka zbuluar me qartësi se Islami, në dritën e mëshirës dhe urtësisë hyjnore, ka vendosur një sërë lehtësimesh të posaçme për gratë gjatë kryerjes së haxhit. Këto dispozita janë të ndërtuara mbi njohjen e natyrës së tyre dhe sfidave të veçanta që ato përballojnë. Ato pasqyrojnë jo vetëm fleksibilitetin e jurisprudencës islame, por edhe thelbin e saj të drejtë dhe gjithëpërfshirës.
Roli i mahremit, trajtimi i menstruacioneve, rregullat mbi veshjen gjatë ihramit, shqiptimi i telbijes dhe kujdesi shëndetësor janë elemente që dëshmojnë se lehtësimi në Islam është një formë e kujdesit. Në këtë kontekst, haxhi për gratë shfaqet si një formë e veçantë xhihadi - një përpjekje e thellë shpirtërore.
Në realitetin bashkëkohor, ku kushtet teknologjike, organizative dhe sociale janë përmirësuar ndjeshëm, është thelbësore që këto lehtësime të aplikohen me mirëkuptim, fleksibilitet dhe vetëdije, për të garantuar që çdo grua mys limane të mund të përmbushë këtë detyrë madhore me besim, siguri dhe qetësi shpirtërore.
Kjo qasje e përqendruar te njeriu dhe mirëqenia e tij, sido mos e grave, është dëshmi e fuqishme e humanizmit që Islami sjell në jetën fetare dhe shoqërore të besimtarëve. Islami, duke ruajtur esencën e adhurimit, njeh dallimet dhe vështirësitë reale që hasin gratë, dhe për këtë arsye i adreson ato me butësi dhe kujdes. Ky përqafim i natyrës njerëzore brenda kornizës së ligjit hyjnor dëshmon se Islami është fe që u drejtohet zemrave, duke i afruar njerëzit me Zotin përmes lehtësimit dhe jo vështirësisë.
Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: "Allahu dëshiron t'jua lehtësojë (çështjen), e nuk dëshiron t'jua vështirësojë..." (El Bekare, 185).


____________________________________________________________
1. Merginani, Ali bin Ebi Bekr, El Hidejeh fi Sherhi Bidajeti-l Mubtedi, red. Talal Jusuf, Beirut: Daru Ihja Et Turath el Arabi, 1993, 2/123.
2. Ibën Maxhe, Muhamed bin Jezid el Kazvini, Suneni i Ibni Maxhes, përgatiti Shuajb Arnauti me të tjerë, Bejrut: Dar Err-Risale el Alemije, 2009, 4/146 nr. 2901.
3. Buhariu, Muhamed bin Ismail, Sahihu i Buhariut, red. dr. Mustafa Dib el Buga, Damask: Dar Ibën Kethir dhe Dar El Jeamame, bot. 5, 1993, 2/8, nr. 1520.
4. Kasani, Ebu Bekër bin Mesud, Bedaius sana'i fi tertibish sherai', bot. 1, Egjipt: Matbeatush sheriketil metbuatil ilmije, 1327-1328, 2/119.
5. Ibën Abidin, Muhamed Emin, Redd el Muhtar ala ed Durr el Mukhtar Sherh Tenvir el Ebsar, bot. 2. Kajro: Sheriketu Mektebetu ve Matbeatu Mustafa el Bab el Halebi ue Ebnauhu, 1966, 2/446.
6. Shih, Këshilla dhe udhëzime të përgjithshme shëndetësore për pelegrinët: https://www.emro.who.int/media/news/general-health-advice-and guidelines-for-pilgrims.html. https://www.emro.who.int/cpi/programmes/umrah-hajj-safety. html#health-messages.
7. Shih Ministry of Health - Saudi Arabia, Health Guidelines for Hajj Pilgrims: https://www.moh.gov.sa/HealthAwareness/Pilgrims_Health/ Documents/English.pdf
8. Buhariu, Ṣaḥiḥu i Buhariut, 2/653, nr. 1741.
9. Merginani, El Hidejeh fi Sherhi Bidajeti-l-Mubtedi, 1/135; Ibën Abidini, Redd el Muhtar ala ed Durr el Mukhtar Sherḥ Tenvir el Ebsar, 2/479.
10. Buhariu, Ṣaḥiḥu i Buhariut, 2/561, nr. 1474; Muslimi, Sahihu i Muslimit, 2/841, nr. 1184.
11. Ebu Davudi, Sulejman bin Esh'ath, Suneni i Ebu Davudit, red. Shuajb Arnauti me të tjerë, bot. 1, Damask: Darur-Resale el Alemije, 2009, 3/341, nr. 1984-1985.


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë bën thirrje për ndihmë në ndërtimin e xhamisë