Kurban Bajrami të mërkurën, më 27 maj 2026

 


(Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 05:40)


Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të mërkurën më 27 maj 2026.
Të gjitha xhamitë funksionale në territorin e Komunës së Gjakovës do të jenë të hapura për faljen e namazit të sabahut dhe të Kurban Bajramit.
Namazi i sabahut falet në ora 04:25, ndërsa namazi i Kurban Bajramit falet në ora 05:40.


Me rastin e kësaj feste, ditën e parë, të mërkurën më 27 maj 2026, Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës, sipas traditës, organizon pritje urimi në ambientet e veta nga ora 09:00 deri në ora 11:00.


Lusim Allahun e Madhëruar që të pranojë haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona, të forcojë besimin tonë, të sjellë paqe, mirësi, solidaritet e begati në familjet tona dhe në shoqërinë tonë.
Me fat Festa e Kurban Bajramit!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë bën thirrje për ndihmë në ndërtimin e xhamisë