KBIGJ priti përfaqësues të institucioneve lokale dhe politike me rastin e urimeve për Kurban Bajram

 


Kryetari i KBI-së në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti personalitetet institucionale dhe politike që vizituan KBI-në me rastin e Kurban Bajramit, duke i falënderuar për urimet dhe respektin e treguar.
Në këtë pritje morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike lokale e qendrore, ndër ta: Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, z. Flamur Fetahaj me bashkëpunëtorë; Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, znj. Arbërie Nagavci; Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Ardian Gola dhe Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, z. Agon Batusha me bashkëpunëtorë; Kryetari i degës së PDK-së, z. Hajdar Beqa me bashkëpunëtorë; Kryetari i degës së LDK-së, z. Shefqet Shehu me bashkëpunëtorë; Nënkryetari i Alternativës, z. Skender Thaçi me bashkëpunëtorë; Kryetari i degës së PD-së, z. Bahri Bokshi me bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë e shoqërorë.
Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e ruajtjes së frymës së bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe solidaritetit me nevojtarët, si vlera që Kurban Bajrami i rikthen fuqishëm në ndërgjegjen tonë kolektive. U theksua se kjo festë mbetet një moment reflektimi dhe afrimi, që lartëson sakrificën, besimin dhe lidhjen e njeriut me Zotin dhe me njëri-tjetrin.








Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët