Një burrë vdiq ndërsa pinte alkool, dhe një grua i dha fund jetës së saj kur zbuloi se ishte shtatzënë nga një marrëdhënie e paligjshme…
Funeralet e tyre u mbajtën në të njëjtën xhami, dhe disa njerëz e pyetën Imam Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë): Cili prej tyre është në Xhenet dhe cili është në Xhehenem- Ferr?
Ai mund të ishte përgjigjur me tekste paralajmëruese nga Kurani dhe Suneti; pirja e alkoolit është një mëkat i rëndë, dhe marrja e një jete është një mëkat për të cilin Zoti ka premtuar ndëshkim.
Megjithatë, Ebu Hanife e kuptoi se nuk ishte në gjendje të gjykonte fatet e njerëzve, as nuk i zotëronte çelësat e Xhenetit apo Ferrit, dhe nuk e emëroi veten si gjykatës të qëllimeve të njerzëve (nijeteve) dhe rezultateve përfundimtare.
Pastaj ai shqiptoi fjalët e tij elokuente:
"Unë them për ta atë që tha Ibrahimi, paqja qoftë mbi të: "Kushdo që më ndjek mua është prej meje; dhe kushdo që nuk më bindet mua, me të vërtetë Ti je Falës dhe Mëshirëplotë."
(Ibrahim: 36)
Dhe unë them për ta atë që tha Isai, paqja qoftë mbi të: "Nëse i ndëshkon, ata janë robërit e Tu; dhe nëse i fal, me të vërtetë Ti je i Lartësuari në Fuqi, i Urti."(Maide: 118).
Dhe unë them për ta atë që tha Nuhu, paqja qoftë mbi të: "Llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, nëse e kuptoni."(Shuara: 113).
Kështu, Imami ia ktheu çështjen Zotit, duke mbetur brenda kufijve të robërisë së tij ndaj Tij. Ai as nuk guxoi të përcaktonte fatin e tyre, as nuk e mbylli derën e mëshirës, as nuk pretendoi shejtmëri mbi krijimin.
Vuajtja më e madhe që vuajnë disa njerëz është të supozojnë të gjykojnë të tjerët, duke shpërndarë çelsat e Xhenetit dhe Ferrit sipas tekave të tyre dhe duke e emëruar veten roje të mëshirës dhe drejtësisë së Zotit.
Kjo rrugë është shumë larg shpirtit të Islamit dhe afër injorancës, edhe nëse është e maskuar me petkun e devotshmërisë.
Kritikoni çfarëdo veprimesh dhe idesh që dëshironi, por mos e futni veten në fatet e njerëzve. Kjo varet vetëm nga Zoti, Pronari i Xhenetit dhe i Xhehenemit. Ai bën çfarë të dëshirojë me mençuri dhe drejtësi, dhe ne jemi robë që qëndrojmë brenda kufijve tanë dhe nuk i tejkalojmë ato.
Musa Vila