Kameleonët kulturorë

Kryerja e namazit në shtëpi ose në xhami, dhe pastaj ikja fshehtas nëpër ahengje apo klube nate. Mbajtja e hixhabit në mesin familjar, dhe pastaj kthimi në një modele në shkollë. Një njeri, dy botëra dhe një luftë e dëshpëruar për të manovruar me të dyja. Ky është realiteti në të cilin po jetojnë shumë të rinj musliman në perëndim.

Ne mund t’i quajmë ato “Kameleon kulturorë” ose ti përshkruajmë si njerëz me “personalitet të ndarë”. Pavarsisht emërimit të tyre gjendja është e njëjtë... dhe shpesh me pasoja tragjike. Ne nuk po i referohemi në këtë rast vetëm vdekjes si shkatërrim i vëllezërve dhe motrave,për më tepër ne po i referohemi shumë shembujve trishtues të adoleshentëve që ikin nga shtëpitë,që drogohen, dhe për më tepër–si më e keqja që paraqitet është largimi total nga Islami, duke e refuzuar atë plotësisht.

Ne nuk po e teprojmë. Ky është një realitet,dhe ata që e mohojnë ose nuk dëshirojnë të shohin ose janë tepër naiv. Është koha që ne ti qasemi situatës seriozisht. Së pari duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi dhe të mësojmë se çfarë po e shkakton këtë situatë. Hapi tjetër është të dimë se çfarë të bëjmë kur të përballemi direkt me të. Dhe përfundimisht ne duhet të dimë se si të këpusim problemin pikërisht kur ai sapo ka filluar–siç thuhet më mirë të parandalosh se sa të shërosh.


Shkaqet:

Edhe pse situatat dallojnë nga njëra tjetra,ekziston një listë e përgjithshme e asaj që mund t’i shkaktojë ankthin më të keq cilitdo prind musliman.

Mungesa e kuptimit personal/ bindje islamike:
Si shumica e gjërave, edhe kjo fillon në shtëpinë tuaj. Nëse ju nuk i rritni fëmijët si musliman duke u ofruar kuptimin e plotë të asaj se çka do të thotë musliman, atëherë ju nuk mund të prisni që ata të jenë të lumtur duke ndjekur rregulla strikte gjatë tërë kohës. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet dallimi midis Islamit dhe kulturës. Nëse nuk falesh pesë herë në ditë, ose nuk u jep fëmijëve vullnet për t’u falur, mirëpo çmendesh kur një femër e familjes tënde del jashtë shtëpisë pa shami mbi kokë, atëherë ti me të vërtetë ke nevojë për përforcim të prioriteteve tua.

Standarde të dyfishta:
Duke iu referuar pikës së parë, këtu po flasim për dukurinë kur prindërit krijojnë për veten dhe fëmijët e tyre standarde të dyfishta: në publik ata mundohen të integrojnë vetveten në shoqërinë perëndimore, të arrijnë ëndrrën perëndimore për shtëpi të mëdha, vetura luksoze, mirëpo në shtëpi ata janë të fiksuar me çrrënjosjen e praktikës kulturore që po ndjekin fëmijët e tyre e cila nuk është islame. Nuk duhet habitur pastaj kur edhe vet fëmijët ndjekin hapat e prindërve të tyre dhe fillojnë edhe ato të jetojnë një jetë të dyfishtë.

Mungesa e kuptimit personal/bindje islamike:
Ky është një tjetër faktorë i rëndësishëm i cili e largon rininë nga Islami. Sërish duke u lidhur me pikën e parë-nëse në shtëpi nuk keni një themel të fortë islam, atëherë në të shumtën e rasteve do të ketë mungesë të kuptimit të asaj se çfarë me të vërtetë do të thotë musliman. Nëse nuk e din arsyen e diçkaje, si mund t’i përmbahesh asaj kur ti e sheh atë si diçka që të kufizon dhe të ndërhyn në jetë. Nëse ti u thua fëmijëve të falen sepse nëse nuk falen ata do të digjen në ferr, atëherë më beso ata nuk do të falen për shkak të dashurisë që ndjejnë ndaj Allahut, por do të falen për shkak të frikës... madje jo për shkak të frikës nga Allahu, por të frikës që kanë nga ti. Nëse i thua vajzës se ajo duhet të mbajë shami sepse në të kundërt ajo do të “njollosë nderin familjarë”, atëherë kur ajo do të ndeshet me mentalitetin perëndimorë të lirisë nuk do t’i interesojë as për mbulesën e as për nderin familjarë. Nga ana tjetër nëse fëmiu yt ka një lidhje personale me Allahun dhe e din saktësisht se pse ne i bëjmë disa gjëra dhe qëndrojmë larg disa të tjerave,ata do kenë më shumë dëshirë për tu bërë më të fortë në këtë drejtim dhe të vazhdojnë ti binden Allahut.

Pasiguria :
Kjo është diçka që ka ndikim te njerëzit çdokund, pavarësisht fesë, racës dhe moshës së tyre. Dëshira për tu “inkuadruar” dhe për tu pranuar si anëtarë i grupit është në natyrën e njeriut –ndonjëherë mund të jetë gjë e mirë, ndonjëherë mund të jetë lënduese dhe e dëmshme. Për vajzat, në të shumtën e rasteve problem është pamja e trupit dhe bukuria, për çka edhe mbulesa u bëhet një mundim i madh. Për meshkujt mund të jetë diçka rreth vërtetimit të “burrërisë” së tyre (duke ndjekur vajzat, ose duke pirë alkool, drogë etj). Ndërtoje vetëbesimin e fëmijës tënd në shtëpi dhe bëja me dije se ata nuk kanë nevojë për pëlqimin e askujt përpos të Allahut. Jepu komplimente fëmijëve, lavdëroi ata, lëri që të jenë besnik ndaj fesë së tyre dhe vetes së tyre. Thuaji djalit tënd se ai është i vlefshëm. Thuaji vajzës tënde se ajo është e bukur. Mos i nënçmo dhe mos i nënvlerëso, nderoji ata siç e nderonte Pejgamberi s.a.v.s Fatimen r.a duke ia lëshuar vendin e tij të uljes.

Shoqërimi i keq:
Muhammamedi s.a.v.s ka thënë: “Shembulli i ndejës me njerëz të mirë dhe ndejës me njerëz të të këqij është sikurse shitorja e miskut (parfumeria) dhe farkëtorja. Shitësi i miskut ose të jep (të eros) ose të shet,ose së paku prej tij kundërmon erë e këndshme. Kurse farkëtari ose t’i djeg teshat , ose prej tij do të vjen erë e pakëndshme (nga thëngjilli)”. (Muttefekun alejhi).
Padyshim njerëzit me të cilët shoqërohen fëmijët tuaj do të kenë ndikim të madh në ta-posaçërisht në shkollë,ku i riu e kalon pothuajse shumicën e kohës. Jomuslimanët (madje edhe të ashtuquajturit musliman) që kanë standarde morale krejtësisht të tjera, definitivisht do ua vështirësojnë jetën fëmijëve tuaj: duke e kundërshtuar Islamin dhe duke zvogëluar të gjitha vlerat në të cilat Islami mbështetet. Përderisa disa thonë se kjo është një mundësi e mirë për të thirrur në Islam,ose se ajo krijon karakterin dhe forcon imanin, realiteti është se jo çdo i ri ka forcë të përballojë shoqërimin me njerëz të tillë pa u dëmtuar. Fatkeqësisht ne kemi humbur shumë prej gjeneratave të reja për shkak të jetës së devijuar që iu ka ofruar shejtani, dhe për të mohuar këtë realitet ne nuk mund të përdorim si arsyetim suksesin e një numri të vogël të të rinjve musliman. I dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj duhet të jeni të kujdesshëm se me kë shoqëroheni. (Ebu Davudi,Tirmidhiu).

Miti i Adoleshencës:
Ky mentalitet zakonisht thotë ”Unë jam i ri, më lini të argëtohem, dhe pastaj kur të plakem do bëhem njeri fetarë”. Është një sjellje që tregon papërgjegjshmëri, papjekuri dhe keqkuptim të Islamit dhe qëllimit të jetës. Duke e liruar veten nga përgjegjësitë, është më e lehtë për të rinjtë të futen në haram duke mos ndjerë shumë faj për atë që e bëjnë. Kështu që, është shumë e rëndësishme të rrënjosim një ndjenjë të përgjegjësisë dhe të obligimit ndaj Allahut gjatë rinisë sonë, në mënyrë që të heqim këtë lloj të mentalitetit. Muhammedi s.a.v.s ka thënë: ”Njeri i mençur është ai që e llogarit veten e tij dhe bën vepra që i sjellin dobi pas vdekjes së tij, njeri jo i mençur është ai i cili ndjek dëshirat e tij dhe prapë shpreson tek Allahu”(Tirmidhiu).

Simptomat:
Si mund ta kuptoni se fëmija, vëllai apo shoku juaj është një “kameleon kulturorë”. Mund të jetë e vështirë për t’i vërejtur por kurdo që një fëmijë mundohet të bëjë diçka fshehtas, të afërmit e tij zakonisht shpejt e marrin vesh se diçka nuk është në rregull. Ja disa simptome të sindromit të quajtur jetë e dyfishtë.

Ndryshimi i sjelljes:
Rebelimi, agresioni dhe mungesa e respektit janë shenja të mëdha. Nëse ata sillen në këtë mënyrë ndaj jush,a nuk mendoni se ata sillen ashtu edhe ndaj Allahut? Në fakt nëse ata sillen kështu me juve, ata tashmë po e shfaqin mosdëgjueshmërinë e tyre ndaj Allahut. Devotshmëria dhe sjellja e mire ndaj prindërve janë të lidhura me njëra-tjetrën.”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve”. (17.23)

Shfaqja e mospajtimit ndaj praktikës Islame:
Hixhabi është i dalë mode. Për çfarë qëllimi të falem? Është budallallëk. Kjo zakonisht ndodh në një shtëpi ku religjioni është diçka me pak rëndësi, ose të cilët kanë një lidhje të ndrojtur me besimin.

Sekretet,dalja e fshehtë nga shtëpia:
Është e rëndësishme që prindërit të mbajnë nën vështrim fëmijët e tyre në mënyrë që të dinë se ku janë ata dhe çfarë janë duke bërë. Nëse vëreni se fëmija juaj mban sekrete, dhe ju mashtron lidhur me aktivitetet e tij, atëherë kjo është një alarm i madh se vajza juaj apo djali juaj nuk po e bënë gjënë e duhur. Kjo ndodh në shumë familje, si muslimane ashtu edhe jomuslimane, por për ne muslimanët ajo do të thotë më shumë se veç ajo se fëmija juaj ka shoqëri të keqe dhe bën punë të këqija, ajo do të thotë se ata po e humbasin lidhjen e tyre me Allahun dhe me Islamin,dhe kjo është shumë më e keqe se çfarëdo tjetër aktivitet negativ në të cilin ata janë të përfshirë.

Zgjidhjet:
Më mire ja vlen të parandalosh se sa të shërosh. Edukoje fëmiun tënd që në moshë të re, krijo një ambient të fortë dhe të dashur islam në shtëpinë tënde. Bëja me dije identitetin e tyre musliman, thekso krenarinë e të qenit musliman.
Sidoqoftë ne nuk mund të themi se parandalimi është e vetmja gjë që ne mund të bëjmë-realiteti është se edhe fëmijët të cilët janë rritur në një ambient të fortë islam mund të “humben” në botë… dhe ky është realiteti me të cilin duhet të ballafaqohemi e jo ta mohojmë.
Ja disa zgjidhje praktike se si të përballemi me situata të tilla.

Mos reagoni me dhunë apo zemërim:
Nëse e kuptoni se fëmiu juaj ju gënjen dhe bën një jetë të dyfishtë, mos u çmendni para tyre, mos u bërtisni me zë të lartë, mos i rrihni. Kjo do t’i:
1. Frikojë ata,
2. Përforcojë bindjen e tyre të gabueshme se muslimanët janë të këqij dhe
3. Do të humb produktivitetin e çfarëdo mënyre apo forme.

Merrni pak kohë për tu qetësuar pasi që jeni informuar:
Fal namaz vullnetarë dhe drejtoju me shumë lutje Allahut, kërko nga Allahu të të jap durim dhe forcë për tu përballuar me këtë situatë.

Bisedo me ata:
Pyeti se çka i ka shtyrë ti bëjnë ato gjëra që i kanë bërë,se në çfarë gjendje është besimi i tyre,dhe në përgjithësi se si ndjehen ata në situatën në të cilën gjenden. Mos bëj përpjekje që ti gjykosh ata,çelësi është ti dëgjosh ato dhe të kuptosh se nga vijnë problemet e tyre. Kjo do të të jap informata se si tu afrohesh atyre në mënyrën sa më të mirë kur është koha e duhur për ti rregulluar gjërat.

Këshillimi serioz mund të jetë i nevojshëm:
Nëse e ndjen se je i paaftë për tu përballuar vet me situatën në të cilën ndodhesh, atëherë kontakto me ndonjë imam apo dijetarë të ditur, të besueshëm dhe i cili të kupton. Më mirë është të konsultosh dikë që jo vetëm e di perspektivën e gjërave në Islam, por i cili mund të lidhet dhe mund ta kupton fëmijën tënd. Duhet të jetë dikush me të cilin fëmija jot do të ndihet i rehatshëm në prezencën e tij, dhe me të cilin mund të bisedojë hapur nëse një gjë të tillë nuk mund ta bëjë me ty. Në këtë shkallë duhet të marrësh dhe të japësh shumë, të pyesësh dhe të përgjigjesh. Nëse tashmë ke pasur një bisedë të gjatë me fëmijën tënd dhe e ke pyetur çdo gjë që të ka interesuar, atëherë tash është koha që ti t’i shprehësh ndjenjat e tua. Nëse nuk ke biseduar me të, atëherë tash është koha që ta fillosh atë. Këshillimi është një proces i gjatë dhe ndonjëherë i dhimbshëm, dhe vetëm një hap para drejt shërimit. Nuk mund të presësh që gjërat të ndryshojnë brenda ditës, dhe kjo do të jetë shumë e vështirë, gjithçka që mund të them është të kesh besim në Allahun dhe të kërkosh ndihmë në sunnetin e të dërguarit s.a.v.s. Ki besim, devotshmëri dhe shumë durim dhe vetëpërmbajtje. Vazhdimisht drejtoju Allahut me lutje, posaçërisht në një të tretën e natës. Me të vërtetë kjo është diçka që duhet bërë gjatë tërë kohës... është një mënyrë e parandalimit, dhe gjithashtu një pjesë e rrugës drejt shërimit. Allahu i Gjithëmëshirshëm thotë: ”E mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allahun”. (12.87)



Marrë nga iloveAllaah.com
Përktheu: Nermine Ibraimi