Hyrje
Gjatë faljes së namazit, namazfalësi këmbët i mban në mënyrë të zakonshme, jo të bash kuara pranë njëra-tjetrës, e as të hapura tejmase. Faktikisht, të gjitha hadithet që flasin rreth mësimit të namazit që i Dërguari i Allahut ia bënte shokëve të tij, nuk zë vend qëndrimi i këmbëve apo sa duhet të jetë hapësira mes këmbëve. Janë hadithet e njohura si ai i keqfalësit dhe hadithet tjera të asaj natyre, që tregojnë për elementet thelbësore që duhet të kihen parasysh nga namazfalësi, por që në asnjërën prej tyre nuk zë vend hapësira e këmbëve. Kjo tregon se një çështje e tillë nuk ka peshë të madhe dhe se nuk konsiderohet prej pjesëve përbërëse të namazit, pa të cilat namazi nuk është i vlefshëm apo i plotësuar. Madje, kësaj çështjeje nuk i kushtohet rëndësi të madhe as në librat e fikhut (jurisprudencës islame) të katër shkollave të njohura juridike. Një trajtim i tillë zë vend më tepër në raport me rregullimin e safit (rendit), madje edhe hadithet janë më tepër të kësaj natyre.
E, nëse kjo çështje nuk ka peshë të madhe, atëherë lind pyetja, përse një diskutim i tillë tani kur në kohërat e hershme nuk gjen ndonjë vend të theksuar? Realisht, një diskutim i tillë nuk do të gjente vend të theksuar dhe nuk do të duhej t'i kushtohej aq kohë e as hapësirë të gjerë. Mirëpo janë tentativat e dekadave të fundit ku i është dhënë rëndësi më tepër anës së jashtme të namazit, se sa anës së brendshme. Pra, i është kushtuar rëndësi më tepër formaliteteve të veprimeve të namazit. Këto tentativa që në vend të bashkimit të zemrave kanë bërë bashkimin e këmbëve, më kanë obliguar në një mënyrë që të demaskoj një gjë të tillë dhe të paraqes këtë çështje ashtu siç e kanë trajtuar juristët e gjeneratave të hershme. E, zgjerimi ynë këtu vjen si pasojë e një reagimi plotësisht të panevojshëm që bëhet tash e sa vite në shoqërinë tonë që disa veprimeve të namazit i japin tepër rëndësi, ndonëse ato për nga nor ma legjislative nuk kanë ndonjë rëndësi të theksuar e as peshë të madhe. Shohim nëpër xhami e vendfalje se si urdhërohen të zgjerohen këmbët e të bëhet bashkimi i tyre, madje, nganjëherë shkelet edhe këmba e personit që është afër. Nganjëherë aq shumë zgjerohen këmbët dhe bashkohen mes namazfalësve, saqë krahët mes tyre assesi nuk mund të puqen mes vete.
Çfarë norme ka zgjerimi i këmbëve?
I Dërguari i Allahut i mësonte shokët e tij në praktikë se si ta falnin namazin. Ekzistojnë thënie të tij të shumta që këshillojnë namazfalësit se si duhet të jenë në namazin e tyre. Madje, thënie që nga përgatitja para namazit, vëmendja gjatë namazit dhe thënie për gati çdo veprim të namazit. Mënyra e ngritjes së duarve, lidhjes së tyre, distanca mes këmbëve dhe gjëra të kësaj natyre nuk gjejnë ndonjë vend të theksuar në fjalët e të Dërguarit të Allahut. Nuk gjejnë vend, sepse nuk kanë ndonjë peshë të madhe. Sa për ilustrim e sjellim hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre që tregon për një njeri që falej, por që nuk dinte të falej mirë, prandaj i Dërguari i Allahut e kthente atë dhe më pas i Dërguari i Allahut e mësoi me këto fjalë: (Na ka treguar Museddedi, i cili ka thënë: Më ka informuar Jahja ibën Seid nga Ubejdilahi, i cili thotë: Na ka treguar Seid el Makburij nga babai i tij e ky nga Ebu Hurejre, se i Dërguari i Allahut) "Kur të hysh për namaz, shqiptoje tekbirin, pastaj lexo diç nga Kurani që të vjen më lehtë, e më pas shko në ruku derisa (gjymtyrët e trupit) të qetësohesh plotësisht, pastaj ngrihu (nga rukuja) derisa të drejtohesh plotësisht e më pas lëshohu për në sexhde derisa të qetësohesh (e të drejtohesh) plotësisht. Ngrihu nga sexhdeja dhe qëndro ulur derisa të drejtohesh plotësisht, e më pas lëshohu prapë për sexhde derisa të qetësohesh (e të drejtohesh) plotësisht, e kështu vepro gjatë tërë namazit."(1) Ky hadith dhe hadithet tjera sqarojnë bazat kryesore të namazit, gjegjësisht gjërat thelbësore të namazit, pa të cilat namazi mund të mos jetë i vlefshëm, e që në to nuk gjejnë vend tematikat që sinjalizuam sipër. Në këto hadithe nuk përmendet rregullimi i duarve e as i këmbëve, sepse afrimi apo zgjerimi i këmbëve, gjegjësisht sa duhet të jetë hapësira mes tyre është sunet që në asnjë mënyrë nuk mund ta cenojë validitetin e namazit. Edhe nëse bashkohen njëra me tjetrën apo nëse zgjerohen tejmase, namazi është në rregull. I Dërguari i Allahut, siç do të vërejmë më poshtë, përmes thënieve të tij, më tepër i jep rëndësi renditjes së safit, që të gjithë të jenë në një vijë, se sa hapësirës së këmbëve.
Sa duhet të jetë hapësira?
Nëse i shfletojmë librat e jurisprudencës hanefite, do vërejmë se kësaj çështjeje i është kushtuar shumë pak hapësirë, sepse si normë nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Thuajse të gjithë janë të një mendimi apo opinioni se distanca mes këmbëve gjatë qëndrimit në këmbë apo edhe gjatë shkuarjes në ruku dhe ngritjes prej saj duhet të jetë sa katër gishtërinj. Juristët e shkollës hanefite gjatë trajtimit të kësaj çështjeje, zakonisht ia kanë kushtuar një fjali apo disa rreshta. Por, jo më shumë se kaq. Shembull konkret Ibën Humami, ndonëse është i njohur për shpjegim e koment të gjatë të dispozitave të fikhut, çështjen në fjalë e trajton me vetëm dhjetë fjalë (në origjinal): Gjatë qëndrimit në këmbë distanca mes këmbëve duhet të jetë sa katër gishtërinj.(2) Zejleiu kur shpjegon këtë çështje thotë se distanca mes këmbëve duhet të jetë sa katër gishtërinj, gjegjësisht sa katër gishtërinjtë e duarve.(3) E autori i "Binajes", komenti i librit të "Hidajes" parasheh që një distancë e tillë e kufizuar është më afër përkushtimit që duhet ta ketë namazfalësi.(4)
Na ka treguar Amër ibën Halidi, i cili tha: "Na ka treguar Zuhejri nga Humejdi, ky nga Enes ibën Maliku e ky nga i Dërguari i Allahut i cili ka thënë: "Drejtojini safet tuaja, se unë ju shoh juve mbrapa. (transmetuesi thotë:) Ndonjëri prej nesh krahun e tij e ngjiste për krahun e shokut të tij dhe shputën(5) e këmbës së tij për shputën e shokut të tij."(6)
Për t'u mos u keqkuptuar rreth sinjalizimit të hadith it, duhet të ndalemi pak te hadithi në fjalë dhe te hadi thet tjera që do i sjell. Ky hadith ndahet në dy pjesë, ka dy mesazhe dhe dy protagonistë të ndryshëm. Pjesa e parë e hadithit përmban fjalët e të Dërguarit të Allahut, përderisa pjesa e dytë përmban fjalët e transmetuesit të hadithit. Mesazhi i parë është nga i Dërguari i Allahut, i cili fuqishëm konsiston në drejtimin dhe rregullimin e safit të namazfalësve, përderisa mesazhi i dytë është nga Enes ibën Maliku, i cili tregon se namazfalësit ishin njëri pranë tjetrit, saqë edhe këmbët dhe krahët ishin të ngjitur njëri për tjetrin. Pra, ajo që kuptohet nga hadithi, gjegjësisht nga fjalët e të Dërguarit të Allahut, është rregullimi dhe drejtimi i safit. Kurse, ajo që kuptohet nga fjalët e transmetuesit të hadithit është afërsia mes namazfalësve, saqë ata prekeshin mes vete.
Hadithi me përmbajtje gati të njëjtë transmetohet në koleksionin e Ebu Davudit nga Numan ibën Beshiri: Na ka treguar Othman ibën ebi Shejbe, na ka treguar Vekiu nga Zekerija ibën ebi Zaideh, ky nga Ebul Kasim el Xhe delij, i cili thotë: "E kam dëgjuar Numan ibën Beshirin duke thënë: "I Dërguari i Allahut u kthye kah njerëzit me fytyrën e tij dhe tha: "Drejtojini safet tuaja, këtë e tha tri herë. Për Zotin do t'i rregulloni safet tuaja ose Allahu do t'iu përçajë zemrat tuaja." Thotë (transmetuesi): "E pash njeriun që bashkonte krahun e tij me krahun e sho kut të tij, gjurin e tij me gjurin e shokut të tij dhe shputën e këmbës së tij me shputën e shokut të tij."(7)
Shuajb Arnauti në lidhje me kuptimin e këtij hadithi, shprehet: "Hadithi sinjalizon në rregullimin e safit dhe në moslënien e boshllëqeve mes namazfalësve."(8)
Hadithi i radhës është po ashtu në koleksionin e Ebu Davudit: Na ka treguar Hisham ibën Ammari, na ka treguar Ismail ibën Ajjashi, na ka treguar Hisham ibën Urveh nga babai i tij, e ky nga Aisheja, e cila ka thënë: "I Dërguari i Allahut tha: "Me të vërtetë Allahu dhe engjëjt e Tij luten për ata që i bashkojnë safet (nuk lënë zbrazëtira). E, ai që e mbulon një vend të zbrazët, Alla hu për të ia ngrit një pozitë (shkallë)."(9)
Hadithi në fjalë është i dobët, ngase në mesin e trans metuesve është Ismail ibën Ajjashi, i cili nuk vlerësohet njëjtë nga dijetarët e hadithit. Një pjesë e madhe e hadithologëve e pranojnë si të besueshëm në transmetimet e tij për banorët e Shamit, mirëpo e bëjnë të dobët në transmetimet për banorët e hixhazit. Jahja ibën Meini e konsideron të besueshëm në transmetimet e tij nga banorët e shamit, e në transmetimet e tij nga banorët e Irakut dhe të Medinës ka çrregullime (idtirab) të shumta. Buhariu në lidhje me të thotë: "Kur ai flet për banorët e vendit tij, transmetimet janë reale, e kur flet për banorët tjerë, duhet të kihet kujdes (në transmetimet që bën)." Nesaiu e konsideron atë të dobët në hadith, përderisa Ibën Hibani është i mendimit se Ibën Ajjashi gabon shumë në transmetimet e tij dhe nuk mund të argumentohet përmes tij. Ebu Salih el Ferrai e kishte pyetur Ebu Is'hak el Fezarijin: "A të shënoj hadithet që i transmeton Ismail ibën Ajjashi? Ai iu përgjigj: "Jo, sepse ai njeri nuk di se çfarë nxjerr nga koka e tij."
Dhehebiu, pasi që sjell mendimet e dijetarëve rreth Ismail ibën Ajjashit, thotë: "Transmetimet e hadithit të Ismailit ndaj banorëve të Hixhazit dhe Irakut, nuk argumentohet me to, ndërsa hadithet nga banorët e Shamit, janë të mira dhe mund të argumentohet me to, nëse eventualisht nuk e kundërshton dikush që është më i besueshëm dhe i pranueshëm se ai."(10)
Hadithi tjetër është po ashtu në koleksionin e Ebu Davudit dhe sinjalizon në plotësimin e zbrazëtirës dhe për dallim nga hadithet paraprake, është më i qartë dhe se me të nënkuptohet plotësimi dhe rregullimi i safeve. Madje, sipas këtij hadithi për qëllim është bashkimi i krahëve, e jo i këmbëve, madje bashkimi i këmbëve as që përmendet: Na ka treguar Isa ibën Ibrahim el Gafikij, na ka treguar Ibën Vehbi nga Kutejbe ibën Seid, na ka treguar Lejthi nga Muavijeh ibën Salih, ky nga Ebu ez Zahirijeh, ky nga Kethir ibën Murreh e ky nga Abdullah ibën Omeri (Kutejbeh në transmetimin që bën, trans meton nga Ebu ez Zahirijeh, e ky nga Ebu Shexhereh (Kethir Ibën Murreh), mirëpo nuk e përmend Ibën Omerin) se i Dërguari i Allahut tha: "Drejtojini safet, afroni krahët (njëri me tjetrin), plotësoni boshllëqet (zbrazëtirat), lërini me duart (krahët) tuaja vend vëllezërve tuaj,(12) e mos i leni vend shejtanit. Ai i cili e plotëson safin, Allahu do ta plotësojë (lidhjen me) atë, e ai i cili e ndër pret safin, Allahu do ta ndërpret (lidhjen me) atë."(13)
Ky hadith fillim e mbarim flet për rregullimin e safit dhe për plotësimin e boshllëqeve të tij. Madje, flet për afrimin e krahëve, gjegjësisht për afrimin ndaj njëri-tjetrit, por jo për bashkimin e këmbëve. Pse? Sepse bash kimi i krahëve(14) është më i arsyeshëm dhe më parësor sesa bashkimi i këmbëve. Hadithi në fund kërcënon ata që nuk i plotësojnë safet me shkëputjen e lidhjes me Zotin. Andaj, mesazhi i këtij hadithi dhe shumicës së haditheve të kësaj tematike kanë të bëjnë me rregullimin e safit, plotësimin e tij, afrimin e njerëzve afër njëri-tjetrit dhe plotësimin e boshllëqeve të mundshme.
Si duhen kuptuar hadithet që flasin për bashkimin e këmbëve?
Hadithet që flasin për tematikën e hapësirës së këmbëve janë kryesisht përshkrimet që i bëjnë disa sahabë që në rastin konkret janë transmetues të haditheve, gjersa tekstet e haditheve, apo më konkretisht fjalët e të Dërguarit të Allahut, janë kryesisht mesazhe vetëdijesuese rreth plotësimit dhe renditjes së safit dhe moslënies së zbrazëtirave mes namazfalësve. Pra, i Dërguari i Allahut thuajse në të gjitha hadithet e kësaj tematike, bartë mesazhin e rregullimit të safave, e jo të hapësirës së këmbëve. Andaj, hadithet nuk synojnë të tregojnë se sa duhet të jetë hapësira mes këmbëve, por për qëllim është rregullimi i safit dhe moslënies së zbrazëtirave në saf. Kështu mendojnë fukahatë, se për qëllim është rregullimi i safit dhe moslënia e hapësirave mes dy namazfalësve, gjegjësisht të mos lihet vend për një person tjetër. Kështu mendojnë katër juristët e njohur (themeluesit e shkollave juridike). Madje, katër shkollat kanë qëndrim të përafërt se distanca mes këmbëve duhet të jetë sa katër gishtërinj, apo sa një pëllëmbë, siç mendon Shafiu. Po ashtu nuk ka dallim sa i përket kësaj hapësire mes atij që falet në kolektiv dhe ai që falet i vetëm. Madje, Kashmiri është i mendimit se kjo çështje nuk ishte e pranishme tek selefët (gjeneratat e hershme), mirëpo çështjen në fjalë (se në namazet kolektive duhet të zgjerohen këmbët më tepër) e shpikën vetëm ata që nuk pasonin (dijetarë apo medhhebe), e ata nuk kanë ndonjë argument, përpos nocionit të ardhur në hadith (ilzak) -bashkim (ngjitje)" e shoqëruar me pjesëzën (bi), e më pas e shoqëruan me shembull konkret: (merrertu bi Zejdin) -Kalova pranë Zejdit. Mirëpo kalimi pranë Zejdit a ishte ngjitur për të apo afër tij? Apo si është për qëllim?(15) Kalimi pranë Zejdit nuk nënkupton se ka qenë ngjitur për të, sikurse edhe bashkimi i këmbëve që nuk nënkupton se ato ishin ngjitur njëra për tjetrën me atë që falej afër.
Më pas Kashmiri shprehet: "Përderisa nuk gjejmë që as sahabët e as tabiinët nuk bënin ndonjë dallim mes hapësirës së këmbëve në namazet kolektive dhe atyre individuale, na bëhet e qartë se fjala "bashkimi i supeve" nuk ka ardhur për tjetër, pos për moslënien e hapësirës, e pastaj mendo në vete e mos u ngut: A mund të ndodh bashkimi i krahëve dhe këmbëve, përveç se pas një përpjekjeje të mundimshme? Faktikisht s'mund të ndodh! Andaj, kjo gjë është një shpikje e tyre dhe nuk ka ndonjë argument (ether) për të nga selefët!"(16)
Ibën Omeri as nuk i zgjeronte shumë këmbët gjatë qëndrimit në këmbë në namaz, por as nuk i bashkonte njërën me tjetrën. Por, mes zgjerimit dhe ngushtimit.(17) Pra, i linte në mënyrë të zakonshme. Faktikisht kësh tu duhet të jetë kjo çështje, ku hapësira mes këmbëve duhet të jetë e zakonshme, jo hapësirë e gjerë, sepse është më vështirë për t'u realizuar dhe mund të jetë pengesë për tjetrin.
Gjithashtu shpjegimi se zgjerimi i këmbëve duhet të bëhet deri në prekjen (ngjitjen) e këmbës së tjetrit për të penguar djallin dhe ngacmimet e tij në namaz, është shpjegim jo racional dhe jo shumë i arsyeshëm, sepse atij nuk i duhet hapësira e as që e pengon nëse namazfalësit i kanë këmbët të bashkuara njëri për tjetrin. Ndikimi i tij është në mendje, dëgjim e shikim, nga aty ai tenton të ngacmojë namazfalësit dhe përmes tyre tenton që vëmendja e namazfalësit të jetë jashtë namazit. Fak tikisht edhe hadithet e konfirmojnë këtë dhe shumica e tyre kanë mesazhin e plotësimit, renditjes dhe plotësimit të boshllëkut, sikurse hadithi i popullarizuar:
Na ka treguar Ebul Velid Tajalisi dhe Sulejman ibën Harbi, të cilët kanë thënë: "Na ka treguar Shubeh nga Katadeh, e ky nga Enes ibën Maliku, i cili ka thënë: "I Dërguari i Allahut tha: "Drejtojini safet tuaja, sepse drejtimi i safit është prej plotësimit të namazit(18)."(19)
Apo edhe hadithi i mëhershëm që tregon se krahët duhet bashkuar, sepse ngacmimet dhe cytjet e djallit janë në pjesën e sipërme të trupit, gjegjësisht në kokë. Andaj i Dërguari tha: "Drejtojini safet, afroni krahët (njëri me tjetrin), plotësoni boshllëqet (zbrazëtirat), lërini me duart (krahët) tuaja vend vëllezërve tuaj, e mos i leni vend shejtanit. Ai i cili e plotëson safin, Allahu do ta plotësojë (lidhjen me) atë, e ai i cili e ndërpret safin, Allahu do ta ndërpret (lidhjen me) atë."(20)
Përfundim
Hapësira se sa duhet të jenë këmbët gjatë qëndrimit në këmbë në namaz nuk është prej çështjeve esenciale të namazit, sikurse që nuk është as prej pjesëve përbërëse të tij. Madje, siç kam elaboruar këtu, shumica e haditheve që flasin për këtë tematikë, japin mesazhin e fuqishëm të renditjes, plotësimit të safit dhe plotësimit të boshllëkut të krijuar. E, hadithet e pakta që flasin për formën e pozicionimit të këmbëve kanë për qëllim që namazfalësit të afrohen mes vete. Madje, një pjesë e tyre janë transmetime të sahabëve, por jo mesazh i Pejgamberit a.s. Sidoqoftë, afrimi pranë njëri-tjetrit është gjë e preferuar dhe praktikë e porosive profetike, në mënyrë që të ruhet uniteti, barazia, pamja madhështore se të gjithë para Zotit janë të barabartë, pastaj të mos i lihet vend djallit për ngacmime dhe cytje. Gjithashtu edhe të mos krijohen lëvizje mes disave, sepse nëse nuk do të ishin në një vijë të caktuar, atëherë ata që do të ishin më mbrapa, do t'i shikonin këta që janë më para dhe kështu në namaz do të humbej përqendrimi.
__________________________________________
(1) Buhariu në Sahih, nr. 793; Muslimi në Sahih, nr. 602. (2) Ibën Humam, Fet'hul Kadir, v.I, f.296. (3) Zejleiu, Tebjinul Hakaik, v.I, f.114.(4) Bedrudin el Ajni, El-Binajetu Sherhi-l Hi dajeh, v.II, f.219.(5) Banorët e Kufës mendojnë se nocioni "Kab" nënkupton shputën e këmbëve, apo pjesën e poshtme të këmbës, poshtë zogut, përderisa të tjerët janë të mendimit se ajo shprehje nënkupton pjesën poshtë gjurit e deri ne fund të këmbës. Ibën el Mulekkin, Et Tevdih lisherhi-l xhami' Es Sahih, bot. I, Darun Nevadir, Damask-Siri, 1429-2008, v.VI, f.607. (6) Buhariu në Sa hih, nr. 725. (7) Ebu Davudi në Sunen, nr. 662. Shuajb Arnauti dhe të tjerët që bëjnë vlerësimin e haditheve të koleksionit të Ebu Davudit për këtë hadith, thonë: Hadithi është autentik, me për jashtim të fjalës: "gjurin e tij me gjurin e shokut të tij." (8) Ebu Davudi, Sunen, v.II, f.6. (9) Ebu Davudi në Sunen, nr. 995. (10) Dhehebiu, Sijer A'lamun Nubela, v. VII, f. 323. (11) Hadithologët rreth fjalëve të fundit nuk janë në ujdi. Disa thonë se është për qëllim që nëse vjen dikush pasi ka filluar namazi, të ngushtohen dy persona në mënyrë që të futet i treti, përderisa disa tjerë janë të mendimit se këto fjalë kanë për qëllim që nëse dikush vjen me vonesë dhe nuk ka vend në saf, të prekë njërin prej namaz falësve në krahë dhe ai të shtyhet mbrapa në mënyrë që të jenë bashkërisht në saf. Shih Ebu Davud, Sunen, v.II, f.8. (12) Ebu Davudi në Sunen, nr. 666. Shuajb Arnauti thotë se senedi i had ithit është autentik. Gjithashtu edhe Albani është i mendimit se hadithi është autentik. (13) Bashkimi i krahëve përmendet edhe në hadithe tjera. Njëra nga to është hadithi i transmetuar nga Ebu Umameh, i cili është në koleksionin e Ahmedit, ku i Dër guari i Allahut mes tjerash kishte thënë: "Drejtojini safet tuaja dhe afroni krahët tuaj mes vete..." Ahmedi në Musned, nr. 22263. Hadithi është sahih ligajrihi, që praktikisht i bie se ka dobësi. (14) Muhamed Enver Shah Kashmiri, Fejdul Bari ala Sahihil Bu hari, v.II, f.302. (15) Muhamed Enver Shah Kashmiri, Fejdul Bari ala Sahihil Buhari, v.II, f.302. (16) Ibën Kudameh, El Mugni, v.II, f.9. (17) Fraza "drejtimi i safit është prej plotësimit të namazit" nuk duhet të kuptohet se pa të namazi nuk është i plotë, përkun drazi siç kanë thënë ulemaja, ajo është më tepër si preferencë, ngase nuk bën pjesë në ruknet e as vaxhibet e namazit. Madje katër shkollat juridike çështjen në fjalë nuk e shohin as si pjesë përbërëse të namazit e as si pjesë obligative. Ibën Hazmi është i mendimit të kundërt në lidhje me këtë çështje, ngase ai renditjen e safave e bën obligim të domosdoshëm (farz). Edhe Buhariu është i mendimit se renditja e safit është obligative (vaxhib), e një kapitull e ka emërtuar: "Mëkati për atë që nuk e plotëson safin." Irakij, el Hafidh Ebul Fadl, Tarhut Tethrib fi sherhit takrib, Et Tabatul misrijetul kadimeh, v.II, f.325-326. (18) Ebu Davudi në Sunen, nr. 668. (19) Ebu Davudi në Sunen, nr. 666. Shuajb Ar nauti thotë se senedi i hadithit është autentik. Gjithashtu edhe Albani është i mendimit se hadithi është autentik.
Dituria Islame 319