“Bereqeti” në Gjakovë kontribuon për nxënësit në fillim të vitit shkollor

 


Shkolla Fillore "Mustafa Bakija" në Gjakovë, ka përfituar mbështetje nga Shoqata Humanitare "Bereqeti", e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, pas një kërkese zyrtare të drejtorisë së shkollës. 
Shoqata ka siguruar inventarin e plotë për klasën përgatitore përfshirë banka, karrige dhe materiale mësimore-edukative. Përveç kësaj janë shpërndarë çanta dhe materiale shkollore për fëmijët në nevojë.
Në kuadër të kësaj mbështetje, shoqata ka ndarë edhe një fond të veçantë për sigurimin e veshmbathjeve përreth 35 nxënësve në nevojë.



Nuk ka artikull pas ketij.