Për një pikëpamje të re letrare të letërsisë së vjetër shqiptare


Letërsia e vjetër shqiptare, sipas botëkuptimit letrar të sotëm, fillon me Muhamed Çamin, me veprën e tij "Erveheja". Aty, për herë të parë, shfaqet personazhi letrar i plotë në letërsinë shqipe.


Gjykuar nga ky aspekt i pastër letrar, shtrohet detyra që kjo periudhë letrare të rishikohet nga botëkuptimi i sotëm kritiko-letrar, që të përkufizohet saktë natyra e saj, e cila deri tani na paraqitet brenda një mjegulle jo vetëm semantike, por edhe ideore e konceptuale.
Letërsia e vjetër shqipe, historikisht e tipologjikisht nuk përcaktohet saktë në kontekstin e saj kohor, por as si vlerë dhe dije e pastër letrare. Kjo për faktin se rrethanat në të cilat u krijua kjo letërsi ishin tepër të disfavorshme historikisht e etnikisht. Madje, tekstet e kësaj periudhe letrare, ta quajmë kushtimisht "periudhë letrare", brenda materies së tyre kanë më shumë teologji sesa letërsi, estetikë apo filozofi. Gjykuar nga ky aspekt i pastër letrar, shtrohet detyra që kjo periudhë letrare të rishikohet nga botëkuptimi i sotëm kritiko-letrar, që të përkufizo het saktë natyra e saj, e cila deri tani na paraqitet brenda një mjegulle jo vetëm semantike, por edhe ideore e konceptuale. Pra, rishikimi do të saktësonte, ose dallonte atë që është letërsi dhe atë që është teologji, me synimin që kjo e fundit të tërhiqet nga të gjitha tekstet shkollore, për shkak se shteti ende nuk ka sinjalizuar mësimin teologjik nëpër shkollat tona publike. Sot, letërsia e vjetër shqipe brenda kontekstit të saj historik shtron kërkesën e rikomponimit të një modeli të ri letrar. Pra shkrimi i kësaj periudhe është vetëm teologji duke përfshirë këtu edhe letërsinë e vjetër shqipe, por edhe nëse në këtë periudhë letrare ka diçka që mund të quhet letërsi, kjo do t'i ta konte periudhës diakronike në kohën kur u shkrua. Por, sot, shija letrare dhe këndvështrimi kritik kërkojnë një letërsi tipike që do të mund t'i shërbente vetëm shijes estetike e asaj filozofike, pa ngjyrime fetare filobiblike.


Letërsia e vjetër shqiptare (konteksti i krijimit)


Letërsia e vjetër shqipe njeh tri periudha të krijimit, të cilat janë të ndryshme sa u përket qëllimit, funksionit dhe strukturimit. E para peri udha e humanizmit, shek XVI, me përfaqësuesin kryesor Barletin; letërsia filobiblike me përfaqësuesit kryesorë Buzukin, Budin, Bogdanin dhe Varibobën dhe e treta periudha e letërsisë së vjershëtarëve, filokuranore, me përfaqësuesit kryesorë Hasan Zyko Kam berin, Muhamed Çamin dhe Muqi Zaden etj.


Periudha e humanizmit


Është veçori e krijimit të ngjyrim it historik, ku të gjitha tekstet janë rrëfime të diskursit historik, të ndërtuara nëpërmjet asaj që ka ndodhur si dëshmi, rrëfimeve të të tjerëve si prani dhe tregimeve të dëgjuara në diakroni. Gjuha e këtyre teksteve është latinishtja, prandaj kjo periudhë e krijimit është jashtë kontekstit etnik shqiptar, sepse i mungon gjuha e krijimit, pra shqipja si gjuhë shkrimi dhe vendi si etnikum ekzistence, sepse të gjithë humanistët shkruan në qendrat tregtare italiane.


Periudha filobiblike


Autorët e kësaj periudhe janë të gjithë priftërinj, kurse veprat e tyre janë prodhim i orkestrimit të organizatës "Propaganda Fide", e cila financonte tekstet e tyre për qëllime fetare kundër Perandorisë Osmane. Tekstet e tyre shkruhen mbi tekstet biblike, pra shkalla e dytë. Kritiku letrar, Sabri Hamiti, lidhur me këtë periudhë krijimi mendon se "shkrimet e autorëve filobiblikë janë pa një identitet e kontinuitet, po ashtu këto shkrime nuk janë shkrime letrare e estetike në vësh trimin e sotëm të fjalës, si vlera, sepse ato janë tekste për shërbesa fetare".


Letërsia filokuranore apo e vjershëtarëve


Kjo periudhë letrare ka autorët themelorë shqiptarë, të cilët e krijo jnë trupin e një letërsie shqiptare pa ngjyrime e propagandë historike dhe pa ngarkesë të mbitheksuar fetare për qëllime propagandistike, siç ngjet me autorët filobiblikë, të cilët e përdorin elementin fetar në funksion propagandues. Studiuesi i letërsisë, Sabri Hamiti për këtë letërsi ka një pikëpamje të prerë "këta autorë, pra vjershëtarët janë letrarë, sepse nuk shkruajnë tekste për qëllime përtejletrare dhe se këta autorë sollën në letërsinë shqiptare format letrare të Lindjes". Po ashtu, studiuesi italian, Gaetano Petrota, në librin e tij Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare lidhur me ndarjen e letërsisë së vjetër shqiptare ka një pikëpamje shumë interesante të kësaj trashëgimie, duke e përjashtuar ekzistencën e filobiblikëve si shkrimtarë letrarë. Ai e sheh shfaq jen e fillimit të letërsisë së vjetër shqipe te Muhamed Kyçyku. Kyçyku lidhet me fillimin e letërsisë shqipe si krijim estetik, letrar e filozofik, kurse të gjithë filobiblikët i inkuadron në kuadër të dokumenteve gjuhësore, duke i përjashtuar nga trupi i letërsisë shqiptare.


Rikujtesë


Së pari do të pajtohesha me mendimin e kritikut letrar Sabri Ham iti, i cili është marrë shumë me këtë periudhë duke konstatuar se "letërsia e bejtexhinjve është letërsi e mirëfilltë letrare, sepse kjo letërsi komunikon direkt me autorin e saj dhe pikërisht në këtë periudhë bëhet zbulimi i tregimit". Përderisa letërsia e humanizmit komunikon nëpërmjet gjuhës dhe shkrimit latin, ajo filobiblike, ku të gjitha tekstet dalin nga Bibla, pra kjo letërsi ka si karakteristik fetaritetin. Pra edhe në periudhën e humanizmit edhe në atë filobiblike, tekstet "letrare" dalin gjithmonë në shkallën e dytë. Prandaj atributi i pastër letrar do t'i takonte letërsisë së bejtexhinjve. Të tri këto periudha kanë karakteristikat e veta ideore. Në anën tjetër nuk mund të pajtohemi me faktin se letërsia e bejtexhinjve pavarësisht materies së saj letrare, ajo nuk është e studiuar sa duhet dhe nuk zë ndonjë vend të merituar në tekstet shkollore dhe ato universitare. Kjo gjithmonë për shkak të paragjykimeve ekstreme të kritikëve tanë. Interpretimi i kësaj letërsie në institucionet tona arsimore është tepër dogmatik, sepse edhe autorët, por edhe tekstet e tyre përfaqësuese jepen në mënyrë fragmentare. Kjo përbën një gjykim jo të drejtë mbi vlerat tona kulturore, sepse kjo letërsi është pjesë e trashëgimisë sonë të lashtë, duke na dhënë një art të pastër dhe disa forma poetike të letërsisë së Lindjes siç janë: Divani, Gazela, Kasida dhe Rubaira. Këto forma poetike janë përdorur jo vetëm nga autorët e bejtexhinjve, por edhe nga shkrimtarët më eminentë botërorë, Gëte me Divanin e tij po etik, Tolstoi, Hygoi e shumë të tjerë. Pra rishikimi dhe ridizajnimi i letërsisë së vjetër shqipe do të mundësonte që letërsia e bejtexhinjve të merrte statusin e saj të pastër letrar dhe vendin primar në letërsinë e vjetër shqipe, kjo për faktin se të dy periudhat pararendëse, letërsia e humanizmit dhe ajo filobiblike, janë periudha në shërbim të ideologjisë dhe rrymave të tjera ndikuese. E para, letërsia e humanizmit si rrymë e ndikimit të humanizmit italian me gjuhë dhe alfabet latinka një ngjyrim të theksuar emocional, ideologjik. Ndërsa, letërsia filobiblike do të duhej të rikomponohej në tërësi, sepse ka nevojë të lirohet nga fryma e tepërt fetare për ta fituar statusin letrar. Përbrenda të gjitha teksteve të autorëve filobiblikë dominon shkrimi fetar e teologjik, sepse në kohën kur u shkruan dhe u botuan këto tekste, ishin tekste të shërbesave në funksion propagande, nën influencën e organizatës krishtere të Romës Propaganda de Fide. Kjo organizatë synonte ruajtjen e rrethit vicioz të atyre pak besimtarëve katolikë të cilët dëshironin të ruanin kulturën dhe besimin e tyre fe tar. Kjo periudhë e dominimit fetar si tekste, shkrime dhe botime nuk dihet ende se si është emërtuar në konceptin letrar, kur ata të cilët e kanë shkruar këtë literaturë as që e kanë menduar se teksti i tyre do të shndërrohej nga teksti predikues në tekst ilustrues letrar. Mbetet tepër ilustrative letërsia e bejtexhinjve si letërsi e mirëfilltë letra re. Kjo letërsi duhet të rishikohet në tërësi nga kritikët e rinj për t'i shpërfaqur vlerat ideo - estetike, të cilat do ta kompononin formacionin e letër sisë së vjetër shqipe tepër të varfëruar estetikisht e letrarisht.



Bibliografia:
1. Sabri Hamiti, Letërsia e vjetër shqiptare, Albas, Prishtinë 2004.
2. Mahmud Hysa, Kres tomaci e letërsisë së vjetër shqiptare, Prishtinë 1997.
3. Gaetano Petrota, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare.
4. Muhamed Kyçyku, Jusufi e Zelihaja, Tiranë, 1992.


 


 


Fitim Veliu
Dituria Islame 328