Përgjegjësia prindërore përtej kësaj bote

 


Një ditë, një grua iu drejtua dijetarit Ibn el-Xheuzi dhe, me shqetësim në zë, i tha:
- Fëmijët e mi e kanë gjumin shumë të rëndë dhe nuk arrij t'i zgjoj për namazin e Sabahut.
Ibn el-Xheuzi e dëgjoi me vëmendje dhe më pas e pyeti:
- Nëse një ditë shtëpia jote do të përfshihej nga zjarri, ndërsa fëmijët e tu do të ishin në gjumë, si do të veproje?
Gruaja u përgjigj menjëherë:
- Do t'i zgjoja pa humbur asnjë çast!
Dijetari vazhdoi:
- Po nëse nuk do të zgjoheshin, sepse e kanë gjumin shumë të rëndë?
Ajo, tashmë më e vendosur, u përgjigj:
- Do t'i kapja për krahësh, do t'i tërhiqja dhe do t'i nxirrja me forcë nga shtëpia, sepse nuk do të doja t'i humbja në zjarr!
Atëherë Ibn el-Xheuzi i tha me urtësi:
- Nëse je e gatshme të bësh gjithçka për t'i shpëtuar fëmijët e tu nga zjarri i kësaj bote, aq më shumë duhet të përpiqesh për t'i udhëzuar drejt asaj që i shpëton nga zjarri i Ahiretit!


Artikulli i kaluar
Pasuria e vërtetë
Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Simpozium shkencor për Muhamedin a.s. në Gjilan (VIDEO)