Periudha para vitit 1900
Në fillimet e periudhës së zhvillimit Japonez e cila thirret me emrin " Koha e Migit" e cila fillon në vitin 1868, dy vende të vetme në kontinentin Aziatik gëzonin pavarësinë e ato ishin Shteti i Osmanlinjve dhe Japonia. Që të dyja këto shtete përballeshin me presione të vazhdueshme nga vendet perëndimore, por që të dyja palët tregoheshin të kujdesshëm për të ngritur dhe zhvilluar marrëdhënie miqësore mes tyre ndërkohë që zhvilloheshin vizita të ndërsjella. Prej vizitave më të rëndësishme ishte ajo kur u dërgua një ekip nën kujdesin e Sulltanit Abdulhamidit të dytë drejt Japonisë mbi bordin e një anijeje që quhej "Al Tagral" ku qëndronin më shumë se 600 oficerë dhe ushtarë Osmanë (Turq, Arabë, Shqiptarë, Boshnjak etj) të cilët i udhëhiqte admirali Othman Basha e kjo në vitin 1890. Pasi delegacioni kreu detyrën e tij në Japoni dhe pasi kryetari i tij takoi Perandorin mori rrugën për në kthim, por ndërkohë që ekipi po qëndronte në det jo shumë larg Osakës një furtunë e fuqishme i përpiu dhe si pasojë u mbyt anija dhe bashkë me të vdiqën edhe 550 persona ku midis tyre ishte edhe vëllai I Sulltanit dhe vetë Osman Basha.
Kjo ngjarje i tronditi të dyja palët, ndërkohë që të shpëtuarit u transportuan në bordin e dy anijeve japoneze drejt Stambollit. Dëshmorët u varrosën afër vendit të ngjarjes, u ngrit një muzeum afër tij, ndërkohë që japonezët dhe Turqit e festojnë sot e kësaj dite ç'do pesë vjet këtë ngjarje në të njëjtin vend pavarësisht ndryshimit të qeverive, e ky është një argument për sinqeritetin që kanë japonezët në miqësinë e tyre.
Një vit pas ngjarjes një gazetar i ri japonez (Oshataro Nuda) ndërmori një mision për mbledhjen donacioneve nga Japonia për familjet e dëshmorëve dhe shkoi drejt Stambollit në vitin 1891 ku i dorëzoi autoriteteve Osmane këto donacione të mbledhura. Aty u takua me Sulltanin Abdulhamid. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Stamboll u takua me të parin musliman anglez i cili quhej Abdullah Giljam i cili ishte prej qytetit të Liverpulit dhe pasi diskutoi me të pranoi fenë Islame dhe u vetëquajt Abdulhalim Nuda duke qenë kështu i pari musliman Japonez. Pas tij erdhi Jamada cili kishte ardhur në Stamboll në vitin 1893 duke sjellë me vete donacionet për familjet e dëshmorëve dhe Sulltani i kërkoi që ti mësonte oficerëve Osmanë gjuhën Japoneze dhe kështu ai u quajt Halil ose Abdulhalil duke u bërë kështu muslimani i dytë Japonez.
Kurse personi i tretë është Ahmed Eriga i cili kish qenë i krishterë dhe punonte në tregti. Ai vizitoi qytetin e Pompeit në vitin 1900 ku një xhami i tërhoqi vëmendjen dhe pasi hyri atje pranoi fenë islame. Ai u kthye në vendin e tij si propagandues i kësaj feje dhe mori pjesë në njërin prej përkthimeve të Kuranit në gjuhën Japoneze. Gjatë kësaj periudhe tregtarët muslimanë Indianë kishin zënë vend në Japoni, Jakohoma dhe Kubi e kështu ata konsiderohen si pakica e parë muslimane që banonte në Japoni.
Dy dekadat e para të shekullit të njëzetë (1900- 1920)
Në këtë periudhë Japoninë e vizitoi një i dërguar prej Sulltan Abdulhamidit i cili quhej Muhamed Ali në vitin 1902 dhe dokumentet tregojnë se ai kishte plan ndërtimin e një xhamie në Jakohoma.
Gjithashtu Japoninë e vizitoi edhe një oficer Berto Basha, një i dërguar prej Sulltanit Abdulhamid për të vëzhguar nga afër luftën Ruso-Japoneze (1904-1905).Duke qëndruar për një periudhë dy vjeçare atje duku u takuar me perandorin dhe shkroi një libër me dy volume në gjuhën Turke.
Pas luftës ruse-japoneze mediat e huaja përhapën lajmin e interesit të shfaqur prej Japonisë për islamin dhe botën Islame gjë që inkurajoi muslimanët anembanë botës që të përhapnin Islamin në Japoni. Disa prej oficerëve egjiptianë u mahniten nga triumfet e Japonisë dhe u regjistruan në ushtrinë Japoneze,u martuan me japoneze dhe lanë pas tyre trashëgimtarë. Disa prej tyre u kthyen ne Egjipt kurse disa të tjerë mbetën atje. Gjithashtu propaganduesi indian Sir Feraz Husejn vizitoi Japoninë në fundin e viteve 1905 dhe fillimet e fiteve 1096 dhe paraqiti atje një numër leksionesh rreth Islamit në Nagasaki dhe Tokio. Më pas u ngrit xhamia e parë në Osaka në shërbim të robërve muslimanë Rus pas luftës të cilën e lartpërmendëm e kjo ndodhi në vitin 1905.
Lajmet në botën Islame i bënë jehonë faktit se do të organizohet një kongres në Tokio në vitin 1906 ku Japonezët do të kenë mundësinë të bëjnë krahasimin mes disa feve për të zgjedhur fenë e tyre të drejtë. Në këtë formë paksa të ekzagjeruar mbërritën lajmet saqë muslimanët anembanë botës u mobilizuan për të marrë pjesë në këtë kongres dhe ngjarja më të bujshme ishte ajo e Sajid El-Xherxhauit.
Propaganduesi Abdurreshit Ibrahim të cilit iu përmend emri më parë mbërriti në Japoni në vitin 1909 dhe qëndroi atje për një periudhë gjashtë mujore. Aty ai takoi burrat e Japonisë duke filluar nga ministrat e deri tek bujqit dhe prej tij pranuan Islamin një grup i konsiderueshëm prej mendimtarëve, gazetarëve, oficerëve të rinj, siç vizitoi gjithashtu edhe Kinën, Korenë, dhe vendet e Hixhazit dhe shkroi një libër prej 1000 faqesh në gjuhën Osmane dhe ai i cili po shkruan këto rreshta tani është përkujdesur drejt për drejt për përkthimin e tij dhe nxjerrjen e referencave të tij, një libër i cili së afërmi do të dalë në qarkullim.
Gjithashtu Japoninë e kanë vizituar edhe Muahmed Bereketilah prej Behubalit të Indisë dhe ishte i pari i cili dha mësim urdishten në Universitetin e gjuhëve të Huaja në Tokio dhe prej tri vjetësh botonte revistën "Vëllazëria Muslimane" mes viteve 1910-1912 dhe prej tij një numër i madh Japonezësh pranuan Islamin. Nuk kam arritur të marr në dorë vetëm se dy numra të kësaj reviste dhe vazhdoj të kërkoj për to sepse ato përmbajë filizat e para të përhapjes së Islamit në Japoni.
Prej oficerëve të cilët qëndruan në Japoni dhe u martua atje në vitin 1908 është edhe Ahmed Fudejli I cili u takua me Abdureshid Ibrahimin dhe bashkëpunoi me të, siç bashkëpunoi gjithashtu edhe me Bereketilahun për një periudhë 6 mujore në botimin e revistës të cilën më pas e la. Gjithashtu Fudejli shkroi një libër me titull "Sekreti I zhvillimit të Japonisë" në vitin 1911 në gjuhën arabe si dhe përktheu nga Japonishtja librin "Shpirti japonez" I cili përshkruan personalitetin e Japonezëve. Ai gjithashtu vizitoi edhe Universitetin "Uasida" në shoqërinë e Abdureshidit duke i përkthyer atij një leksion tri orësh rreth Islamit. Abdureshit përmend se në Universitetin "Uasida" kishte rreth 1000 kinezë mes tyre 39 muslimanë dhe këta ishin ata të cilët botuan revistën "Zgjimi Islam" me titullin e shkruar në gjuhën arabe.
Gjithashtu Hasan Hatano i cili pranoi Islamin prej Berekatilahit botoi një revistë të ilustruar në gjuhën angleze të cilën e titulloi "Vëllazëria Muslimane" dhe me titullin në gjuhën angleze "Islamic Brotherhood" në vitin 1918 prej të cilës nuk kam mundur të gjej qoftë dhe një numër të vetëm deri tani. Gjithashtu ai botoi në vitin 1911 revistën me titull "Islam" në gjuhën Japoneze dhe atë angleze, prej të cilës gjithashtu nuk kam mundur të gjej qoftë dhe një numër të vetëm. I pari japonez që kreu detyrën e haxhit në vitin 1909 quhet Jama Oka i cili shoqërohej prej Abdureshidit në të gjitha vendet e shenjta e më pas në Stamboll.
Revista "Bota Islame" I cila botohej në gjuhën franceze përhapi lajmin e pranimit të Islamit prej dy personave japonez me banim në Kinë në vitin 1911 dhe për vullnetin e tyre për të përhapur Islamin pasi të ktheheshin në Japoni.
Vitet njëzet: 1920- 1930
Interesi i Japonisë rreth Islamit u shtua për qëllime të ndryshme të cilat kishin të bënin me zgjerimin, Ekonominë, kulturën si dhe u realizuan përkthime të kuptimeve të Kuranit Famëlartë dhe u ngritën shoqata dhe u botuan librat Islamë orientalistë.
Refugjatët Tatar filluan të zhvendoseshin drejt Japonisë në shmangie e sipër nga regjmi komunist në Rusi. Shumica e tyre zunë vend në Tokio, Nagoja dhe Kubi si dhe i dyti musliaman japonez kreu detyrën e haxhit i cili quhej Nur Ibi Tanaka –Allahu e mëshiroftë- i cili e kish pranua Islamin në Kinë. Gjithashtu në Kinë pranoi Islamin edhe Umer Mita –Allahu e mëshiroftë- i cili ishte edhe përkthyesi I kuptimeve të Kuranit famëlartë në gjuhën japoneze. Umer Jama Oka vizitoi Egjiptin dhe shkoi në Ez'har në vitin 1923 dhe atje bëri një fonografi me veshjen Ez'herane.
Vitet tridhjetë 1930-1940
Në këtë periudhë spikati emri Abdulhaj Kurbani si udhëheqës fetar i muslimanëve Tatarianë. Ai botoi një revistë në gjuhën Tatariane i cili shpërndahej brenda dhe jashtë Japonisë. Ai ngriti një shtypshkronjë për shtypin e librave islamë si dhe shtypi gjithashtu Kuranin Famëlartë. Marrëdhëniet me pushtetin japonez u forcuan, gjë e cila e shty pushtetin të ndihmonte muslimanët të ndërtonin xhaminë e parë në Tokio në vitin 1938, në përurimin e së cilës mori pjesë edhe ambasadori Saudit në Japoni Hafidh Uehbeh –Allahu e mëshiroftë- në vend të hirësisë së tij mbretit Abdulaziz-Allahu e mëshiroftë. Propaganduesi Abdureshid Ibrahim u kthye përsëri në Japoni në vitin 1933 dhe bashkëpunoi me Kurabanin për të organizuar pakicat Muslimane.
Në këtë periudhë, në Japoni erdhën edhe një numër i madh propaganduesish ku mund të përmendim El-Hasan Berlas, Alim Ilmullah Sadiki që të dy këta prej Indisë. Gjithashtu atje u afrua edhe tregtari Libanez letrari Abdurrahman Kalilat i cili shoqërohej nga familja e tij i cili gjithashtu dha kontributin e tij në Japoni. Gjithashtu u afrua edhe familja Ed-Dubs të cilët ishin prej tregtarëve më të mëdhenj në Siri të cilët ndihmuan aktivitetin Islam në Japoni.
Në këtë periudhë spikati edhe Mustafa Kamora i cili ishte një Japonez që kishte pranuar Islamin dhe e kish ndihmuar atë shumë. Ai kishte dhënë kontributin e tij në këtë fushë siç ishte kontributi I tij për dërgimin e studentëve Japonezë në botën Islame për të mësuar fenë islame në vende si Pakistan, Arabi Saudite, Malajzi etj.
Në ketë periudhë një masë e madhe prej muslimanëve Japonezë filloi ti drejtohej Mekës për të kryer detyrën e haxhit.
Vitet dyzet 1940-1950
Në vitin 1941 arriti Shjehu Abdullah Tugani I dërguari I Ez'herit në Japoni dhe qëndroi atje për një periudhë 6 mujore.
Gjatë kësaj periudhe hyri në Japoni lufta e dytë botërore, ku japonezet pushtuan disa rajone të Azisë dhe patën kontakt me vende të tjera duke u njohur me kulturën e tyre. Kjo solli që një grup prej oficerëve dhe ushtareve të pranoni Islamin dhe bashkë me mbarimin e luftës ushtria u ktheu në Japoni e shoqëruar prej një numri të madhe muslimanësh në gjirin e saj të cilët e kishin pranuar Islamin gjatë luftës.
Vitet pesëdhjetë 1950-1960
Në këtë periudhë u themelua shoqata e parë e cili kushtohej muslimanëve Japonezë në vitin 1953 dhe në këtë kohë filloi të dukeshin në horizont ekspeditat e parë të Xhematit Teblig në Japoni të cilët vinin nga Pakistani drejt Japonisë. Ata kontribuuan shumë në përhapjen e Islamit atje duke e vizituar Japoninë më shumë se katër herë dhe shtuan aktivitetin e tyre në një masë të madhe. Prej tyre spikatën një numër i madh personalitetesh të cilët lanë gjurmë të thella propagandistike në Japoni.
Gjatë kësaj periudhe tre persona të cilët ishin Eshref Abdureshid Ershed, Umer Mita dhe Mustafa Kamora realizuan përkthimin e kuptimeve të kuranit famëlartë në gjuhën Japoneze. Gjatë kësaj periudhe vdiq Eshref Abdureshid Ershedi dhe dy të tjerët vazhduan misionin e tyre.
Vitet gjashtëdhjetë 1960-1970
Shumë prej nxënësve muslianë të huaj qofshin këta Pakistanezë, Arabë(mes tyre edhe shkruesi I këtyre rreshtave), Turq dhe një numër i madhe nga Indonezia erdhën në Japoni dhe themeluan të parën shoqatë studentore muslimane ne Japoni në vitin 1961 e më pas formuan një këshilli të përbashkët mes tyre dhe shoqatës së muslimanëve të Japonisë. Ky këshill mori organizoi një numër të madhe aktivitetesh propagandistike siç ishte shembulli i hapjes së një numri të madh të qendrave Islamike të përqendruara në një numër të madh lokalitetesh, si dhe botimi I një gazete, pa përmendur këtu edhe përkujdesja për punë propagandistike pas largimit të xhematit teblig.
Në një të tretën e fundit të kësaj periudhe dhe pasi i kthyen në shtëpitë e tyre një numër madh i studentëve dhe pasi u pakësua disi aktiviteti i tyre, në Japoni erdhi një propagandues i madh i cili quhej Sajid Xhemil, llogaritari i parë shtetëror në qeverinë Pakistaneze të asaj kohe. Ai kishte krye një aktivitet të dalluar propagandistik. Më vonë erdhi edhe profesori egjiptian i cili quhej Ali Hsan Es-Semini i cili zhvilloi mësimdhënien e gjuhës arabe në fakultetet e gjuhëve të huaja dhe në institutet japoneze. Nga dora e tij u diplomuan një numër i madh Japonezesh dhe u përkujdes shumë për thirrjen Islame. Ish-perandori i nderoi me dhënie e dekoratës për shërbimet e vyera të tij në fushën e kulturës Islame.
Vitet shtatëdhjetë 1970 -1980
Mbreti Fejsal Bin Abdulaziz e vizitoi Japoninë në viti 1970 dhe u takua me një grup muslimanësh në Japoni. Ndër ta ishte dhe një grup nga Koreja. Mbreti Fejsal u interesua së tepërmi rreth projektit të përkthimit të kuptimeve të Kuranit famëlartë në gjuhën Japoneze, projekt të cilin e vuri në zbatim Umer Mita të cili iu vunë në shërbim të gjitha mundësitë financiare nga Ambasada e Arabisë Saudite në Tokio për ti vënë në përdorim sa herë që mbarohej sasia e shtypur.
Gjithashtu mbreti Fejsal dërgoi drejt Japonisë një delegacion në vitin 1973 i përbërë nga shtatë persona për të bërë thirrje për pranimin e Islamit. Ky grup formoi qendrën e parë të plotë Islame në Japoni. Këto iniciativa patën mbështetjen e fuqishme të shjehut Abdula Aziz Bin Baz –Allahu e mëshiroftë- dhe lëvizja e propagandës Islame mori një zhvillim të fuqishëm nëpërmjet konferencave dhe referateve të cilat ndiqeshin nga mijëra të interesuar. Gjithashtu u botuan një numër i madh librash rreth Islamit në gjuhën Japoneze dhe u organizuan një numër i madh vizitash për kryerjen e detyrës së haxhit, kështu që aktivitet propagandistike mbuluan të gjithë vendin nga njëri cep në tjetrin.
Gjatë kësaj periudhe u formua edhe instituti Islamiko-Arab i cili i përkiste Universitetit Islamik "Imam Muahmed Bin Seud"dhe në ndihmesën e vazhdueshme të Shejhut Hasan Al-Esh-shejh –Allahu e mëshiroftë. Këtë mision e kreu D.Abdullah Et-Turki, ndërkohë që projekti u mbështet financiarisht nga Shërbyesi I dy xhamive të shenjta, Mbreti Fehd.
Me të drejtë mund të thuhet se kjo periudhe përfaqëson periudhën më pjellore për sa i përket thirrjes Islame në Japoni. Muslimanët numëroheshin mes njëmijë deri tre mijë vetëve para kësaj periudhe, ata tani ishin bërë mijëra vetë. Gjithashtu fjala e Islamit u bë pjesë e fjalori Japonez duke u shqiptuar "Isram" në mungesë të shkronjës "L" në gjuhën Japoneze.