Njeriu më i vjetër në botë është 114 vjeç

Besse Cooper, e vjetër 114 vjeç e gjashtë muaj, është pranuar si personi më i vjetër në botë. Cooper është lindur më 26 gusht 1896 në Tennessi, ndërsa tash jeton në Georgia.

Në ceremoninë e regjistrimit në librin e rekordeve Guinness, Cooper në shtëpinë e pleqve ku jeton, në shoqërinë e familjes së saj mori një pllakat.

Në pyetjen se cili është sekreti i jetëgjatësisë, Cooper pasi festoi ditëlindjen e 113 kishte thënë shkurt: “I shikoj punët e mia dhe nuk ha ushqim të keq”.

Cooper, e cila është martuar në vitin 1924, është e vejë gati më shumë se gjysmë shekulli. Me bashkëshortin e ndjerë ka katër fëmijë, 11 nipër e mbesa dhe 15 stërnipër e stërmbesa dhe një stër-stërnip.

Jetoi e vetme deri në moshën 105 vjeçare, ndërsa më pas djali i saj vendosi ta dërgojë në një shtëpi pleqsh pasi shëndeti i saj filloi të përkeqësohej.

Gjatë jetës së Besse Cooper 21 presidentë janë ndërruar në SHBA, ndërsa ka përjetuar edhe dy lufta botërore.

Para Besse Cooper, personi më i vjetër në botë ka qenë Junis Sanborn nga Teksasi, e cila vdiq muajin e kaluar. /Telegrafi/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)