Shkruan: Semir Imamovic
Ka filluar ndalimi i paralajmëruar i bartjes së ferexhesë në Francë, i cili do të realizohet nëpërmjet mekanizmit represiv, që nënkupton zbulimin e dhunshëm të grave muslimane, pagesës së gjobës prej 150 euro dhe orëve detyruese të ri-edukimit.
Muslimanet do të trajtohen si kriminelët më të mëdhenj, mbi të cilat do të zbatohet dhuna, dhe të cilat do të dërgohen për ri-edukim. Polemikat disa vjeçare për legalizimin e ndalesës së ferexhesë nuk u kanë mbledhur mendjen politikanëve francez, se me këtë hyhet në humnerën e shkeljes së të drejtave të njeriut në dallimet religjioze. Ky brez i politikanëve francez do të bartë mbi vete njollën historike për urrejtjen raciste kundër muslimanëve.
Ndalimi i praktikave fetare të dikujt, pa marrë parasysh kush është ai, thjesht nuk mund t’i takojë domenit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Franca ka pasur kohë të mjaftueshme dhe argumente të mjaftueshme të zbrapset dhe të ndryshoj mendjen, kështu që nuk duhet besuar se këtë fatkeqësi Franca e ka kryer nga padituria. Kjo do të thotë se bëhet fjalë për një synim të vetëdijshëm dhe për degradim të femrës muslimane, si shtyllë e familjes muslimane. Ne e dimë se një familje dhe një shoqëri, kryesisht varet nga roli dhe statusi i femrës. Nëse do të shqyrtojmë vetëm aspektin e kujdesit të fëmijëve ndaj prindërve më të vjetër, në vendet muslimane dhe ato perëndimore, do të shohim një ndryshim të madh, sepse nënat muslimane, të cilët janë të angazhuar në shtëpi, edukojnë fëmijët, të cilët do të kujdesen për prindërit e tyre. Këto lidhje familjare në Islam, jo vetëm se janë intime, por formojnë një unitet në të kuptuarit e jetës. E për këtë më meritori është fanari i familjes - gruaja muslimane. Janë shumë hadithe që flasin për vlerën dhe rëndësinë e martesës me një grua të ndershme, të edukuar dhe virtuoze.
Në njërin nga ato hadithe thuhet: ''Atë që Allahu e furnizon me një grua të mirë e të ndershme i ka dhënë gjysmën e besimit, ndërsa sa i përket gjysmës tjetër le t’i frikohet Allahut (le të kujdeset vet për atë)” (Hakimi).''
Nuk duhet harruar hadithin në të cilën zgjedhja e gruas së ndershme (besimtare), mes gruas së bukur dhe të pasur, krahasohet me përzgjedhje të perlës. Pejgamberi, sallallahu 'alejhi ve selem, ka thënë: ''Gruaja martohet për katër gjëra: për pasuria, për farefis , për bukuri dhe për besim, e ti zgjidhe atë me besim, ashtu sikur zgjidhen perlat më të çmuara nga ato më pak të çmuara, dhe do të arrish të gjitha të mirat.''(Buhariu dhe Muslimi).
Ndoshta kjo është arsyeja pse Franca është bërë pionier i zbatimit represiv të gruas muslimane në standardet e jetesës perëndimore. Në këtë formë tentojnë që përmes transformimit të identitetit të grave muslimane të krijojnë një komandë mbi familjet muslimane, të cilët nuk janë robër të tregut, e as të veseve të ndryshme, qofshin ato mediale apo politike, por në tërësi, si në trup dhe në shpirt, janë robër të Allahut xh.sh.
Është e kotë t’i këshillosh të paditurit se besimi qëndron në shpirt, dhe nga shpirti nuk mund të dëbohet me largimin e formës. Franca aspak nuk turpërohet nga hipokrizia e saj dhe nuk i fsheh arsyet për ndalimin e ferexhesë. Ata thonë se në këtë mënyrë duan ta parandalojnë radikalizimin e muslimanëve. M’u në këtë fjali fshihet e gjitha: edhe fuqia edhe marrëzia. Me anë të kësaj thuhet haptas se islami është fe radikale.
Me persekutimin e praktikave islame bëhet mohim i vetë Islamit. Ndërsa persekutimi i një religjioni, pa marrë parasysh se për cilin bëhet fjalë, bie në kundërshtim me përkufizimin e demokracisë. Ky është persekutim i lirisë në kuptimin më të gjerë të fjalës. Ndërsa Franca do të pajtohet që rreshtohet në anën tjetër të lirisë dhe demokracisë, në emër të shkatërrimit të identitetit musliman. Pse? Ne e dimë se familjet në të cilat gratë muslimane janë më të lidhura për besimin e tyre janë të mbrojtura nga ndikimet e zakoneve të jashtme të shoqërisë perëndimore dhe subkulturës, e cila nënkupton çdo lloj degradimi të dinjitetit femëror, e me këtë edhe vetë moralit publik. Nëse muslimanët, në masë kritike, vijnë në atë gjendje që gratë e tyre të bëhen muslimane të devotshme, besimtare të cilat me sjelljet dhe veshjet e tyre do të kërkojnë vetëm kënaqësinë e Allahut, atëherë muslimanët do të vijnë në atë gjendje që asnjë popull nuk do t’i komandon dhe t’ju shfrytëzon pasurinë e tyre, atëherë muslimanët do t’i njohin, do t’i dashurojnë dhe do t’i mbrojnë interesat e tyre. Këtu qëndron thelbi i represionit francez ndaj grave muslimane të cilat bartin ferexhenë.
A do ta trashëgoj Evropa nga Franca represionin ndaj gruas muslimane, apo do të gjejë forcë që këtë legalizim të demokracisë më të vjetër evropiane ta njeh si përsëritje të disa modeleve të anti-semitizmit hitlerian? Islami nuk mund të shkatërrohet ose transformohet me represione të tilla, sepse Islami qëndron në zemër dhe nuk mund të ndryshohet. Humbës është vetëm Franca, dhe ai që ndjek shembullin e saj.
(SAFF)