Google Earth dëshmon se Muhammedi a.s. është profet i vërtetë i Zotit

"Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhuruar libri, ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t'i fshihet ajo që veprojnë ata". (El- Bekare: 144)

Kur drejtimi i kibles (së faljes) ishte në drejtimin e Mesxhidul Aksasë
Në vitin e 2-të të hixhretit, Muhamedi a.s. në kohën kur ishte në Medine u urdhërua të falej në drejtimin e Qabesë në Meke. Që nga ajo kohë kibla (drejtimi i faljes) është bërë në atë drejtim për të gjithë muslimanët. Feja Islame përhapej me të madhe gjersa ndihma e Allahut dhe fitorja vinin, njerëzit futeshin në Fenë e Allahut (Rrugën e Zotit) në grupe.

Njerëzit e Jemenit u bënë musliman. Pas kësaj Muhamedi a.s. dërgoi tek ata
(jemenasit) mësuesit që t'ua mësojnë fenë. Kështu ai, dërgoi Ali Ibin Abi Talib në Hamdan ndërsa Muadh Ibn Jabel në Janad, dhe ai Muhamedi a.s. dërgoi disa lajmëtarë në Sana’a në mesin e tyre ishte Wabr ibn Yuhanas Al Khozaee që ishte mbrojtës i vendit Sana’a, ku i urdhëroi ata të ndërtojnë një xhami në bazë të instruksioneve të sakta të dhëna nga Muhamedi a.s. Al Tabarani rrëfen: Wabr ibn Yuhanas Al Khozaee tha:

"I dërguari i Zotit, Muhamedi a.s. më tha: “Nëse ndërton xhaminë në Sana’a ndërtoje atë në të djathtën e Malit të quajtur Deyn“ Al- Hafez Al- Rahzey në librin e tij: “Historia e Sana’a“, Muhamedi a.s. në kohen kur e dërgoi Wabr in Yuhanas Al Ansaray në Sana’a si mbrojtës i tha: “Ftoj ata në besim (në të vërtetën), nëse të binden në atë, atëherë obligoj me namaz, nëse të binden edhe në atë, atëherë shko ndërtoje një xhami në parkun Bathan, ku gjendet një gur në Gamdan përballë malit të quajtur Deyn, dhe Al Rahzey tha: “ Muhamedi a.s. i tha Wabir-it të ndërtoj muret e xhamisë së Bathanit duke filluar nga pozita e gurit përballë malit Deyn."

… dhe pas 14 shekujve nga kjo ngjarje, arritën anijet kozmike që fluturojnë në distanca të largëta duke bartur me vete satelitet

1. Pasha yllin kur bie (prej së larti poshtë)!
2. Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni) nuk ka humbur, e as që ka devijuar (nga e vërteta)
3. Dhe ai nuk flet nga dëshira e tij.
4. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet. (Nexhm 1–4)


Satelitët dëshmojnë të vërtetën e të dërguarit të Zotit, Muhammedit a.s.

Hulumtimi nga: Abdul – Majeed Al – Zandaney

Kjo është Sana’a ashtu siç e kanë fotografuar satelitët dhe kjo është xhamia e madhe ku nga mbrapa gjendet xhamia Sana’a, aty ku Muhamedi a.s. urdhëroi të ndërtohej afër Gurit Mulallamah të cilin Muhamedi a.s. e përshkroi. Kjo tani është xhamia e Sana’as të cilën Muhamedi a.s. urdhëroi të ndërtohej. Kjo është shtylla Masmoorah, ku jemenasit shikonin pas anës së xhamisë, menjëherë në të kundërtën e saj gjendet një shtylle tjetër e cila quhet Manq’urah.

Kjo është kibla (drejtimi i faljes) së xhamisë së Sana’s nga brenda që është mes shtyllave Masmoorah dhe Manq’rah. Kjo është kibla nga jashtë, dhe kjo është xhamia midis minareve. Ndërsa kjo është Sana’a me xhaminë e madhe në mes.

Tani të lëvizim në drejtim të malit që Muhamedi a.s. e saktësoi ku ai urdhëroi Wabr ibn Yuhanas që t’ia bëj kiblen e xhamisë kah Mali Deyn dhe të ndërtojë xhaminë në të djathtën e Malit Deyn. Kjo është maja e Malit Deyn, ku në maje është lokalizuar një kamp i vogël ushtarak, ku është i vendosur një fuqizues i sinjalit televiziv. Dhe kjo është maja e malit siç e tregojnë fotot e satelitit. Kjo është pamja horizontale e Malit Deyn, terreni i rrugës qe të dërgon në Sana’a dhe distrikti i Amranit.

Mali Deyn nga këndi tjetër, ku është vendosur një fuqizues i sinjalit televiziv.
Maja e Malit Deyn nga lart siç është fotografuar nga sateliti.

Të kthehemi tek Sana’a me qellim që ne të fillojmë nga xhamia të cilën Muhamedi a.s. urdhëroi të ndërtohej. Kjo është xhamia e madhe, ku nga mbrapa është Xhamia.

Kjo është vija që fillon nga kibla (drejtimi i faljes) e xhamisë Sana’a që kalon përballë majës së malit Deyn, nga kjo maje e malit Deyn të vazhdojnë në këtë vijë, dhe këtu është Mali Deyn dhe këtu është vija e cila kalon nëpër maje të malit Deyn dhe kalon neper kampin ushtarak, kalon në veri, veri perëndim, ku del nga kufijtë e Jemenit.

Kjo është Meka dhe kjo është Qabja. Unë dëshmoj se Muhamedi a.s. është i Dërguar i Allahut. Kjo është Qabja, dhe kjo vijë arrin tek qendra e Qabes. Unë dëshmoj se Muhamedi a.s. është i Dërguar i Allahut. Një vijë e drejtë prej qendrës së Qabes tek maja e malit Deyn deri tek Xhamia e madhe, Xhamia e Sana’s, kibla (drejtimi i faljes) të cilën Muhamedi a.s. e saktësoi.

Pra, drejtimi i vendit të faljes në Xhaminë të cilën Muhamedi a.s. urdhëroi të ndërtohej në Sana’a kalon në drejtim te majës së malit Deyn, ku edhe arrin qendrën e Qabes.

Distanca në mes Sana’as dhe Malit Deyn është 30 KM. Distanca në mes Sana’as dhe Mekës është përafërsisht 815 KM

Asnjë njeri në botë nuk mund të tërheq një vijë kaq të drejtë në sipërfaqen e
tokës midis dy qyteteve kaq të largëta, përveç se me ndihmën e hartave të detajizuara, të mundësuara sot nga aeroplanët, satelitët dhe njohuritë e atitudës (gjerësisë), longitude (gjatësisë), lartësinë tokësore (mbidetare) etj.

"Dhe ai (Muhamedi a.s.) nuk flet nga dëshira e tij. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet". (Nexhm: 1–4)



Përktheu & Përshtati nga Anglishtja:
Agim Hoxha

SHIKONI KETU VIDEON NE YOUTUBE
http://www.youtube.com/ëatch?v=RhnqWcfqRhY