Si mundet merimanga e ujit të kaloj gjithë jetën e saj në fund t detit, ndërkohë që për shumë lloje tjera merimangash qëndrimi në ujë është i barabartë me vdekjen?
Si mund të thur rrjetën e saj në ujë? Dhe pikërisht n këtë pikë biologët zbuluan mënyrën e jetesës së merimangës e cila kalon pjesën më të madhe të jetës në ujë.
Bazuar në nj lajmë të revistës BBC Focus, merimanga e gjetur në Evropë dhe Azi brenda fijeve të vogla mbledh ajrin e marrë nga sipërfaqja dhe e përdorë atë për të krijuar një kambanë zhytjeje nën rrjetën e thurur mes bimëve.
Por, ambientalistët dhe fiziologjistët në Gjermani e Australi zbuluan se kjo kambanë zhytjeje në të njëjtën kohë shërben edhe për thithjen e oksigjenit dhe për ta ndihmuar merimangën të qëndroj sa më gjatë nën ujë.
Shkencëtarët e realizuan këtë zbulim duke vendosur disa sonda fibër-optike brenda dhe jashtë kësaj kambane, me anë të të cilave matën nivelin e oksigjenit.
Krahas kësaj shkencëtarët pohuan se merimangat më të mëdha të ujit realizojnë kambana më të mëdha zhytjeje, sepse kanë nevojë për më shumë oksigjen për të përmbushur aktivitetet e tyre jetësore. Në këtë mënyrë, këto kambana mbajnë më shumë oksigjen. /Start /