Facebook monitoron gjithçka shikoni në internet

Facebook ka pranuar se monitoron çdo faqe në internet që shohin anëtarët e saj, edhe kur ata nuk janë duke përdorur Facebook.

Ky është një skandal i rëndë privacie, raporton Daily Mail. Sipas saj, Facebook është detyruar të pranojë se vëzhgon çdo lëvizje online të 750 milion përdoruesve të saj.

Në fakt, të gjithë këto të dhëna dërgohen sërish në serverat e rrjetit social, duke bërë të mundur që Facebook të fitojë miliarda nga reklamat për shkak se një informacion i tillë është tejet i vlefshëm. Një ekspert i teknologjisë nga Australia e zbuloi këtë hile të Facebook, i cili vendos të ashtuquajturat ‘cookies’ në kompjuterin tuaj për të monitoruar se çfarë do të shihni.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)