Dr. Faruk el-Baz është një shkencëtar i njohur në botë nga Egjipti. Ai është sekreti i vërtetë në tezën e plasuar në lidhje me “Myslimanizmin e Neil Armstrong”.
El-Baz, i cili ka diplomuar në universitetin “Ajn-u Shems” të Kajros në vitin 1958, ka marrë dhe kryer detyra të larta në agjencinë NASA, për programin Apollo Month. Në një theksim nga Worden për zhvillimin e 12 astronautëve Apollo, Dr. Faruk el-Baz është emëruar si “Mbret”. Kjo, pa dyshim është një gjë që tregon se sa i dashur ishte ai në rrethin e tij. Dr. Faruk el-Baz, i cili ka marrë pjesë në shumë projekte të mëdha, njihet si shkencëtar me identitet myslimani. Mbreti, tani gjendet në një detyrë administrimi në Universitetin Boston në Qendrën Remote Sensing. Prandaj, e vizituam për të marrë përgjigjet e shumë pyetjeve nga ai.
- Si i komentoni ngjarjet e fundit që ndodhën në vendin tuaj në Egjipt? A e shihni ecurinë si pozitive?
Unë kam mbetur shumë i kënaqur nga zhvillimet në Egjipt nga revolucioni, që nuk kanë përfunduar ende. Sepse mendoj se Egjipti ka shumë vite që ka mbetur mbrapa në zhvillim. Kështu që, nëse shikojmë të kaluarën, atëherë shohim se jemi pesëdhjetë vjet mbrapa. Në realitet, në pesëdhjetë vjetët e kaluar ne gjithmonë ishim në gjumë dhe nuk u realizua asgjë. Nuk kishte shpresa për brezin e ri, nuk kishte ardhmëri dhe as potencial. Dhe në këtë mënyrë, Egjipti nuk do të bëhej ashtu siç kemi menduar. Për këtë arsye, revolucioni i Egjiptit do të ketë shumë ndikime dhe efekte tek ata.
- Për fat të keq, 13 astronautët Apollo, nga një shpërthim që ndodhi në modul, u detyruan të ktheheshin të tokë pa mundur të zbrisnin në Hënë. A mund ta bisedoni me ne (këtë periudhë) Jim Lovell, njëri nga astronautët, shqiptoi thënien e tij të njohur “Houston, kemi një problem”, dhe ka informuar stacionin dhe qendrën në Tokë për shqetësimin për shkak të defekteve. Si rezultat i kësaj, nga thellësitë e hapësirës ku astronautët do të përshëndeteshin me jetën e tyre, tre prej tyre, ia dolën të ktheheshin përsëri në Tokë. )
Jemi frikësuar shumë për astronautët, sepse ata ishin shokët tanë. Ata nuk ishin vetëm njerëzit tanë që u kemi thënë “Shkoni në Hënë”, ne i njihnim ata dhe familjet e tyre. Për këtë shkak ne ishim të shqetësuar për jetën e tyre. Jam i sigurt se ju kujtohet: Pas gjithë këtyre përjetimeve,ata u kthyen në shtëpitë e tyre shëndoshë e mirë. Gjatë kohës së detyrës “Faruk dëgjo! Diçka shkoi gabim dhe nuk po e dimë se ç’ndodhi. Do të kemi nevojë për fotografitë e bëra gjatë punës. Kështu, do të mund të kuptojmë se çka ka ndodhur në mjetin e hapësirës. Dhe, ti je personi i vetëm që u ke mësuar astronautëve se si bëhen këto fotografi. Shko dhe gjeje se ç’është problemi. Kur dhe si janë bërë fotografitë? Gjatë largimit të
anijes kozmike nga Toka, dy pjesë të saj u ndanë. Dhe ne kishim shumë nevojë për fotografitë e bëra shumë mirë, që tregojnë pjesën e ndarë dhe të dëmtuar të anijes. Drejtori thoshte: “Shko dhe gjeji ato”. Kështu, unë e gjeta problemin se ç’ishte. Përafërsisht gjatë 30 orëve nuk ia dolën të bënin asgjë, por unë menjëherë e gjeta se ç’duhej të bënin aty.
- Çfarë rruge duhet të ndjekë një i ri i përsosur, që të bëhet shkencëtar?
Edhe Turqia është sikurse shtetet e tjera të botës. Edhe atje gjenden grupe të studentëve myslimanë. Gjëja e vetme për se keni nevojë që të gjithë, futeni veten tuaj në rrugën për të fituar dituri. Këtë duhet ta mbillni patjetër në kokat tuaja. Ja, pra, kjo është gjëja që në të kaluarën ka bërë Qytetërimi İslam. Duhet të jesh i sigurt për diturinë, sa mund ta mësosh atë. Duhet të mendosh rreth diturisë që ke fituar, dhe për ato se ç’thuhet rreth saj, e pastaj të gjitha këto t’i depozitosh dhe të bësh prova dhe teste. Më pas duhet të jesh i sigurt për rezultatin e tyre nëse janë të drejta apo ajo. Pas gjithë këtyre hapave, gjithçka duhet ta shkruash. E gjithë kjo është një periudhë që duhet ta kalosh. Kjo domethënë se, sa më shumë që të grumbullosh dituri, aq më shumë e zotëron sigurinë. E sa më shumë që të kesh siguri në dituri, aq më shumë do të mësosh, sepse në këtë mënyrë fiton aq më tepër respektin nga më shumë njerëz. Për këtë shkak, sa të mund të fitosh dituri, aq më shumë edhe do ta vëresh se është e nevojshme të vazhdosh në nxënien e saj.
- Në të vërtetë, në ditët tona NASA, për aq sa e kemi zmadhuar, është një gjë dhe një vend që nuk mund ta arrijmë? Dua të them, cilat janë porositë tuaja që në Egjipt ose në vendin tonë (Turqi) si mund të krijojmë një Qendër Hulumtimi të Hapësirës?
Nuk mund të krijoni një qendër të tillë hulumtimi. Nuk keni as raketë e as njeri që mund të punojë me kompjuter, të bëjë disenjin, pra s’keni forcë. NASA – nuk vjen “tëk” ashtu nga qielli. NASA buron nga themeli i shkencës dhe teknologjisë. E para është që ju të kaloni në këtë shkallë. Së pari duhet të siguroheni se a keni një forcë të mirë studimi apo jo. Kështu shumë shtete kanë kaluar në kësi hapash, por në fund u detyruan të pranonin se “studimet e tyre ishin të këqija dhe ishin të pamjaftueshme për prova të mjaftueshme dhe dituri”. E para është se kërkohet që sistemin e studimit ta rritim në një shkallë të lartë dhe të mjaftueshme. Kjo fazë
mund të marrë dhjetë, pesëmbëdhjetë ose edhe njëzet vjet. E kjo punë kështu, në këtë mënyrë, zë vend shumë mirë. Nëse sistemi i studimit është i tillë që, qysh nga fëmijëria e deri në universitete, të merret i tillë, atëherë në këtë mënyrë mund të arrini një mundësi force të tillë. Pastaj, filloni botën e shkencës, që të mund të garoni edhe me shtetet e tjera të botës. Në fund, nëse e zhvilloni sistemin e studimit në këtë shkallë, atëherë mund të bëni dhe projektoni programe hulumtimi për të kuptuar atmosferën, hapësirën, gjithësinë dhe gjëra të tjera të ngjashme.
- Ç’na thotë Kur’ani fisnik për shkencën?
Kjo është e rëndësishme që, Kur’ani fisnik neve na ka dhënë informacione hyrëse për rrethin tonë dhe ne duhet ta kuptojmë këtë. Kur’ani na flet se si meshkujt duhet të jenë të kujdesshëm dhe si të sillen ndaj grave, dhe ai ka zbritur që të vendosë rregulla për njerëzit dhe rrethin. Si bëhet pastërtia, si duhet të pastrohemi, si duhet të kesh raporte me fqinjin dhe shumë e shumë sjellje të tjera... Kur’ani ka zbritur se si duhet të sillemi me të tjerët, me vetveten e rrethin tonë dhe shumë gjëra të tjera të ngjashme... në të njëjtën kohë Kur’ani, neve na jep disa sekrete në lidhje me përsosmëritë dhe bukuritë e rrethit tonë. Kur’ani nuk është një libër i shkencës! Mirëpo, ai jep ca mundësi dhe gjëra në lidhje me shkencën, kur thotë mëso, vepro, bëj, vëzhgo, shih, hulumto. Kumtimi i të gjitha këtyre është “shko dhe studio vetë”. Por ti mos e hap Kur’anin për shkak se në të gjendet atomi, se është përmendur hapësira qiellore, se gjendet ndarja e Hënës në dy pjesë, se ekziston Xhehenemi etj... Të gjitha këto janë gjëra të gabuara, sepse mendime të tilla ty të thonë se nuk ke nevojë për një dituri dhe shkencë tjetër. Nëse e lexon Kur’anin kështu, atëherë kjo do të thotë se çdo shkencë ti e ke aty. Dhe se kjo gati sa është menjëherë një lëvizje në kundërshtim me Islamin. Ndërkaq, Kur’ani thotë: “Ti, o njëri, dil dhe hulumto krijesat e Allahut në rrethin tënd, studioji ato, lexo, zbulo, medito”.
- Sipas jush, si do të jenë fluturimet në hapësirë në të ardhmen? Rusia tashmë ka filluar të bëj hotelet.
Në të ardhmen, me hulumtimet rreth Marsit dhe planetëve të tjerë, do të ketë jetë edhe në planetët e tjerë. Dhe për të jetuar edhe në vende të tjera, në këtë mënyrë do të vazhdohet hulumtimi. Por tani duhet pritur ende se a mundë të jetojnë njerëzit në vende tjera përveç Tokës apo jo. Tani për tani nuk e dimë. Nuk e dimë, sepse për mundësinë për të jetuar në një vend tjetër ta afërt dhe të ngjashëm me Tokën, ende nuk kemi njohuri dhe nuk dimë ekzistimin e ndonjë vendi tjetër.
- Cilët janë emrat më të rëndësishëm në jetën e Faruk el-Bazit? (Mund të jetë ndonjë shkrimtar apo dikush që thjesht ju pëlqen). Dhe a ka ndonjë libër që mund ku të mësojë dhe të tjerë që i kanë pëlqyer dhe kanë ndikuar shumë tek ai?
Në realitet, unë asnjëherë nuk kam përzgjedhur ndonjë libër dhe të them “të bëhem si ai”. Gjëja e vetme që kam bërë, është ajo që mund ta bëja më së miri dhe më të mirën të mundshme. Çdo punë, pa marrë parasysh se çfarë është ajo. Çfarëdo pune që kërkohej nga unë ta bëja, atë e bëja në mënyrën më të mirë. Nëse bëj ushqime, mundohem të bëj më të mirën. Nëse ngrihem për të planifikuar ndonjë vend, mundohem ta bëj më të mirin. Nëse do të lexoj një libër, atëherë e lexoj atë. Nëse përgatitem për një provim, e përgatis në mënyrën më të mirë. Në fund, duhet të bësh më të mirën e mundshme të asaj që mund ta bësh. Çfarëdo që të bësh, bëje në mënyrën më të mirë.
- Keni ndonjë këshillë për rininë apo për ata që punojnë veçanërisht në këndin e astronomisë?
Nga degët ku mund të punohet, astronomia është një drejtim që të zhvillon trurin. Sepse astronomia në vete është një drejtim i gjerë. E edhe gjithësia vazhdimisht zgjerohet. Për këtë shkak, duhet të mendosh mbi një gjë - pamje që vazhdimisht ndryshon duke e mbajtur në mendje. Si rezultat i kësaj, astronomia është një gjë që përparon vazhdimisht dhe që përmes saj mund të shohim gjëra të mrekullueshme.
- Cili është planeti që e do më së shumti?
Planeti im i zgjedhur dhe i pëlqyer është Marsi. Në realitet, Marsin e dua, sepse më kujton shkretëtirat dhe vendet në Egjipt, ku kam vepruar për hulumtime. Nëse shëtit në jugperëndim të Egjiptit, ndihesh sikur të jesh në Mars. Në të kaluarën, në të dy vendet ka rënë shumë pak shi. Ka rrugë lumenjsh që janë në drejtim të pamjes së diellit, por tashmë në të dy vendet nuk ka ujë fare. Dhe ka shumë lugina. Në Egjipt gjenden shumë shtretër lumenjsh dhe lugina. Dhe ka shumë kodrina pluhuri. Për këtë shkak, Marsi gjithmonë më kujton Egjiptin jugperëndimor. Bashkë me këto, Marsi është i kuq, e po ashtu edhe rëra dhe pluhurat e Egjiptit, po ashtu janë të kuqe. Pra, janë shumë të ngjashme.
- Ka mundësi që kjo pyetje t’ju është shtruar shumë herë. Në lidhje me bërjen mysliman të Neil Amstrong-ut gjatë shkuarjes në Hënë nga Apollo 11. Cili është shkaku që myslimanët të mendojnë se Neil Amstrongu është bërë mysliman?
Jo, Jo, Jo. Nuk ka një gjë të tillë. Të gjithë astronautët ishin njerëz shumë fetarë, sepse ata ishin pilotë testues. Test Pilot quhet ai person që për herë të parë udhëton në një vend ku askush nuk ka fluturuar më parë. Për këtë shkak ata duhet të besonin në Allahun, sepse po shkonin në një vend ku nuk dinin asgjë. Dhe ata, për këtë arsye, ishin njerëz fetarë, por asnjëri prej tyre nuk e ka ndërruar fenë. Thënia se Neil Amstrongu është bërë mysliman kur dëgjoi ezanin, sa ishte në Egjipt, ku paskësh thënë: “Këtë zë e kam dëgjuar edhe në Hënë” është krejtësisht e pakuptimtë dhe krejtësisht e gabuar. Kjo ngjarje, në realitet ka dalë nga një gjë tjetër në këtë pikë. Të gjitha këto bazohen në një tregim. Në detyrën Apollo 15, në anijen kozmike kishte shumë risi, dhe ne për këtë shqetësoheshim për jetën e astronautëve. Dhe frikësoheshim se ndryshimet do të shkaktonin ndonjë problem.
- Apollo 15 u kishte dhënë astronautëve suren Fatiha?
Për këtë shkak, që të kishin një mbrojtje të veçantë dhe ekstra, i thashë vetë që t’u jepte atyre surën e parë të Kur’anit, surën Fatiha. Ata,e morën dhe zbritën në Hënë duke thënë “Mrekulli, në rregull, morëm me vete të gjitha mbrojtjet e nevojshme”. Kur janë kthyer, që të ruheshin nga shtypi, folën rreth surës Fatiha, që ua kisha dhënë. “Me vete vetëm Ungjillin nuk e morëm, por morëm pjesë nga Kur’ani” - thanë ata. Më pas, kur ata pyetën përsëri “E morët me vete Kur’anin fisnik”? – Astronautët thanë: “Nga ekipi tokësor është edhe Dr. Faruku. Në mënyrë që të mbroheshim, neve na dha ca pjesë nga Kur’ani Kerim”. Më pas, këto thënie të astronautëve, qarkulluan nëpër shtypin e shkruar. Këto arritën në Egjipt dhe u përkthyen në arabishte. Më pas ky lajm u shpërnda që nga Egjipti deri në İran, më pastaj në Afganistan, e më vonë edhe më në lindje nga İndia. Ky lajm, pasi arriti në İndi, atje mori trajtë tjetër se Neil Amstrongu dëgjoi zërin e ezanit në Egjipt, dhe kishte thënë “Këtë zë e kam dëgjuar edhe në Hënë” dhe pas kësaj u bë mysliman!
- Në fakt, gjëra shumë të panevojshme. Lajmi është nga Apollo 15, kurse Neil Amstrongu ishte në Apollo 11?
Po, ashtu është. Por lajmi kohë pas kohe, nga njëri tek tjetri u shpërnda dhe mori këtë trajtë. Një person, duke ia treguar këtë një tjetri, më në fund u thanë këto: “Hë! Një astronaut? Ah! Ai, Nil Amstrongu? Po, ai pas kësaj ngjarjeje u bë
mysliman”.
- Por, a është e nevojshme që një njëri të bëhet mysliman pasi të dëgjojë zërin e ezanit në Hënë?
Në gjithësi, nuk mund të dëgjosh zë ezani. Zëri i vetëm që mund të dëgjosh, është zëri që vjen nga Hustoni. Por kjo nuk është pika kyçe këtu. Në fakt, pyetja e rëndësishme është kjo: “Ne si myslimanë, a kemi frikë në lidhje me fenë tonë islame, se ajo është një fe e mirë apo jo, dhe a kemi dyshime në të”?. Kur një i huaj bëhet mysliman, ne fillojmë të flasim në këtë mënyrë: “Ne jemi të mirë, pra, atëherë pra Islami është fe e vërtetë”. Po presim që dikush të bëhet mysliman e pastaj të themi se Islami është një fe e mirë. Dhe më pas, po mund të themi, “Islami është një fe e vërtetë”. Kjo është shumë e pakuptimtë dhe, sipas meje, është një çështje budallie.
- Vitin e kaluar në liqenin Mono të Kalifornisë, në ujin arsenik keni zbuluar një lloj bakteri. A mendoni se në planetë të tjerë a vende të tjera mund të jetojë një bakter i tillë?
Në lidhje me ekzistencën dhe ekzistimin e llojshmërisë, nuk ka asnjë dyshim. Në Kur’an thuhet: “Allahu ka krijuar njerëzit dhe xhinët”. Në realitet, nuk e dimë se ç’është “xhinni”. Dhe po ashtu Allahu thotë: “Ai është që krijoi shtatë
qiej palë mbi palë”. (Mulk, 67/3), por ne nuk i dimë shtatë qiejt dhe nuk dimë se ç’janë ata. Ne jemi duke i parë planetët. Çdo planet, në vete përmban kushtet e tij. Jeta, sipas kushteve dhe nevojës së kësaj bote, ende është duke vazhduar. Kështu që, nëse kushtet e jetës kanë ndryshuar edhe në planetët e tjerë, do të ketë disa lloje të jetëve potenciale. Jemi duke menduar se me një imagjinatë të madhe kjo mund të jetë kështu. Pa dyshim. . .
- Për fund, në shekujt e kaluar kemi pasur shumë gjetje dhe zbulime në fushën e matematikës dhe astronomisë. Ndërsa shkenca moderne, këto gjetje i mori nga ne. Kurse tani, kemi filluar të frikësojmë njëri-tjetrin në lidhje me shkencën. Filluam të ndajmë nga njëra-tjetra Fenë dhe Shkencën.
Të ndash fenë nga shkenca dhe të mundohesh të tregosh se ato janë në kundërshtim me njëratjetrën, është një gjë shumë e keqe. Në fakt, nuk ekziston një gjë e tillë. Madje, veçanërisht në brendinë e Islamit, ekziston shkenca. Në Kur’anin Kerim thuhet kështu: “Shih! Vëre! Testo! Medito, mendo! Vëzhgo! Argumento! Argumentoje veten tënde”! Që të dëshmosh, duhet që këtë të mund ta bësh, e kjo është një rrugë. Sepse, sa më shumë që të argumentosh dhe dëshmosh, aq më shumë shikon dhe vrojton në rrethin tënd, aq më shumë bën prova dhe aq më shumë mendon. Ja, pra, pikërisht atëherë beson më shumë se Allahu është më i Madhi.
Marrë nga Revista “Genç” Nr. 61, 2011.
Përktheu: Mr. sci. Zymer Ramadani