Vitin e kaluar botën e përshkoi lajmi për planet e Stefano Boerijit rreth ndërtimit mahnitëse të "pyllit vertikal" në Milano.
Për ndryshim nga fantazitë e ngjashme urbane që kurrë nuk realizohen, ky projekt tashmë ka filluar të realizohet, kështu që tani jemi dëshmitarë të pyllit të parë vertikal në botë.
Projekti i ndërtimit të pyllit vertikal (në italisht "Bosko vertikale”), do të kushtojë gjashtë milionë euro. Në ndërtesën e lartë shkallore nuk do të vendosen vetëm pemët, por në te do të ketë edhe apartamente luksoze. Secili apartament do të këtë ballkon, me 900 pemë të vogla dhe bimë të tjera, gjë që e bënë fasadën si pyll mbresëlënës.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/pylli2_1331730773.jpg[/img]
Bimët do të absorbojnë grimcat e pluhurit dhe e dyoksidin e karbonit, dhe do ta kursejnë energjinë ...
Sipas planeve, bimët në këtë kullë duhet të zënë një sipërfaqe prej rreth 10.000 metra katrorë, dhe ato do të shfrytëzohen për filtrimin e ndotjeve, absorbimin e grimcave të pluhurit dhe dyoksidit të karbonit, përmirësimin e mikroklimës dhe kursimit të energjisë (ndërtesa gjatë verës do të mbrohet nga dielli).
Ky koncept interesant do të rritë sasinë e gjelbërimit në qytet, të kombinuar me formën interesante të strehimit, gjë që i jep cilësi të veçantë. Kush nuk do të dëshironte të jetojë në të njëjtën kohë në pyll dhe në qytet, dhe të kënaqet me një pamje mahnitëse nga kati i 27-të?
Ende nuk dihet, pasi të përfundojë projekti, nëse pylli vertikal do të hapet për vizitorë apo vetëm për banuesit.