Bota myslimane nën dominimin kolonial, rreth viteve 1920

Disfata e Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Botërore shumicën e shoqërisë myslimane drejtpërsëdrejti apo tërthorazi e solli nën pushtimin kolonial.

Deri në vitin 1920, të vetmet shtete myslimane të pavarura ishin Turqia (rigjallëruar nën Ataturkun), Persia ku dinastia Haxhare u ndërrua me atë Pahlevite, Afganistani nën regjimin modern të mbretit Emanullah (1919-1929), Jemeni Verior, ku imam Jahjaja i zejdive, pas disfatës Osmane arriti të vendosë kontrollin, Arabia qendrore (Nexhdi) dhe Hixhazi , vendet e shenjta myslimane me qytetet Meka dhe Medina, e cila ende ishte nën kontrollin Hashemit. Pjesa tjetër e darull-islamit ishte ose nën pushtimin e drejtpërsëdrejti kolonial ose në një aspekt nën “mbrojtjen” ndërkombëtarisht të pranuar nga Evropa. U vendosën dy principe të cilat ato koloni apo gjysmë koloni do ti fusin në sistemin ndërkombëtar: kufijtë e përhershëm (thjeshtë për shkak të rehatisë së shteteve evropiane) dhe, në rastin e sheikateve të marrëveshjes së lidhur me Britaninë, “ngrirja” e dinastive me ç’rast do të sigurohej vazhdimësia e pushtetit (ndonëse jo domosdo me sistemin evropian të trashëgimisë). Legjitimiteti i trashëgimisë duhej t’i zgjidhte konfliktet dhe trazirat të cilat shpesh trashëgoheshin pas vdekjes së udhëheqësit tradicional dhe t’i obligojnë trashëgimtarët e tyre që t’i përmbahen rregullave të marrëveshjeve ekzistuese. Deri në vitin 1920, Franca bënte kontrollimin e tërësishëm të Afrikës veriperëndimore, me përjashtim të rripit bregdetar të Saharës spanjolle dhe Marokut spanjoll. Italia kishte shtrirë pushtimin e saj shumë përtej provincës bregdetare të Tripolit dhe Kirenaikës (edhe pse ai obligim nuk kishte marr fund deri më 1934). Britania, e cila që nga viti 1882 mbante të okupuar Egjiptin, qendrën kulturore të botës myslimane, i lejoj provincës së dikurshme osmane pavarësi nominale nën kushtetutën monarkiste, por e mbajti kontrollin e përgjithshëm strategjik. Kjo solli deri tek një paradoks që vendi i cili formalisht ishte neutrale, u bë nikoqire e mijëra trupave ushtarake britanike gjatë Luftës Dytë Botërore. Pas shkatërrimit të shtetit Islam që ndodhi në vitin 1898, nga ana e Kitçerit, të cilën e kishte formuar Mehdi Muhamed Ahmedi, Britania e mori kontrollin mbi Sudanin anglo-egjiptian, territori i së cilës tani shtrihej thellë deri në Afrikën ekuatoriale. Me marrjen e Tanganikës nga Gjermania, Britania kontrollonte pjesën dërmuese shumicë të bregdetit me përjashtim të pjesës të cilën e përbënte pjesa Italiane e Somalilandës. Nga Adeni, Britanikët garonin me Italinë për Bab-el Mendebin, një vend strategjik për hyrje në detin e kuq, kurse në Eritre sundonte Italia, e cila kishte nën pushtimin e saj anën bregdetare të Arabisë nga Adeni deri në Basra, duke i mbyllur sheikatet në jug të Arabisë dhe Gjirin në kuadër të marrëveshjeve ekskluzive të cilat garantonin kontrollin britanik të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
Në nën kontinentin Indian, Britanikët burgosën 560 sundimtarë, prej të cilëve disa ishin myslimanë, në mozaikun e marrëveshjeve të ndryshme duke i futur ata dhe shtetasit e tyre mysliman nën ombrellën e pushtimit britanik. Në Azinë juglindore Britania kontrollonte shtetet e Malakës , derisa Holanda kishte zgjerua pushtimin e saj pranë kolonive të saja fillestare në Javë dhe Sumatër. Në Azinë qendrore myslimane, dhe në regjionin e Kaukazit, revolucioni komunist dhe pas saj lufta qytetare e konsoliduan fuqinë në Moskë brenda rendit të ri regjional.
Në territorin e Mashrikut (lindjes arabe), Palestina ishte hapur për migrimin e hebrenjve, kjo në bazë të mandatit cilën Lidhja e popujve ia kishte ndarë Britanisë. Me dispozitën e fshehtë të marrëveshjes së Sajks-Pikut, e arritur me Francën në vitin 1916, Britania gjithashtu i fitoi mandatet, që ishte një eufemizëm për kolonit, në Transjordani dhe Irak, deri sa Franca e murr kontrollin mbi Libanin dhe Sirinë. Fejsal ibn Hysejni i biri i Sherifit të Mekës, i cili kishte çliruar Damaskun nga Turqia osmane, me ndihmën e Britanisë, tentonte që Sirinë ta bëjë shtet të pavarur arab deri diku në pajtueshmëri me premtimin e ekuivokë të cilën në vitin 1915 babai i tij e kishte pranuar nga Henrri McMahoni, komisarit të lartë britanik në Egjipt. Megjithatë, pas luftës u bë e ditur, që kur është fjala për botën myslimane, interesat imperiale i tejkalojnë të drejtat famoze të popujve për vetëvendosje të cilat kryetari Wudro Wilson i kishte proklamuar si bazë për rregullimin e Evropës së pas luftës. Protestat kundër standardeve të dyfishta të cilat kishin lejuar pranimin e të drejtave të pakicave nacionale të shtetasve të imperive të krishtere në Evropë (duke i kyçur Çekët, Sllovakët,Hungarezët, Hebrenjtë, dhe Irlandezët , si dhe më herët shtetasit osman në Ballkan),duke iu cunguar ato myslimanëve, nxiti hidhërimin antkolonial e cila do të shpërthej mbi sipërfaqen e tërë territorit të dikurshëm osman.

Marrë nga: Malise Ruthven bashkëpunim me S’ Azim Nanijem “Atllasi Historisë Islame”, fq. 116-117. Sarajevë 2008.

Përgatiti: Shevki Sh. Voca.

Materiali u botua në Revistën mujore, fetare, shkencore e kulturore “DITURIA ISLAME”, Nr. 263, qershor 2012, faqe 40-41.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)