Një krimb gati 13 cm i gjatë iu hoq nga syri një pacienti të mërkurën në Indi.
Huffington Post raporton historinë e PK Krishnamurthy, 75 vjeç, banues në Muland, Indi se burri ishte drejtuar tek mjeku sepse syri i djathtë rrihte dhe kishte dhembje. Pas vizitës doktori kuptoi motivin e shqetësimit, kishte një krimb në sy.
"Po ecte nën konjunktivën e syrit",- deklaroi doktori V.Seetharaman, një specialist i spitalit, duke iu referuar membranës mukoze që mbulon kokërdhokun e syrit. "Është hera e parë në të gjithë karrierën time 30 vjeçare që shoh diçka të tille".
Krimbi u hoq të mërkurën falë një ndërhyrjeje të vogël në konjunktive, në prezencën e gruas së Krishnamurthy që qëndronte e tmerruar. Sapo u nxor jashtë dhe u hoq nga syri, u zbulua se behej fjalë për një krimb gati 13 cm të gjate. "Në ndonjë mënyrë krimbi futet në qarkullimin e gjakut njerëzor dhe fillon të rritet në brendësi të trupit", tha doktor S.Narayani për BBC.