Palestinezja 15 vjeçe kryebashkiakja më e re në botë

Palestinezja 15 vjeçe, Bashaer Othman, bart titullin e kryebashkiakes më të re në botë.

Sipas raporteve nga Al Arabiya, me iniciativën e përfshirjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes, Bashaer Othman u zgjodh kryebashkiake e komunës Allar në Bregun Perëndimor, ndërsa mandati i saj do të zgjasë dy muaj.
Pesëmbëdhjetëvjeçarja Othman do të jetë përgjegjëse për të gjitha çështjet, përveç nënshkrimit të dokumenteve financiare, duke përfshirë edhe menaxhimin e personelit.
Sufjan Shahin, mbikëqyrës i cili do të monitorojë punën e kryebashkiakes, tha se emërimi i saj në krye të qeverisjes së qytetit është një hap shumë i rëndësishëm në inkurajimin e të rinjve.
Duke thënë se krahas çështjeve financiare ekzistojnë edhe shumë mënyra tjera për t’i mbështetur të rinjtë, Shahin theksoj se më parë duhet hequr pengesat që qëndrojnë drejt së ardhmes së tyre.
Kryebashkiakja e re tha se përvojën e saj të fituar dëshiron ta ndajë me të rinjtë tjerë që duan të punojnë në institucionet shtetërore në të ardhmen.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)