Me datën 7 Prill 2010 ditën e Mërkur, Shoqëria Islamike Shqiptare Australiane (SISA) kishte për në vizitë studentët shqiptar të klasave Islamike (Mejtepit) të Xhamisë Shqiptare në Dandenong.
Alhamdulilah, ky është një rasti i veçantë historikë për Shoqërinë SISA ku në të vërtet ishte hera e parë të pranohen studentë shqiptar të një Xhamie tjetër Shqiptare këtu në Viktori.
Hafiz Ismail Hyka, propozojë këtë lloj programi, mbërriti me Autobusin e shkollës mbushur me (26) studentë dhe 6 vullnetarë nga Xhamia shqiptare e Dandenongut.
Anëtarët e kryesisë së Këshillit SISA me plotë kënaqësi i ofruan mysafirëve mirëseardhje, duke i shërbyer me ushqim dhe pije të lehta përpara se kaluan për një turne të shoqërisë SISA duke ju treguar pajisjet si dhe një historik të shkurtër të Xhamisë.
Thirrja e zërit (Aza’an) të faljes së drekës u krye nga një ndër studentët e pranishëm, ku në vazhdim pas faljes, Hafiz Ismaili bëri një lojë kuizi studentëve me të cilin vuri në test çdo student rreth njohurisë së Islamit.
Secili nga këto mysafir mbetën tepër të kënaqur me vizitën e tyre kushtuar SISA-së ku njëkohësisht ftuan të gjithë anëtarët dhe studentët e tyre për të vizituar vëllezërit dhe motrat e Xhamisë shqiptar në Dandenong.
Kryesia e Këshilli të Shoqërisë SISA me plotë sinqeritet falënderon Hafiz Ismailin, Këshillin e Xhamisë Shqiptare në Dandenong dhe njëkohësisht të gjithë vullnetarët duke bashkëpunuar me kryesin SISA që ky rast ishte tepër i veçantë dhe me sukses.
Insha-Allah, radhën e ardhshme do të organizohet ndërmarrje e përbashkët e studentëve të klasave Islamike të SISA-së e përcjellur nga Këshilli i motrave për të vizituar Xhamin Shqiptare në Dandenong.
KËSHILLI I SHOQËRIS ISLAMIKE SHQIPTARE AUSTRALIANE