Iranianët prodhojnë tepihun më të madh në botë

Tepihu më i madh, ‘Qasr al-Alam’, është punuar nga 1.200 artistë iranianë së bashku.

Tepihu i madh tashmë ka hyrë edhe në librin e rekordeve Guinness, si tepihu më i madh në botë i punuar në formë artizanale.

Ky tepih është i gjatë 133 metra dhe i gjerë 48 metra, ndërsa e ka dizajnuar artisti iranian, Ali Khaliqi.

Për endjen e tij janë nevojitur 18 muaj, ndërsa pas përfundimit të punimeve tepihu ka peshuar 48 tonelata.

Tepihu më i madh në botë aktualisht mbulon dyshemenë e xhamisë Sheikh Zayed në Abu Dhabi.

Dizajnuesi Khaliq e përshkroi tepihun si një kryevepër, jo vetëm për përmasa, por edhe për formën e tij trapezoide.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)