Ushtari me një plumb në kokë, kirurgët e shpëtojnë

Një ushtar afgan i është nënshtruar një operacioni tepër delikat prej 5 orësh, për të hequr nga pjesa e sipërme e kafkës një plumb shpërthyes, që mund të plaste në çfarëdo momenti, edhe gjatë ndërhyrjes.

Gjithçka u realizua me sukses në bazën ajrore të Bagram në Afganistan, ku mjekët kurajoz amerikanë veshën jelek anti-plumb për të operuar burrin e plagosur gjatë një atentati të talebaneve.
Plumbi, që mbante rreth 70 gramë eksploziv dhe ishte rreth 7 cm i gjatë, nëse do të shpërthente do të kishte vrarë me siguri të gjithë stafin e kirurgëve. Praktikisht ishte një farë bombe në miniaturë, tepër e fuqishme, por ja që fatmirësisht ndërhyrja shkoi mirë dhe burri u shpëtua.
“Fillimisht menduam se ishte një copë hekuri e ngecur në kafkë – ka deklaruar radiologu ushtarak Anthony Terreri –, por më pas e kuptuam se bëhej fjalë për një plumb. Situata të tilla mund të rezultojnë vërtet fatale”.
Mjeti vdekjeprurës mësohet se është shkatërruar menjëherë, përderisa ekzistonte mundësia për të shpërthyer nga momenti në moment. Ishte hera e parë që prej fillimit të luftës në Afganistan që kryhej një operacion kirurgjikal me rrezikshmëri kaq të lartë. /kuriozitete/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)