Në Bursa shërbehet kafja nga xhezvja më e madhe në botë

Unioni turko-boshnjak i kulturës qytetarëve të Bursës u ka shërbyer kafe nga xhezvja më e madhe në botë.

Në kuadër të fushatës humanitare për ndihmë fëmijëve të mbetur jetimë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, dhe aksionit të përbashkët të Shoqatës Islame dhe Unionit turko-boshnjak të kulturës të quajtur "Një filxhan kafe, miqësi e paharrueshme", qytetarëve në Bursa, u është shërbyer kafe turke nga xhezveja me kapacitet prej 800 litra, e cila ka hyrë në Librin Guinnes të Rekordeve.