A mendojmë për varret – shtëpitë tona të ardhshme??

Hatib: Nezim Haliloviç

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet tona qofshin për zotërinë e njerëzimit, Muhammedin s.a.v.s., familjen, shokët dhe mbare neve, pasuesit e tij, gjer në amshim!
Të nderuar vëllezër besimtar, hytben e sodit e kam titulluar "A mendojmë për varret- shtepite tona te ardhshme"! Në fillim të hutbes ia përkujtoi vetes dhe juve në Kaptinën Et-Tekathur (Epërsia), në të cilën Allahu xh.sh. thotë: 1. Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)! 2. Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni). 3. Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë! 4. Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni! 5. Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu). 6. Ju patjetër do ta shihni Xhehennemin. 7. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht. 8. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjasë).
Vëllezër besimtar, Allahu xh.sh. përmes ajeteve të kaptinës së cituar më lartë na përkujton në dobësinë tonë si qenie njerëzore, e cila reflektohet në konkurrencë me njëri-tjetrin në aspektin e numrit të fëmijëve, të mbledhjes së pasurisë dhe tendenca që ajo të jetë e qëndrueshme deri sa të na vendosin në varre, që d.t.th. gjersa të vdesim. Pastaj Zoti ynë tri herë na tërheq vërejtjen se: "kjo (se si njerëzit veprojnë) është e gabuar", dhe se ata që janë skllevër të kësaj bote me siguri do ta shohin Xhehennemin dhe njerëzit do të merren në pyetje për jetën e rehatshme të kësaj bote.
Të nderuar besimtar, a mendojmë ndonjëherë për momentin, kur për vizitë të shkurtër, të regjistruar që moti, do të na vijë mysafiri i pa paralajmëruar, i cili vjen me detyrë, jo të rrijë me ne, të flas thash e theme dhe të përgojojë të tjerët, mysafir ky para të cilit nuk mund ta mbyllim derën e as ta fikim dritën, për të menduar se nuk jemi aty - në shtëpi; ky është Azraili, Meleku i vdekjes, i cili ka për detyrë që saktësisht në momentin e përcaktuar ta nxjerr shpirtin tonë nga trupi ynë, a mendojmë për atë moment në të cilin trupi ynë do të mbetet pa shpirt, i pa lëvizshëm, i pa fuqishëm dhe i pa dobishëm, kur të pranishmit do të na kthejnë kah Kibla, e ne nuk do të mund të flasim as të vetmen fjalë, a mendojmë për momentin kur kompania mortore do të na merr dhe do të na dërgojë në gusullhane, kur gassalët do të na pastrojnë, duke mos llogaritur a është temperatura e ujit e nevojshme sipas dëshirës tënde, kur edhe për kundër gardërobës së pasur - të lloj-llojshme të cilat na kanë ngelur në sirtarët tanë, do të na qepin një komplet rrobash nga një pëlhurë e thjeshtë, kur do të na vendosin në tabut, të rregulluar nga lloji i drurit të thjeshtë, sipas gjatësisë dhe gjerësisë së trupit tonë, ku vetëm para një ose më shumë ditëve kemi udhëtuar me makinë luksoze, me kondicioner, me airbeg, me navigacion....etj., e ndonjëri prej nesh e ka pasur edhe vozitësin e tij personal, kur do të na vejnë në gurin e xhenazes dhe do ta na falin namazin e xhenazes, kur me nxitim do të çojnë drejtë varrit, në shtëpinë tonë të përkohshme, gjer në Ditën e Ringjalljes, kur mbi trupin tonë do të vendosin dërrasa të thjeshta, si pullaz, pa izolim, pa tjegulla ose pa llamarinë, kur do të na mbulojnë me dhe e me gurë, e pas kësaj të gjithë do të largohen për të vazhduar pjesën e tyre të mbetur të jetës së kësaj bote, e neve na lënë të vetmuar, a mendojmë për ardhjen e dy melekëve në varr për të na marr në pyetje, e pas marrjes në pyetje që të përjetojmë kënaqësinë ose mos e dhashtë Allahu xh.sh. vuajtjen gjer në Ditën e Gjykimit?! Janë të gjitha këto situata në të cilat të gjithë ne, vëllezër besimtar, duhet të mendojmë dhe të përgatitemi për ato situata!
Transmetohet se Rebi'a ibn Hejsem, duke u përgatitur për natën e parë të varrit, e kishte hapur varrin në shtëpinë e tij dhe sa herë që e hetonte se zemra iu ka ngurtësuar dhe ka harruar vdekjen, shtrihej në varr dhe e paramendonte sikur të kishte vdekur. Më pas pendohej dhe lutej që të kthehet në këtë botë, duke lexuar këto ajete: 99)."E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe,100). që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen. (El-Mu'minun)
E, pastaj i përgjigjej vetvetes: " Ja, Rebia, u ktheve!" Atëherë, ai do të përqendrohej në adhurim dhe vepra të mira.
Hasan El Basriu , në një rast ishte duke përcjell një të vdekur për në varreza dhe kur arritën tek varri, u ul pranë varrit të hapur, në të cilin duhej të vendosej i vdekuri, të cilin e bartnin dhe tha: "Çështja (jeta e kësaj bote), e cila përfundon si kjo, në thelb është e pavlefshme dhe ashtu duhet ta përjetojnë, e çështja e cila fillon me këtë (d.m.th. vdekja) meriton çdo vëmendje dhe frikë se çfarë do të sjellë përfundimisht!"
Dhe etërit tanë të mirë, gjyshërit dhe gjyshet ishin në të vetëdijshëm për pavlefshmërinë e kësaj bote, kështu, në moshën e tyre të hershme, d.m.th. në vitet e tridhjeta apo të dyzeta, kur ata ishin të fuqishëm, i kanë përgatitur dërrasat e varrit, të cilat i ruanin në tavan për t’u tharë mirë dhe të jenë të gatshëm për funeralin, në mënyrë që familja të mos sekletiset në lidhje me të dhe e mbanin në shtëpi të paktën një qefin, të cilin në raste jo të rralla ia huazonin atyre që kishin nevojë për të!
Omer ibn Abdul Azizi në një paraqitje të tij ka thënë: “O njeri, kur të kalosh pranë varrit, ftoi ata që janë në to, nëqoftëse mund të përgjigjen, ndalo pak pranë tyre dhe shikoi sa janë afër njëri me tjetrin! Pastaj, pyeti ata mes tyre që ishin të pasur në këtë botë, çfarë ka mbetur nga pasuria e tyre! Pyeti ata se çfarë ka ndodhur me gjuhët e tyre me të cilat kanë folur, me sytë e tyre që janë kënaqur duke shikuar të mirat kësaj bote! Pyeti ata për lëkurat e buta në trupat e tyre, çka kanë vepruar me ta krimbat nën qefinin e tyre! Krimbat ua ka ngrënë gjuhët e tyre, ua kanë gjymtuar fytyrat, ua kanë shëmtuar bukurinë dhe ua kanë ndarë gjymtyrët nga njëri-tjetri. Kanë mbetur vetëm në shtëpinë, në të cilën netët dhe ditët janë të njëjta ."
Transmetohet se Osman ibn Affan r.a. kur qëndronte pranë ndonjë varri, aq shumë qante saqë mjekra i lagej nga lotët, të pranishmit e pyetën: "Është për t’u çuditur me ty, kur të përmendet Parajsa dhe Ferri, ti nuk qanë, e kur e sheh varrin, ti qanë?" Ai tha: "Muhamedi, s.a.v.s. ka thënë: "Varri është stacioni i parë i Ahiretit, dhe nëse njeriu këtu shpëton, atëherë, ajo çfarë pason është shumë më e lehtë, e në qoftë se këtu nuk shpëton, atëherë ato që pasojnë janë më të rënda ".
Ebu Hurejre r.a.transmeton: "Një natë derisa ishin duke ndejur Ebu Bekri r.a. dhe Omeri r.a. iu afrua Pejgamberi s.a.v.s. dhe i pyeti: "Çka ju solli këtu?" I thanë: " Pasha Atë, i cili të ka dërguar me të vërtetën, nuk jemi dalë nga shtëpitë tona për asgjë tjetër përveç urisë." Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Pasha Atë, i cili më ka dërguar me të vërtetën edhe unë nuk jam dalë nga shtëpia për asgjë tjetër vetëm për shkak të urisë." Prej aty, së bashku shkuan në shtëpinë e një ensariut, bashkëshortja e të cilit i priti. Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti: "Ku e ke burrin?" Ajo u tha se kishte shkuar për të kërkuar ujë për pije. Në atë moment erdhi i zoti i shtëpisë me enë të ujit të ngarkuar në shpinë, dha selam dhe tha: "Mirë se keni ardhur! A mund ta vizitoi krijesën e Zotit, ndokush që është më i përzgjedhur se Pejgamberi s.a.v.s., i cili më ka vizituar sot?" E vari qesen me ujë në degë të palmës së prerë dhe shkoi e u solli një sepet me hurma. Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Pse nuk i ke krasitë?" Tha: "Kam dashur që ju t’i vjelni vet! "Pastaj e mori thikën dhe Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Mos e ther lopën! "Ai e theri një dele, kur përfunduan ushqimin Pejgamberi s.a.v.s., iu tha: "Për këtë, ju në Ditën e Gjykimit do të pyeteni. Nga shtëpitë tuaja u ka nxjerr uria dhe nuk u kthyet përsëri në to derisa nuk e morët këtë. Kjo është një nga begatitë."(Muslimi)
Abdullah ibn Abbas r.a. lidhur me fjalët Allahut xh.sh.: "Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjasë)!" d.t.th.: ""Jeta e lumtur, gjegjësisht begatit janë trupi i shëndetshëm, veshët dhe sytë. Allahu xh.sh. do t’i pyet robërit e Tij, në çka i kanë shfrytëzuar, edhe pse Ai atë e di më mirë se ata vet." Gjithashtu me këtë nënkuptohet edhe me fjalët e Allahut xh.sh. "... dëgjimi, të pamurit dhe mendja, për të gjitha këto, me të vërtetë do të përgjigjeni."
Besimtar të respektuar, mos të lejojmë që të na mashtroi dynjaja dhe mos e dhashë Allahu të bëhemi rob dhe hamall të saj, por të bëhemi prej atyre që e shfrytëzojmë dynjanë me kufi dhe në rrugën e Allahut xh.sh., për të mirën tonë në këtë dhe në botën tjetër, ti përmbushim të gjitha obligimet e fesë Islame, e në veçanti obligimet e namazit, sepse pa namaz nuk mund të jemi besimtar të sinqertë. Ti kryejmë të gjitha amanetet e marra përsipër dhe të bëjmë gara në të mira.
E Allahun xh.sh. të na forcoj në rrugën e Islamit dhe të na bëjë prej robërve të Tij të sinqertë, e jo robër të kësaj dynjaje dhe të shejtanit të mallkuar, që ymmeti i Muhammedit s.a.v.s. të jetë prej atyre,të cilët do të vejnë rregull dhe do t’i pengojnë trazirat në këtë Tokë, që të shtypurve, e posaçërisht vëllezërve tanë në Siri, t’i shpëtoj nga zullumi dhe zullumqari, të na shpëtoj na sprovat të cilat nuk mund t’i përballojmë, të na bëjë prej vëllezërve të sinqertë, të cilët ia bëjnë hallall njëri tjetrit dhe që bëjnë lutje të sinqerta për përmirësimin e gjendjes tonë, për faljen e mëkateve, që fëmijët dhe pasardhësit tanë t’i bëjë të dashur për sytë dhe zemrat tona, që të jetë i mëshirshëm për neve në Ditën e Gjykimit dhe që të na vendos në Xhennetet e premtuara bashkë me Pejgamberin s.a.v.s., me të drejtit, me shehidët dhe me njerëzit e mirë! Amin.



Përktheu dhe përshtati: Esat Rexha


Artikulli i kaluar
Jeta në Berzah
Artikulli radhës
Hutbeja e Kurban Bajramit.