Misri përmban shumë pak yndyrë, ndërsa është i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer.
Përmban vitamina B dhe C, thartirë folike, fosfor, kalium dhe magnez.
Me pjekje ose zierje, misri bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse lirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga ndikimet e dobëta të radikalëve të lirë. Kokrrat e misrit janë të pasura me fijeza të cilat e ulin nivelin e kolesterinës në gjak.
Misri mbron nga kanceri, nga sëmundjet e zemrës, nga. katarakti dhe nga sëmundja e Alzhaimerit.
Misri u rekomandohet edhe shtatzënave në tre muajt e parë. Në mjekësinë popullore është i vlefshëm sidomos tufa e misrit, që është mjet i jashtëzakonshëm për tajit jen e urinës si dhe mjet shumë i dobishëm dhe jo i dëmshëm për dobësim (ulje të peshës). Përmban shumë fijeza bimore dhe kështu zvogëlon rrezikun nga shfaqja e kancerit të zorrës së trashë.
Çaji nga tufa e misrit përdoret te rastet e sëmundjeve të rrugëve urinare, te sëmundjet e zemrës, edemat dhe reumatizmi. Nëse përdoret një kohë të gjatë, i zbërthen gurët dhe e qet rërën nga veshkat.
1 lugë e tufës së tharë të misrit qitet në 3 dl ujë të valë. Zien 3 minuta.
Pihet 3 herë në ditë nga një filxhan çaj. Për uljen e tensionit të gjakut: 3 lugë miell misri qiten në 3 dI ujë të ftohtë. Lëngu i përgatitur nuk duhet të përzihet. Mielli lihet në fund të enës si telfe.
Ky lëng duhet pirë çdo ditë, për një periudhë të gjatë kohore, ndërsa kujt i pëlqen, mund ta shfrytëzojë në vend të ujit. /femina/