“100 trëndafil për 100 vite”, përkujtimi i 100 vjetorit të gjenocidit malazez kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve në rajonin e Plavës dhe Gucisë

Sikur të dinin boshnjakët për gjenocidin e Plavës dhe Gucisë, nuk do të njihej Srebrenica për vrasje dhe gjenocid

Të shtunën, më 13 tetor 2012, në New York City në mënyrë dinjitoze, u mbajt përkujtimi i njëqindvjetorit të gjenocidit malazez kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve në rajonin e Plavës dhe Gucisë në fund të (1912-1913). Në Sallën e mbushur të "CAI - Qendrës së konferencave" në Menhaten, ishin të pranishëm boshnjakë të shquar, shqiptarë, bajraktar, njerëz të shquar dhe të suksesshëm të biznesit. Është për t’u lavdëruar edhe prania e shumë të rinj. Përkrahje pasardhësve të viktimave dhe Këshillit për përkujtim u kanë ofruar organizata të njohura boshnjake dhe shqiptare, institucione fetare dhe udhëheqës të shteteve amerikane New York dhe New Jersey, të Bosnjës, Sanxhakut, të Kosovës, Malit të Zi, Kanadasë ... Më në fund pasardhësit e viktimave jo vetëm që organizuan dhe folën, por ata gjithashtu miratuan deklaratën me listën e kërkesave që kërkojnë t'ua plotësojnë institucionet zyrtare dhe udhëheqësit e tyre në Mal të Zi dhe Komunë të Plavës
Nga ky tubim, gjithashtu, është dërguar mesazh paqeje për mbarë botën.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1366023647.jpg[/img]

Mbrëmje filloi ashtu si i ka hije këtyre ngjarjeve përkujtimore, të lexuarit e ashereve dhe fatihas para shpirtrave të viktimave të gjenocidit. Asheren nga Kur'ani e lexoi imami qendrës së komunitetit Boshnjako - amerikan nga New Jerseya Xhemajl ef.Cernkiq, ndërsa përkthimin në gjuhën boshnjake e lexoi Fuad ef. Shaboviç, imam në qendrën Islame Monticello (NY). Këto ishin ajetet e Sures Ali- Imran (169-173), që flasin për vlerën e dëshmorëve dhe shpërblimin që i pret ata në Xhennet nga Allahu. Fatihan për shpirt të martirëve të Plavës dhe Gucisë e lexoi Efendi Shaboviq dhe të gjithë të pranishmit e përsëritën fjalë për fjalë pas tij. Para Këshillit Komomorativ për të përkujtuar "Program Panelin" e kanë udhëhequr Muharem Purishiq, Zenel Haxhaj dhe Muzafer Radonqiq, ndërsa të pranishëmit i përshëndeti Haxhi Esmir Bektesheviq.
Reis ul Ulema i Bashkësisë Islame të BeH Dr. Mustafa Ceriq, dërgoi një letër me rastin e shënimit të përvjetorit të njëqindtë të gjenocidit ndaj muslimanëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve të Plavës dhe Gucisë, si dhe mbështetjen e Këshillit dhe pjesëmarrësve të përkujtimit. Para leximit të shpalljes, të pranishmëve u janë ndarë 100 trëndafila, ku Dr. Mersim Ziljkić e sqaroi se simbolizon njëqindvjetorin e kryerjes së gjenocidit, "duke shpresuar se nuk do të presë edhe njëqind vjet deri te çlirimi dhe argumentimi i së vërtetës për këtë krim planetarë të kryer nga Mali i Zi dhe udhëheqja e tij" - tha ai. Të gjithë të pranishmit nga respekti për viktimat e gjenocidit dhe respekti për njoftimin e Reis-ul-ulema-së, tërë njoftimin e tij e dëgjuan në këmbë, dhe në fund nga New Yorku i dërguan një duartrokitje të fuqishme, në shenjë mirënjohje, sepse për herë të parë në njëqind vjet një personalitet aq i rëndësishëm, nga pozicioni i institucionit të Reis-ul-Ulema-së, dënon gjenocidin në Plavë dhe Guci dhe kërkoi drejtësi për viktimat.
Në njoftimin e Reis-ul-Ulema-së, në mes tjerash thuhet: Shprehim dhimbje për familjet dhe pasardhësit e viktimave të myslimanëve, Boshnjak dhe shqiptarë në Plavë dhe Guci. E dënoj gjenocidin, vrasjen, kristianizimin dhe përndjekjen e boshnjakëve dhe shqiptarëve në rajonin e Plavës dhe Gucisë, në të cilin ishin të involvuar organet e atëhershme të Malit të Zi (..) Unë i inkurajoj pasardhësit e viktimave, si në atdheun e tyre ashtu edhe ata në diasporë, që të mos harrojnë vuajtjet e paraardhësve të tyre për emrin dhe përkatësinë Islame dhe të mos e harrojnë vendin e tyre ", thuhet ndër të tjera, në njoftimin e reis-ul-ulema-s Dr. Ceriq.
Pas njoftimit janë lexuar telegrame të shumta mbështetjeje nga Sarajeva, Novi Pazari, Prizreni, Plava, Toronto, New Yorku ....
Kryemyftiu i Bashkësisë Islame të Serbisë, Muamer ef. Zukorliq, në mesazhin për organizatorët dhe pjesëmarrësit e përkujtimit ndër të tjera, tha: "Unë shpreh admirimin tim, që pas gjeneratave të kaluara në botën e largët, jashtë atdheut të tyre, nuk e keni humbur ndjenjen e nevojës për shënimin e përvjetorit të viktimave të boshnjakëve, myslimanëve dhe shqiptarëve të rajonit të Plavës dhe Gucisë .

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1366024998.jpg[/img]

Përmes këtij organizimi komemorativ në Manhattan dhe në New York i keni dërguar një mesazh gjithë botës mbarë se myslimanët e Sanxhakut, kudo që ata gjenden dhe jetojnë, janë protagonistë të paqes dhe të drejtësisë, por edhe një apel që krime të tilla kurrë të mos ndodhin askund dhe askujt më "- tha në mesazhin e tij mbështetës Myftiu Zukorliq.
Zëvendësministri në Ministrinë e Diasporës të Qeverisë së Republikës së Kosovës Qerim Bajrami, organizatorëve të tubimit përkujtimor, pasardhësve të viktimave të pafajshme dhe të gjithë të pranishmëve, u ka shprehur keqardhjen e tij të thellë:
"Ky akt i boshnjakëve dhe shqiptarëve në përkujtimin e viktimave të tyre të pafajshme, 100 vjet më parë, na forcon besimin se ata nuk janë harruar, por në të njëjtën kohë, gjithashtu na jep shpresë se planifikuesit e lëvizjes gjenocidale kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve, edhe me këtë veprim tuajin do të jenë të paralajmëruar, se mizorit e tilla nuk harrohen, pa marrë parasysh se nganjëherë drejtësia i anashkalon autorët e tyre.
Zoti i mëshiroftë shpirtrat e të gjithë njerëzve të pafajshëm gjatë pushtimit të Plavës dhe Gucisë në vitet 1912 dhe 1913", tha ministri Bajrami.
Prof. Emir Ramiç, drejtor i Institutit për Hulumtime të Gjenocidit Kanada me seli në Toronto duke shprehur dhimbjen familjarëve dhe pasardhësve të viktimave të gjenocidit kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve në Plavë dhe Guci dhe mbështetjen për organizatorët dhe pjesëmarrësit e përkujtimit në New York, mes tjerash i tha: "Organizimi sistematik i planit për shfarosjen e boshnjakëve dhe shqiptarëve në Plavë dhe Guci ka karakter gjenocidal për shkak të planit të plotë, sistematik, të planifikuar të padrejtësive fetare, konvertimit me forcë dhe shuarjen e të gjitha simboleve fetare. Para konvertimit është kryer edhe vrasja masive pjesëtarëve të fesë islame. Vrasja është bërë me qëllim që ta detyrojnë popullatën myslimane, se gjoja vullnetarisht, të konvertohet në besimin ortodoks. Janë pushkatuar më shumë se 10% të popullatës së përgjithshme myslimane. Me rastin e kristianizimit ose konvertimit u janë ndërruar emrat, u janë ndaluar bartja e kostumeve dhe të gjitha zakonet muslimane, është futur agjërimi dhe zakonet ortodokse, janë mbyllur të gjitha xhamitë, mektebet dhe ruzhdiet ".
I mbijetuari i gjenocidit dhe regjimit malazeze të vitit 1994, Ibrahim Çikiqi, u është drejtuar pjesëmarrësve të tubimit me këtë mesazh: "Askush nuk e di se çfarë është katili, përveç atij të cilin e kanë mbajtur në dorë të gjallë. Zoti i Lartësuar ka dashur që unë të sprovohem me një sprovë të tillë, dhe m’u për këtë arsye e ndajë dhimbjen me të gjithë shehidët e rajonit të Plavës dhe Gucisë, me çdo nënë dhe motër të dhunuar, dhe e ndjejë të llomitur çdo brinjë të rrahur, këmbët, duart, kurrizin ... Sigurisht pas këtij përkujtimi dhe deklarate e cila do të miratohet nga ky tubim, pasardhësit e katilëve malazez nuk do të bëjnë gjumë të rehatshëm deri në vdekjen e tyre", - theksoi Çikiqi.
"Gjaku i derdhur i shehidëve të Plavës dhe Gucisë, pas njëqind vjetëve është më i fortë se të gjithë tiranët e vrasësve të tyre, të cilët kanë vdekur ose janë vrarë nga urdhërdhënësit, që të hiqet njolla e autoriteteve zyrtare, pasi që, gjoja në mënyrë arbitrare dhe pa dijeninë e Cetinjes, kanë kryer kristianizimin dhe likuidimin . Allahu i ka ndëshkuar ata, që kanë vazhduar të jetojnë, qoftë me pasardhës apo me evlad, sipas meritave të baballarëve të tyre”, shkruan, ndër të tjera, në porosinë e tij Xhevat Musiq, kryetari i Kuvendit të BKZ të MZ dhe kryetari BKZ Plavë.
Prof. Rizah Gruda në një mesazh të gjatë pasardhësve të viktimave të gjenocidit në përkujtim, të cilin e lexoi Shefki Radonqiqi ing. i dip. i makinerisë, ku thuhet: "Ne boshnjakët dhe shqiptarët kemi obligim vetëm të mbajmë mend dhe të shkruajmë të gjitha me radhë, nga brezi në brez, të mos harrojmë gjenocidin e kryer nga regjimi i atëhershëm ndaj myslimanëve të rajonit të Plavës dhe Gucisë. Previja dhe Racini në vitin 1913janë vërejtje se në të kaluarën e boshnjakëve dhe të shqiptarëve. Duhet të mendojnë thellë, sepse ajo me të vërtetë ishte tragjedi. Ajo çfarë ishte një herë e vërtetë mbetet përjetësisht e mundur. Gjithçka që ka ndodhur, duhet ta kemi në ndërdije që të jetë pjesë përbërëse e kujtesës historike. Gjendjen tone nuk do të mund ta ndryshojë, askush përpos neve. Prandaj, propozoj që të ngritët një monument përkujtimor për viktimat e gjenocidit në luftërat Ballkanike të vitit 1912-1913. Si dhe, boshnjakët dhe shqiptarët në sistemin arsimor të Republikës së Malit të Zi, përveç historisë malazeze të mësojnë edhe historinë, gjuhën, kulturën, të mbajë adetet dhe zakonet e tyre. T'i themi stop emigracionit dhe ta ndërtojmë vendin tonë. Përshëndetje të veçantë të gjithë pjesëmarrësve të këtij tubimi. Shpresoj që ky tubim do të kthehet në një traditë, që çdo vit të mbahen këso takime, në mënyrë që të mos harrohen viktimat e gjenocidit kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve. "
Ukë Gjonbalaj, në pamundësi për të marr pjesë për shkak të sëmundjes, i ka dërguar një letër mbështetje të shkruar tubimit.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1366025184.jpg[/img]

"Boshnjakët dhe shqiptarët duhet të jenë së bashku. Ata gjithnjë kanë qenë së bashku në të gjitha momentet e vështira", - tha Smajl Srdanoviq, kreu i përfaqësisë së Sanxhakut në New York. Ai porositi se gjenocidi kundër boshnjakëve edhe më tutje vazhdon, duke përmendur shembullin se disa nga "tanët" në njëqindvjetorin e gjenocidit, festuan jubile. Ai i porositi boshnjakët dhe shqiptarët, "mbajeni fortë fenë dhe zakonet tuaja, dhe jini krenarë me veten tuaj, sepse ata kurrë nuk e kanë torturuar askënd." Ai në veçanti theksoi: "Edhe pse disa individëve, falënderojmë Perëndinë, nuk u shkojë ndoresh që ta parandalojnë këtë përkujtim, megjithatë, do të vijë koha kur do të turpërohen të gjithë ata, që në çfarëdo mënyre, fshehurazi apo publikisht fyen pasardhësit e viktimave të gjenocidit", përfundoi ai.
Anëtari i Këshillit komomorativ Zenel Haxhaj, në punimin e tij të gjatë në gjuhën shqipe, veçanërisht e ceku vrasjen e civilëve boshnjak dhe shqiptarë në kohën e gjenocidit, një shekull më parë. Haxhaj, ka prezantuar dëshmi të shumta në lidhje me përfshirjen e udhëheqjes malazeze dhe se nuk bëhet fjalë për individët. Ai theksoi rëndësinë e unitetit të shqiptarëve dhe boshnjakëve gjatë historisë, por është shumë e rëndësishme që edhe në të ardhmen të vazhdojnë kështu.
Shpend Haxhaj, gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që erdhën me idenë e organizimit të këtij tubimi përkujtimor, e në veçanti porositi të mos ngelet vetëm me këtë tubim. Ne nuk guxojmë t'i harrojmë shehidët tanë, tha ai, duke theksuar se boshnjakët dhe shqiptarët kanë qenë gjithmonë një dhe të bashkuar, ashtu që, edhe më tej duhet të punojmë për ta përmirësuar dhe forcuar unitetin tonë të përbashkët.

Imami nga California Dr. Bajram Mulliqi, në fjalimin e tij sqarojë statusin e shehidit dhe mesazhin e unitetit.
Ndërsa anëtari i Këshillit të organizmit të tubimit përkujtimore Avdo Metjahiqi, në punimin e tij me shkrim theksoi: "Ky muaj i tetorit përplot një shekull, i kujton gjeneratat e boshnjakëve dhe të shqiptarëve në vitin fatzi 1912-1913. Na kujton gjenocidin të cilin e ka kryer ushtria e Malit të Zi, nën dirigjimin e mbretit Nikollë dhe vojvodëve të tij, të cilët të gjitha këto i kanë planifikuar dhe planine tyre kriminal e kanë kryer në mënyrën më brutale.
Janë masakruar disa mijëra njerëz, nga etërit tanë, të cilët refuzuan të pranojnë fenë ortodokse, u kristianizuan mbi dymbëdhjetë mijë, u shpërngulën në Shqipëri dhe Turqi disa mijëra familje, banorë të rajonit tonë.
Një nahi e vogël, e cila numëronte diçka më tepër se 26.000 banorë , në vitin 1905, është pushkatuar çdo i dhjeti banorë, me qëllim që të zhduket edhe qytetari fundit autokton i rajonit tonë ", tha Metjahiqi, punimi i të cilit do të publikohet më vonë.
Esad Kërciq , anëtar i Këshillit të tubimit përkujtimin dhe Redaktor përgjegjës i portalit "Bosnjaci.Net", përndryshe sponsor gjeneral i hapësirës midiatike të tubimit komomorativ të njëqindvjetorit të gjenocidit të Mali të Zi kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve, ka thënë: "Pikërisht që nga muaji tetor i vitit 2012 gjer në muajin maj të vitit 2013, është plotë një shekull që ushtria mbretit malazez e ka pushtuar Plavën dhe Gucinë (1912 - 1913). Në atë kohë, në terrorizimin ushtarak tetëmujor, nën flamurin malazez me ndihmën dhe mbështetjen e një prifti të Kishës Ortodokse, është kryer krimi i dhunshëm i konvertimit masiv të 12,500 myslimanëve, dhunimi i grave dhe vajzave, pushkatimi, masakrimi, plaçkitja dhe shfarosja, e cila është pasuar me mbylljen dhe përdhosjen e xhamisë së (Sulltanit), varrezave, medreseve , shkollave Ruzhdije, djegëjen e qindra shtëpive familjare dhe kullave të këtij rajoni dhe plaçkitja e pronës ... Në periudhën e cekur, sipas historianëve, u vranë rreth 1800 boshnjakë dhe shqiptarë, edhe pse kjo shifër është sigurisht më e lartë. Me një fjalë, ushtria mbretërore malazeze, e cila ishte nën komandën e drejtpërdrejtë të mbretit Nikollë, ka kryer gjenocid, elitocid, urbicid dhe kulturocid në rajonin e Plavës dhe Gucisë. Më pas, në kampe jashtë rajonit të Plavës dhe Gucisë, janë futur më shumë se një mijë njerëz të shquar nga grup moshat e ndryshme, ndërsa disa mijëra refugjatë kanë ikur në Shqipëri e më vonë në Turqi. Nga frika, shumë prej tyre nuk kanë guxuar të kthehen në trojet e tyre në Plavë dhe Guci, ndërkohë që në pronën e tyre filloi procesi i kolonizimit të popullatës malazeze. Kjo u konfirmua më vonë nga reforma agrare. U shpallën renegatë dhe me urdhrin e mbretit malazez, Nikollës, ishin urdhëruar që t'i vrasin kudo që i gjejnë, pa asnjë shpjegim apo pa kurrfarë marrje në pyetje ... ". U vranë, u pushkatuan siç tregonin, në oborre, sokaqe, mahallë, ara, livadhe, në male, gjegjësisht në çdo vend ku janë takuar. Tërë ai rajon është i njomur me gjakun e pa fajshëm të shehidëve. Ndaj, për këtë arsye, për asnjë çmim nuk guxojmë ta harrojmë këtë autokton malazez, gjë që edhe qëllimi i këtij tubimi të kësaj mbrëmje komomorative të përkujtimit të viktimave të gjenocodit malazez ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve të rajonit të Plavës dhe Gucisë, gjegjësisht përkujtimi i të gjithë shehidëve tanë. Mos të harrohen!" - ka thënë ndër të tjera Krciq, punimin i të cilit pritet të botohet.
Abidin Music, njëri nga pjesëmarrësit e tubimit komomorativ, në fjalimin përkujtimor ka shpjeguar metodat e vrasjeve brutale, të konvertimit me dhunë, pushkatimit ka potencuar: Përderisa qenia jonë është në margjina të konsensusit të të menduarit, pa organizim, dhe pa projekte analitike, të tjerët do ta kenë shumë lehtë të na menaxhojnë, dhe t’i shtrembërojnë faktet historike, e në këtë drejtim, edhe faktet morale, tek të rinjtë tanë, gjegjësisht tek nxënësit përmes edukimit, ku për fat të keq shpeshherë u mbushin mendjet nga burimet e gabuara.
Ne boshnjakët si popull kemi të drejtë të dimë për të kaluarën tonë, jo për hakmarrje, sepse ne të vërtetë duam të tregojmë bashkëjetesë normale dhe tolerancë me të gjithë fqinjët, pavarësisht përkatësisë kombëtare apo fetare, por për shkak të borxhit ndaj viktimave të cilët nuk kemi të drejtë ti harrojmë ", theksoi Misiqi, punimi i të cilit do të publikohet më vonë.
Një nga shqiptarët e shquar me origjinë nga Martinoviqët dhe ish pilot, Redxep Balidemaj, me fjalimin e tij emocional i ka impresionuar të gjithë të pranishmit, të cilët shpesh e ndërprisnin me duartrokitje frenetike. Ai përgëzoi organizatorët e kësaj mbrëmjeje e sidomos të rinjtë të pranishëm, të cilët i ftoi të kujtojnë dhe kurrë të mos harrojmë. I ftoi shqiptarët dhe boshnjakët që të ndërtojnë dhe ta zhvillojnë ekonomikisht Plavën dhe Gucinë dhe kështu të parandalojnë emigrimin.
Anëtari i Këshillit komomorativ dr. Mersim Zilkiq, koordinator i ndërtimit të "xhamisë së Shehdëve", nëpërmjet video-projektorit e prezantoi projektin e xhamisë, e cila po ndërtohet për shpirt të shehidëve, dëshmorëve prej Plavës, Gucisë e deri në Srebrenicë. Duke i shfletuar fotot nga vënia e gurëthermelit, lyerjen e mureve, vendosjen e bakrit në kupolla të xhamisë, e në veçanti minares së bukur dhe shtathedhur, e cila me bukurinë e sajë e ka zbukuruar luginën e liqenit. Xhamia e Shehidëve duhet të përfundojë deri në verën e viti 2013, kur në njëqindvjetorin i gjenocidit ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve duhet të jetë e hapur. Prandaj është e dëshirueshme që të gjithë ata, të cilët në zemrat e tyre kanë të ndërtuar një xhami ta mbështesin këtë projekt financiarisht.
Në këtë ngjarje përkujtimore, qartë është treguar rruga e boshnjakëve dhe shqiptarëve kah duhet të shkojnë. Nga letrat e shumta të mbështetjes, të cilat kanë arritur në adresë të pasardhësve të viktimave të gjenocidit, u shpreh gatishmëria për bashkëjetesë dhe tolerancë, por gjithashtu kërkojnë të drejtën e lirisë dhe drejtësisë.
Në deklaratën të cilën në mbledhjen komomorative e ka lexuar Muzafer Radoncic, ndër të tjera thotë se pasardhësit e viktimave kanë të drejtë të ndërtojnë qendrën memoriale përkujtimore, sepse para ardhësit e tyre, viktimat e gjenocidit, përfundimisht e meritojnë të kenë emrin dhe mbiemrin. Deklarata u nënshkrua nga përfaqësuesit e organizatave boshnjake dhe shqiptare të New Yorkut, New Jersyt dhe Kanadasë, të cilat do të dërgohen në adresat e institucioneve dhe udhëheqësve të Malit të Zi dhe komunës së Plavës. Një deklaratë e tillë është miratuar për herë të parë në historinë e popullatës së Plavës dhe Gucisë, e posaçërisht nënshkruesit kanë shfaqur gatishmërinë që tashmë përmes mjeteve demokratike të zgjidhin të gjitha kërkesat e tyre, veçanërisht kur është fjala për viktimat e gjenocidit dhe të drejtat e boshnjakëve dhe shqiptarëve. Nëse institucionet e Malit të Zi i shmangen kërkesave, këtë dhe vitin e ardhshëm, paralajmërojnë ata, që përmes grupeve lobuese do të marrë iniciativën në institucionet e OKB-së, BE-së, Kongresit dhe Senatit të SHBA-ve dhe Kanadasë.
Boshnjakët, de fakto, në 100 vitet e fundit edhe më tepër, kanë jetuar në mashtrim, duke shpresuar se diskriminimi që ka ndodhur kundër tyre, pothuajse në të gjitha fushat e jetës, do t'i zgjidhin ata të cilët i kanë diskriminuar. Përveç kësaj boshnjakët shpeshherë ishin vegël, përmes të cilëve të tjerët i përmbushën qëllimet e tyre (zakonisht politike dhe ekonomike) dhe jo rrallë here të ashpra dhe krejtësisht jonjerëzore, si dhe llojet e tjera të qëllimeve. Boshnjakët ishin viktima të politikave të tilla diskriminuese, nganjëherë gjërat, ne të vërtetë nuk duken ashtu zi. E tërë kjo ishte e mbuluar me terapi provuese të miqësisë së rreme, në shtetin e fundit të Jugosllavisë së përbashkët të, me vëllazërim bashkimin. Por, në të vërtetë edhe boshnjakët, nuk ishin të gjithë të fjetur. Kishte nga ata që kërkonin të drejtat e tyre. Të cilët kishin krenarinë e tyre. Vigjilenca e të tillëve, zakonisht nuk ka zgjatur shumë. Të kërkosh të drejtat, për boshnjakët, do të thoshte ta dënosh vetveten, të paktën "përjashtim nga shoqëria." Me kalimin e kohës numri i të zgjuarve vazhdimisht në rritje. Ashtu që, Tito dhe Jugosllavia komuniste ua pranuan në një farë mënyre boshnjakëve kombin "mysliman". Boshnjakëve u ishte dhenë mundësia dhe e drejta e barabartë të mësojnë dhe të dëgjojnë për të tjerët , por jo të njëjtat të drejta, kur është fjala për të mësuar rreth vetvetes. Që do të thotë se diskriminimin arsimore dhe informative,boshnjakët në Jugosllavi, pothuajse nuk e kanë vërejtur fare. Megjithatë, në njëzet vjetët e shekullit të kaluar, me agresioni në Bosnje dhe Hercegovinë, arrestimi dhe torturimi i boshnjakëve përparimtar të shumtë të Bosnjës dhe të Sanxhakut, vjen gjer ke një ndryshim drastik. Boshnjakët janë duke u bërë të vetëdijshëm për identitetin e tyre dhe ajo që nuk ka guxuar të futet në histori, që ruhej me pëshpëritjet nën çatitë e tyre, ka filluar të hyjë në libra. Shembull i qartë është vrasja dhe keqtrajtimi i boshnjakëve gjatë Luftës së Parë Ballkanike në vitet 1912 - 1913 në Plavë dhe Guci nga ish-Ushtria Mbretërore e Malit të Zi. Së bashku me boshnjakët janë vrarë dhe dëbuar edhe shqiptarët. Janë vrarë së paku 1800 boshnjakë dhe shqiptarë të të gjitha grupmoshave, me mijëra u dëbuan dhe pastaj rreth 12.500 kristianizuan me dhunë. Kur numërohen këto vepra mizore të ushtrisë malazeze dhe kishës ortodokse, atëherë kundër boshnjakëve është të kryer gjenocid. Për këtë gjenocid askush nuk ka dhënë përgjegjësi për të. Për më tepër, këto krime janë festuar dhe vlerësuar në Mal të Zi, gjatë shekullit 20. Ky është i shtati, prej 11 gjenocideve të kryera kundër boshnjakëve nga ana e serbëve dhe malazezëve. U vranë në mënyrën më mizore dhe u varrosën në varre masive zakonisht të cekëta, në mënyrë që eshtrat e tyre të mund ti nxjerrin egërsirat mishngrënësve dhe qentë endacakë. Sikur boshnjakët në tërë Jugosllavinë, të dinin për këtë mizori "do të kishin një kokë tjetër". Ndryshe do të kishin menduar viteve të 90-ta. Srebrenica nuk do të ishte e njohur për masakrën e myslimanëve. Megjithatë, ne mendojmë se ka ardhur koha kur ne lirisht mund të themi dhe të kërkojmë nga qeveria e Malit të Zi, të njeh gjenocidin. Kur shpirtrat e viktimave të gjenocidit përfundimisht duhet të gjejnë prehjen e tyre në paqe. Kur nuk është mëkat të lexohet Fatiha për shpirtrat e viktimave. Kur bijve të viktimave më nuk iu nevojitet e vërteta, sepse nga brezi në brez i bartin që 100 vite.



Përktheu dhe përshtati: Esat Rexha