Një grupi i arkeologëve kinezë dhe turq 99% janë të bindur se në majën katërmijë metra të lartë të malit Ararat në Turqi kanë zbuluar mbetjet e barkës së Nuhut a.s.
Janë gjetur strukturat e drurit, për të cilat shkencëtarët besojnë se bëhet fjalë për barkën e Nuhut a.s., pas testimit me karbon është vërtetuar se mbetjet e barkës janë të vjetra rreth 4.800 vjet, gjë që përputhet me kohën e Përmbytjes së Madhe në Tokë.
“Nuk mund të jemi 100% të sigurt, por 99.99” po, thotë Yeung Wing-Cheung, regjisor nga Hong Kongu dhe anëtar i ekipit hulumtues. “Struktura antike kishte disa ndarje me shtylla druri në të cilat me siguri gjendeshin kafshët”, thotë ai.
Zyrtarët lokalë do të kërkojnë nga qeveria në Ankara që mali Ararat të futet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, për arsye se mu ai rajon është njëri prej vendeve më interesante për gërmime arkeologjike.
Tregimi për barkën e Nuhut a.s. dhe përmbytjes gjendet në Kur'an dhe në librat tjera fetare...