Malouli - fshat ku ende flitet gjuha e Isait a.s.

Në fshatin Malouli jetojnë njerëz të cilët ende flasin gjuhën e Isait a.s.

Edhe pse kanë mbetur afro 15,000 folës të gjuhës aramaike, ata prapë se prapë përpiqen që gjuha e tyre të mos shkoj në harresë. Kësaj u ndihmojnë edhe rrënjët e hershme krishterë të fshatit të tyre.
Malouli është një fshat sirian, i cili gjendet në veri-lindje (afro 60 kilometra larg) të kryeqytetit të Sirisë, Damaskut. Fshati është i rrethuar me kodrat e kalamanit, në 1500 metra mbi nivelin e detit.
Shtëpitë e këtij fshati janë të vetmet në Siri, të ndërtuar në shkëmbinj, njëra mbi tjetrën, të cilat së bashku formojnë formën e një amfiteatri përmes së cilës kalojnë rrugët e ngushta dhe mezi të kalueshme, që në shikim të parë të duket si zgjojë e madhe bletësh.
Brendësia e atyre shtëpive nuk është asgjë më shumë se sa një shpellë e rregulluar ku banorët gjejnë strehim. Mbi shkëmbinj dhe shpella në fshat gjenden shenjat e kryqit nga kohët e lashta.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/maaloul1_1372681197.jpg[/img]

Në këto vende, krishterët e parë kanë gjetur strehim nga persekutimet e pamëshirshme romake. Historia e fshatit Malouli daton nga kohët e hershme, mistike krishtere.
Në të kaluarën e afërt, në fshat u themelua "Instituti i gjuhës aramaike." Por, për fat të keq, në të shumtën e kohës rrinë i mbyllur. Ndoshta ende nuk kanë filluar me studimin?
Në kohën e Isait a.s. gjuha aramaike ishte gjuhë e cila flitej në gjithë Lindjen e Mesme, por që me përparimin e Islamit, dhe arabishtes filloi të humbë. Sot, kjo gjuhë është në zhdukje. Gjuha perëndimore aramaike, është gjuhë amtare e një numri të vogël të njerëzve, shumica e të cilëve jetojnë në fshatin Malouli dhe fshatrat fqinje si Bacchus dhe Jubbadin.
Kjo gjuhë flitet vetëm brenda bisedave, prandaj banorët e fshatit Malouli me zemër përpiqen që gjuha e tyre mos të shkoj në harresë. Kohët e fundit ka dal një libër ku në thelbin e alfabetit të vjetër aramen është krijuar alfabeti i gjuhës Malouli. Edhe pse nuk ka traditë të shkruar, banorët kanë këtë mjet të rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës. Me rekomandimin e autorit, ata çdo ditë shkruajnë të paktën dhjetë fjalë në mënyrë që të mësojnë shkrimin e tyre të ri.
Edhe pse kanë dy gjuhë, disa religjione, kishën katolike, ortodokse dhe xhaminë, fshati jeton në një harmoni të plotë. "Ne jemi 80% krishterë dhe 20% muslimanë, por të gjithë jetojmë si vëllezër", me plot krenari thotë shitësi i një dyqani pranë manastirit. Në qendër dominon xhamia, por menjëherë pranë saj është kisha romanokatolike. Kishat ortodokse dhe manastiret janë të vendosura më pranë shkëmbinjve.
Ekziston një frikë se në të ardhmen e afërt turizmi masiv do ta prish shpirtin e këtij fshati piktoresk, dhe ta kthej atë në një fshat apartamentesh. Një tregues mjaft i mirë i këtij zhvillimi është hoteli me 4 yje i cili ndodhet në shkëmbinjtë mbi fshat i rrethuar me gardh të lartë nga hekuri.
Në verë, koha është e këndshme, por dimrit në kodrat Malouli është shumë ftohtë. Gjatë ditës ndërrohen disa herë momentet me shi dhe me diell, temperatura natën bie mes 5 dhe 10 gradë, shpeshherë bie edhe borë.