Xhamia e madhe në Köln afër përfundimit

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e xhamisë më të madhe në qytetin Köln të Gjermanisë

Në Köln, një nga qytetet më të vjetra të Gjermanisë, gjendet katedralja më e madhe në vend. Me përfundimin e ndërtimit të kësaj xhamie do të lartësohen edhe minaret e xhamisë më të madhe të Gjermanisë.

Kjo do të jetë një shembull i mirë i bashkëjetesës dhe harmonisë mes njerëzve me besim dhe kultura të ndryshme.

Xhamia qendrore e këtij qyteti do të reflektojë stilin modern të arkitekturës, me një kube të tejdukshme dhe 2 minare 55 metra të larta.

Në të njëjtën kohë në xhami do të mund të falen 2 mijë besimtarë.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/cologne-central_1391768177.jpg[/img]