Në ceremoninë festive të miratimit të kushtetutës së Tunizisë, mori pjesë edhe presidenti i Francës, Francois Hollande
Presidenti francez ka lavdëruar kushtetutën e Tunizisë duke thënë se ajo "pohon se Islami është plotësisht në përputhje me demokracinë ".
Hollande ishte në Tunizi, si pjesë e një vizite dy-ditore dhe mori pjesë në ceremoninë për miratimin formal të kushtetutës, bashkë me udhëheqës tjerë botërorë.
"Ky është një dokument historik, sepse është rezultat i kompromisit institucional që e keni menaxhuar për të krijuar mes jush, ajo mund të shërbejë si një shembull dhe një pikë referimi për shumë vende të tjera", u tha Hollande deputetëve tunizianë.
Në fund, Hollande iu drejtua deputetëve tunizianë me fjalët: ”Franca do të qëndrojë plotësisht përkrahë jush”.