Tri gjëra shkatërruese, ndërsa tri të tjera shpëtuese

Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, ka thënë: “Tri gjëra janë shkatërruese, ndërsa tri të tjera shpëtuese. Tri janë shpaguese, fshirëse ndërsa tri janë gradime:

- Tri shkatërrueset janë: koprracia e respektuar, epshi i pasuar dhe mashtrimi i njeriut me vetveten (me veprat e tij).
- Tri shpëtueset janë: drejtësia kur të jesh i hidhëruar, pajtimi dhe mesatarja në varfëri dhe pasuri, dhe frika prej Allahut në vetmi e shoqëri.
- Tri shpagueset janë: pritja e namazit pas namazit, marrja e abdesit me përpikëri në ftohtë të madh, dhe namaz me xhemat.
- Tri gradimet janë: dhënia e ushqimit, përhapja e selamit dhe falja e namazit natën kur njerëzit flenë.” (Hadithi është hasen. Shih: Sahihu’l xhamii, 3045.)


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip