“Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.. “ (En-Nisa 56)
Ky ajeti kur’anor na flet për dënimin e jobesimtarëve. All-llahu xh.sh. do t’i hedh në Xhehenem, ku do të digjen në zjarr, dhe pasi t’ju digjen lëkurat, All-llahu xh.sh. do t’ua krijojë tjerat.
Përse, pikërisht ky detaj është kaq i rëndësishëm?
Disa dekada më parë, dermatologu i njohur prof. Tagasone, ka dëshmuar se shqisat për dhimbje dhe ngrohje gjenden në lëkurë. Sikur të mos kishim lëkurë, ne nuk do ta ndienim ngrohjen, e as dhimbjen. Pikërisht për këtë arsye All-llahu xh.sh. thotë se jobesimtarëve, pasi që t’ju digjen lëkurat do t’ju zëvendësohen me të tjera, në mënyrë që të ndiejnë dhimbjen.
Pasi që e dokumentoi këtë fakt, prof. Tagasone, mori pjesë në Samitin e 8-të të mjekësisë në Arabinë Saudite, të mbajtur në Riad. Këtu u takua me këto ajete kur’anore, dhe pasi i kuptoi këto fakte të qarta, nuk kaloi shumë kohë, u ngrit para të gjithë shkencëtarëve të pranishëm dhe e deklaroi shahadetin, duke u bërë musliman.
Përshtati: Esat Rexha