Refugjati sirian në Jordani, Riad Nawaf Madi, është duke punuar kopjen e Kur’anit më të madh në Botë.
Projektin e filloi në vitin 2005 në Siri, por punën e tij ia ndërpre lufta, e cila e detyroi të migroj në Jordani.
Për një kohë mendoi të heq dorë nga plani, derisa takoi marangozin egjiptian në qytetin Irbid, me të cilin ra dakord që ta përfundoj punën.
Egjiptian i ofroi atij një pjesë të punëtorisë për të përfunduar punën, duke mos pranuar kurrfarë kompensimi.
“Projektin jemi duke e financuar nga biznesi i marangozit, dhe shpresojmë të hyjë në Librin Gines."
“Në pllaka të mëdha prej druri të prodhuara në dyqan jemi duke i gdhendur fjalët nga Kurani”, thotë Riad, duke shtuar se atij i duhen një javë për të përfunduar një faqe.
Kur’ani ka një gjerësi prej 1.85 m dhe gjatësi prej 3 m, i gjithi i gdhendur në dorë dhe i punuar në pllaka druri.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1395661050.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1395661021.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1395661035.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1395661066.jpg[/img]