Gjeniu 9 vjeçar i “Microsoft”

Bëhet fjalë për gjeniun maqedonas, Marko Kalason, 9 vjeçari i cili është shndërruar në inxhinierin më të vogël në moshë që punon për “Microsoft Systems”.

Gjeniu i vogël ka kontribuar me 312 faqe të shkruajtura për “Microsoft Windows 7”. I pyetur se pse e dashuron kaq shumë kompjuterin ai përgjigjet: Me dituri gjithçka është e mundur. Ai mburret me IPTV, rrjetin e shpërndarjes së informacionit të ndërtuar që të gjithin vetëm, pa ndihmën e ndonjë personi tjetër.

Gjeniu maqedonas veç dhuntisë ka edhe vullnet dhe rasti më i mirë që e tregon këtë ishte kur gjatë muajit prill e ëma e tij kreu një operacion mjekësor pasi u diagnostikua me kancer në gjoks. Një javë pas operacionit kur ajo u kthye sërish në shtëpi gjeti mbi 200 faqe material të nxjerrë nga interneti dhe të përkthyer prej të birit të saj 9 vjeçar. Aty përmblidheshin informacione mbi kancerin e gjoksit, trajtimet kundër tij dhe ushqimet që duhet të përdorte e ëma për t’u shëruar plotësisht.

Gjatë një bisede më Markon, vihet re se pothuajse në çdo fjali nuk mungon fjala “Microsoft”: idhulli i tij është Bill Gejts dhe krijesa e tij “Windows”.

Në fund të muajit maj ai është ftuar prej qeverisë malazeze për të shpjeguar në një seminar sistemin e tij të shpërndarjes në rrjet, IPTV. /tch/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)