Dy nxënës të Medresesë së Korçës, Albi Hoxha dhe Lorend Zaçellari, morën pjesë në olimpiadën IYIPO, që këtë vit u organizua në Gjeorgji.
Nxënësit e kësaj shkolle, midis 36 shteteve pjesëmarrëse dhe 193 projekteve të paraqitura zunë vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë.
Ata në projektin e tyre matën kohën e reagimit të njeriut.
Çdo njeri ka një kohë reagimi të përcaktuar. Kjo kohë mund të zgjatet për shkaqe të ndryshme si: plakja, përdorimi i alkoolit, udhëtimet e gjata etj…
Me anë të projektit të tyre ata mund ta përcaktojnë nëse një njeri është apo jo i aftë t’i japë makinës me një vizore të thjeshtë.
Përcaktuan 4 grupe njerëzish duke i matur kohën e reagimit për 300 milisekonda.
1. Njerëzit që kanë 50 miligram alkool në gjak.
2. Njerëzit me moshë mbi 80 vjeç.
3. Njerëzit që kanë përdorur makinë mbi 8 orë pa pushim.
4. Grupmosha 0 – 5 vjeç.
Sipas kërkimit të bërë, mos përdorimi i makinës dhe qëndrimi larg trafikut i këtyre 4 grupeve ul rrezikun dhe përqindjen e aksidenteve.
Në përfundim të këtij studimi zbuluan se koha e reagimit te femrat është më e ngadaltë sesa çdo grup i sipërpërmendur i meshkujve dhe se meshkujt janë drejtues më të aftë sesa femrat./DI/