Në dalje të Prishtinës, rrugës për në magjistralen Prishtinë-Shkup gjendet objekti i gjimnazit më të ri në Prishtinë që mban emrin “Hasan Nahi”.
Financuar nga “Fondacioni për Arsim dhe Kulturë Atmosfera” që ka për qëllim sipas udhëheqësve të kësaj shkolle të ofrojë studim për fëmijët bazuar në kushte dhe metodologji mësimore që siguron një diplomë për secilin të pranueshëm ndërkombëtarisht. Në programin e kësaj shkolle janë edhe tri lëndë fetare.
Drejtori i gjimnazit Talip Aktash tregon se tashmë kanë marrë licencë edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës. E pas lejes për veprim nga Qeveria e Kosovës, ky fondacion ka vendosur të ofrojë cilësi dhe edukim duke respektuar planprogramet e Kosovës.
Aktash thotë se programi mësimor është i orientuar veçanërisht në lëndët shkencore, por ka edhe plotësim nga lëndët fetare, e që sipas tij janë inkuadruar në program me qëllim të formimit të shëndosh të personalitetit të fëmijëve. Ky gjimnaz do të ofrojë sistem arsimor të tillë që të rrisë një brez të ri me arsim, edukatë dhe kulturë e moral të lartë. Kështu që lëndët fetare, ai i arsyeton si një mundësi më e mirë për të krijuar një brez “me kokën e mbushur me shkencë dhe zemrën me moral”.
Aktash më tej vazhdon se suksesi më i madh në këtë shkollë arrihet nga sakrifica e madhe që bëjnë mësimdhënësit për nxënësit. Nxënësit në këtë shkollë sipas tij edukohen për tri problemet që ka bota e që ai i rendit duke filluar nga injoranca, pastaj varfëria si dhe mosmarrëveshjet ndërmjet njerëzve.
“Këto tri probleme veç me arsim të mirë mund t’i rregullojmë”, thotë Aktash. Ai thekson se injoranca luftohet me arsim, varfëria me punë kurse ilaçi i përçarjes me mirëkuptim, paqe dhe tolerancë. Gjimnazi “Hasan Nahi” ka dy paralele me rreth 50 nxënës