Bimët rriten më shpejt po t’u recitosh vargjet e Kuranit.
Bëhet fjalë për një zbulim të një studenteje turke, të cilën kjo e fundit nuk ka hezituar ta cilësojë revolucionare për qytetarët e Turqisë.
Fatma Akkılıç, është emri i shkencëtares që ka ndërtuar një serë të vogël në provincën mesdhetare të Mugla, ku ka mbjellë disa perime të cilave u ka vënë në sfond lloje të ndryshme të muzikës, duke përfshirë atë klasike, turko-arabe, rock si dhe vargje të recituara nga Kurani.
Kanë mjaftuar pesë orë në ditë vargje kuranore për 20 ditë me radhë që bimët të rriteshin njëra më e bukur se tjetra. Kështu ato bimë që patën në sfond vargje të Kuranit u rritën plot 20 cm në krahasim me 13 cm të bimëve që janë lënë në heshtje, ndërsa ato bimë që u ‘ushqyen’ me muzikë turko-arabe nuk u rritën fare.
Disa gazeta turke e kanë cilësuar një sukses të madh për Fatmanë, e cila është shprehur: “Agronomët mund të përdorin vargjet e Kuranit në vend të pesticideve apo organizmave gjenetikisht të modifikuara për të rritur bimë të shëndetshme në një kohë më të shkurtër.