Ambasada Turke në Banxhul, Gambi, të enjten i ka dorëzuar mbi 10.000 kopje të Kur'anit në Këshillin e Lartë Islam të Gambisë (GSIC), në një ceremoni të mbajtur në Zyrën e Këshillit Qendrorë në Kanifing.
Duke folur në këtë ceremoni, ambasadori i Turqisë, Ergin Soner, tha se ishte shumë i lumtur që është në shoqëri me anëtarët e Këshillit të tillë të shquar Islam.
Ai tha se Këshilli Islamik në Gambi dhe Këshilli Islamik i Turqisë janë të njëjtë, duke shtuar se kjo vepër do të shtojë forcimin e marrëdhënieve mes të Gambisë dhe Turqisë.
Sipas ambasadorit, unë jam në Gambi jo vetëm në një mision politik, por edhe në forcimin e marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve.
Ai falënderoi Këshillin e Lartë Islamik, duke thënë se ai shpresonte se kopjet e Kur’anit të Shenjtë do të shpërndahen për ata që me të vërtetë kanë nevojë për to.
" Kam sjellë me vete 10 mijë kopje të Kur'anit dhe unë shpresoj se do të arrijnë te njerëzit e duhur", tha ai .
Alhaxhi Momodou Lamin Touraj, Kryetari i Këshillit të Lartë Islamik, falënderoi ambasadorin dhe delegacionin për gjestin e tyre, duke thënë se në emër të Këshillit të Lartë Islamik jeni të mirëseardhur të gjithë!
Kryetari i Këshillit të Lartë Islamik të Gambisë (GSIC) tha se ky është takimi i parë që kur është zgjedhur Këshilli i Ri dhe të gjithë anëtarët e Këshillin janë mirënjohës për një dhuratë e tillë.
Ai shtoi se ata, gjithashtu, shprehin falënderimet e tyre për Qeverinë e Turqisë për mbështetjen e tyre për Këshillin e Lartë Islamik të Gambisë.
Kopjet e Kur’anit do të shpërndahen nëpër xhami, mektebe dhe medrese, tha ai.
"Unë ju siguroj se këto kopje të Kur’anit të Shenjtë do të shpërndahen në vendet e duhura, në mënyrë të drejtë, pasi që Gambia ka shumë shkolla islame, medrese", tha Imam Touraj . "Kjo dhuratë me siguri do të ndihmojë të rinjtë të cilët janë duke studiuar Kur'anin."
Burimi: thepoint.gm
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë