Në Tivar është hapur xhamia “Selimia” dhe Qendra kulturore islame

Në praninë e disa mijëra besimtarëve dhe mysafirëve nga vendi dhe jashtë, në mesin e të cilëve ishte edhe nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Turqisë Emrullah Ishller, më 30 maj, në Tivar është hapur xhamia “Selimia” dhe Qendra kulturore islame.

Këtë objekt monumental e kanë projektuar arkitektët nga Ulqini Selim Resulbegoviq e Fuad Mavriq dhe shtrihet në hapësirën prej rreth katër mijë metër katrorë, e në atë kompleks është investuar gjithsej katër milion euro. Gjysmën e mjeteve e ka dhënë Agjencia zhvillimore turke “Tika”

“Bashkësia Islame e Malit të Zi” gjithmonë do të jap maksimumin në respektimin e diversitetit në Tivar (Bar) dhe Mal të Zi. Më vjene mirë që këtu gjenden njerëz nga kreu i shtetit malazez dhe turk. Kam thënë se Tivari është i njohur për multietnicitetin e tij. Njëra nga shkaqet ështw edhe ajo që sulltani Selimi ka lënë aty kartën që nuk guxon askush të prek nderin, dinjitetin si dhe objektet religjioze të jomuslimanëve në Tivar”, tha reisi Rifat ef. Fejzic në hapjen solemne të Qendrës Islamike në Tivar (Bar)

Kjo është ngjarja më e rëndësishme në historinë e re të muslimanëve të Malit të Zi.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/tivar_1401709894.jpg[/img]