Organizata Islame, Arsimore, Shkencore dhe Kulturore (ISESCO), ka në plan të mbajë një sesion trajnimi për imamë, këshilltarë dhe mësues të arsimit islam në Francë.
Sipas faqes së ISESCO (Organizata Islame Arsimore, Shkencore dhe Kulturore) trajnimi do të organizohet në Saint -Etienne, Francë , në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Islamike të Shtetit të Kuvajtit, dhe në koordinim me Qendrën Sociale e Kulturore të Marokut.
Sesioni është planifikuar të zhvillohet më 30 maj - 2 qershor 2014 dhe ka për qëllim zhvillimin e metodave të mësimdhënies dhe rritjen e rolit të edukimit në vlera të përbashkëta njerëzore.
Nga kjo veprimtari do të përfitojnë 25 imamë, këshilltarë dhe mësues të arsimit islam, të cilët do të trajnojnë aftësitë e komunikimit me metodat moderne në arsim në mënyrë që të forcojnë rolin e tyre në edukimin e fëmijëve të komuniteteve myslimane në vlerat e dialogut dhe diversitetit kulturor përmes librave të edukimit Islam.
Sesioni, gjithashtu, ka për qëllim të nxisë komunikimin në mes të palëve të interesuara dhe të inkurajojë shkëmbimin e përvojave.
Përktheu nga anglishtja,
Mexhid Yvejsi, Gjakovë