Al-Az’hari përshëndet leximin e Kur’anit në Vatikan

Qendra Islamike Al-Az’har në Egjipt ka mirëpritur vendimin e Papa Françeskut për të lejuar muslimanët të lëxojnë Kur'anin dhe t’i kryejnë lutjet islame në Vatikan.

Mahmoud Al-Azb, një këshilltar i Shejhut të Al-Az’harit, tha se vendimi ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Vatikanit, Muslimanëve dhe Botës Arabe.
Ai theksoi se muslimanët respektojnë pasuesit e të gjitha feve dhe janë kundër çdo lloji të dhunës dhe ekstremizmit.
Vendimi nga udhëheqësi i katolikëve, për lejimin e leximit të Kur’anit dhe lutjet islamike në Vatikan të dielën kishte për qëllim promovimin e paqes.



Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë