Xhamia e parë në Islandë

Muslimanët në Islandë janë të vendosur të fillojnë ndërtimin e xhamisë së parë, javën e ardhshme në qytetin Rejkjavik, pasi Këshilli i Qytetit vendosi për projektin e vitit të kaluar.

Kryetari i Shoqatës Muslimane në Islandë, Ibrahim Sverrir Agnarsson tha se jemi në fazën e fundit të fillimit të xhamisë për 1.200 muslimanët e ishullit, me një projekt të përbashkët me Qendrën Kulturore Islame të Islandës.
Megjithatë, disa kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj xhamisë, një grup në Facebook bën thirrje: “Stop Islamizimit të Islandës”, duke bërë thirrje që projekti për xhami të ndalohet.
Vjeshtën e kaluar, tri koka derrash dhe faqe të Kur’anit të përgjakura ishin hedhur në sipërfaqen e tokës ku do të ndërtohet xhamia.
Sveinbjorg Birna Sveinbjorsdottir i Partisë Përparimtare Islandeze ka bërë thirrje për një "Diskutim të hapur dhe votim rreth ndërtimit të e xhamisë" kjo si një përpjekje për anulimin e vendimit.
Megjithatë, kryetari i Shoqatës Islandë-Palestinë, Selman Tamimi ka thënë se kjo do është e padrejtë. ”Për derisa nuk ka referendum për kisha, ne nuk pranojmë referendum për objekte tjera për lutje”, tha ai, duke shtuar se "nuk duhet të ketë referendum mbi të drejtat e njeriut."
Një sallë për lutje, një qendër e komunitetit, një bibliotekë dhe një minare do të ketë xhamia, e cila do të kushtojë 3.300.000 dollarë.



Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja: