Qyteti i Marsejës, në jug të Francës, ishte mikpritës i edicionit të 4-t të Garave të Kur’anit për fëmijë dhe për të rinj.
Garat u zhvilluan ditën e diele, më 8 qershor 2014, në kategoritë e mësimit përmendësh të Kur’anit dhe këndimin e Kur'anit të Shenjtë, raportoi website pagehalal.
Këto gara u organizua në pragun e Konferencës së 12 –të vjetore të muslimanëve francezë në këtë qytet.
Në kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit, kishte tri grupmosha, nën 9 vjeç, nën 14 vjeç dhe nën 19 vjeç.
Konkurentët në secilin grup konkuruan për mësimin përmendësh të sureve të caktuara (kapituj) të Librit të Shenjtë, Kur’anit.
Nuk kishte kufizime moshe në kategorinë e këndimit të Kur’anit gjatë garave, por ka pasur një parakusht për ata që janë të gatshëm për të marrë pjesë në këtë kategori, mund të marrin pjesë por nuk ka fitues as renditje në gara, qoftë lokale apo rajonale.
Unioni i Organizatave Islamike të Francës organizoi Garat Kur’anore dhe Konferencën Vjetore.
Rreth gjashtë milionë muslimanë jetojnë në Francë. Franca është shtëpia e pakicës më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore.
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë