Benzema 30 minuta para ndeshjes dëgjon Kur’anin e shenjtë
Sulmuesi i kombëtares franceze, Karim Benzema, zbulon ritualin që bën para çdo ndeshje që luan.
Në ndeshjet e fundit futbollisti francez është duke kaluar një formë të mirë, këtë më ka dëshmuar me golat e shënuar në dy ndeshjet e para në Kampionatin Botëror.
Ai, këto ditë ka zbuluar se si përgatitet para ndeshjeve që të jetë sa më i qetë gjatë ndeshjes.
“30 minuta para se të fillojë ndeshja, unë ulem në dhomën e zhveshjes, vendos kufjet në vesh dhe dëgjoj Kur’anin e shenjtë. Kjo më bën të ndjehem shumë më i qetë para fillimit të takimit”, tha Benzema.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës